Drafti i ri që rrit pensionin për ata që nuk ju janë njohur vitet e punës për 30 vjet

20 Tetor 2024, 17:09Ekonomia TEMA

Drafti i ri që rrit pensionin për ata që nuk ju janë njohur

Të gjithë ata qytetarë që kanë punuar në ish-kooperativat e ndërmarrjet, por nuk e kanë të dokumentuar, s’do të kenë më nevojë të përplasen dyerve të gjykatave me qëllim për të njohur vitet e punës. 

Ndonëse ndër vite janë bërë tentativa nëpërmjet nismave ligjore, është Ministria e Ekonomisë e cila po merret aktualisht. Projektligji i publikuar në konsultimet publike, ka si objektiv njohjen e viteve të punës nga mosha 18 vjeç deri në tetor 1993 për ndërmarrjet shtetërore, tetor 1992 për ndërmarrjet bujqësore dhe korrik 1991 për kooperativat. Duke bërë që një punonjësi mashkull ti mungojnë deri nga14-16 vite pune, ndërsa femrave nga 11-13 vite.

“Miratimi i këtij projektligji, do të mundësonte njohjen e periudhave të sigurimit pa pengesa procedurale, siç ndodh kur dokumentacioni që pasqyron periudhën e vjetërsisë në punë paraqet mangësi që e bëjnë të pamundur njohjen e saj administrativisht, pa shpenzime për përfituesit dhe mbi të gjitha do të mundësonte përfitimin e një pensioni, të paktën sa masa e pensionit social.”

Në shumë raste regjistrat e këtyre kooperativave e ndërmarrjeve janë dorëzuar të mangët ose nuk janë dorëzuar fare. Një pjesë e këtyre regjistrave u shkatërruan edhe gjatë trazirave të vitit 1997. 

Në aspektin financiar nëse të drejtat e përfitimit nga ky ligj do të shtrihen në kohë me prapaveprim, përbën një kosto mjaft të lartë. Janë 1.7 miliardë lekë në vit të munguara për qytetarët që kanë punuar në ish-kooperativat bujqësore, dhe 5.2 miliardë lekë për ata në ish-ndërmarrjet shtetërore.

Ka një procedurë të caktuar përpara se të quhet njohja e kontributeve për vitet që kërkohen. Personi që kërkon të njohë vite pune që nuk figurojnë në regjistër, duhet të vërtetojnë më parë, që, për periudhën e caktuar ka qenë banor i një territori ku ka patur kooperative e ndërmarrje. Po ashtu nuk duhet të ketë qenë në burg apo s’ka përfituar pension të plotë invaliditeti.

Ndërsa deklarimi i rremë i kohës së punësimit pranë ish-kooperativave bujqësore nga personat kërkues përben vepër penale dhe dënohet sipas legjislacionit në fuqi. (A2 Televizion)

2 Komente

  1. S
    S'ishte Rastesi,por Vepra e Kriminelit berisha

    gjithcka ishte e Planifikuar,qe shqiptaret te liheshin ne mjerim e mizerje, nga Tutoret e Huaj qe karikonin pas Shtetin e Kriminelit saleh haMutit i cili s'la Pension pa tjetersuar ,me te njejten Metod si veproj me Pronat, qellimi mos zhvillimi i popullit shqiptare. Dhe them se eshte nji Veper Kiminale e Shtetit ,se edhe ato Maskarenje qe gjasme i moren nga Regjistrat dhe i futen ne Albania per t'i ardhur ne ndihme gjasme shqiptareve , bene nji Kahsapane - duke i pergjysmuar Vitet e Punes, sa shume te mos arrinin te plotesonin vitet per Pension . Mir qe nxoren tani kte Draft ,por kush eshte Pergjegjesi i ktij Krimi Shteteror , te merret i pandehur nga Prokuroria e Pergjithshme ose nqs Cel Llalla s'ka kohe Spak duhet te Hetoj kte Krim Shteteror .

    Përgjigjjuni
    1. S
      Skandali me digitalizimin e Dokumentave OnLine

      e-Albania ishte nji Fiasko sepse marrja e Datave Personale nga Persona te Pafte dhe te papergjegjshem ,si vet Drejtuesit e ksaj Maskarade onLine ,ku sa i perket Viteve te Punes u Masakruan me shume se 1/2 e popullsise , duke ju Vjedhur nga Shteti/Politika Kontributet e Pensioneve ,qellimi mos dhenje e Pensionit popullit Shqiptare , duhet te mos lihet me kaq,por Hetohet nga Dreqesia e SPAK dhe Drejtuesit e ksaj Vepre Kiminale te pergjigjen para Ligjit . Duket qarte qe gjith kto 35-vjet kemi pasur nji Politike Totalisht Antishqiptare te terrorizimit e shtyrjes drejt mjerimint skllaverimit largimit nga vendi ,te shqiptarevedhe per ironi te gjith ktyre Politikave c'kombetarizuese , KryeKrimineli salih brrisha pellet cdo nate maj mullarit me Krime dhe drejton i mbeshtetur nga Ligjet AntiKombetare - Banden e Lirise se Krimineleve ! Kjo s'ka byth te rrij ne nji Shtet qe do te behet pjes e Klubit te K.Plk. BE

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje