Administrata tatimore do të fokusohet përgjatë këtij viti dhe në vijim në evidentimin e punonjësve jashtë listëpagesave të tatimeve apo atyre me nëndeklarim pagash.
Përmirësimi i analizave dhe shkëmbimit të të dhënave me palë të treta, do të jetë mekanizmi i përdorur për të evidentuar të punësuarit në të zezë apo që nuk janë deklaruar me pagën reale.
Sa i takon punonjësve jashtë listëpagesave të deklaruara në sistem, Administrata Tatimore do të identifikojë grupimet më të larta të punës së mundshme informale midis statistikave të fuqisë punëtore, që tregojnë aktivitetin e vërtetë ekonomik dhe numrin e punëtorëve.
Përputhja sistematike e të dhënave të palëve të treta Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH), Inspektoriati Shteteror i punës (ISHP) do të përdoret për të pasur efektivitet në identifikimin e tatimpaguesve të paregjistruar. Grupimi i madh i të ardhurave të deklaruara në ose nën pagën minimale gjithashtu do të jetë pjesë e auditeve dhe do të hetohen duke përdorur teknika analitike.
Në këtë drejtim, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve parashikon të marrë disa masa, siç është përcaktimi dhe krijimi i kontrolleve në sistemin e deklarimit të listëpagesave që parandalojnë shmangien e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Krijimi dhe përditësimi i kritereve të riskut në Modulin e Riskut që kanë të bëjnë me shmangien e pagesës së kontributeve te sigurimeve shoqërore. Po ashtu do të përdoret edhe marrja e informacioneve nga planet sektoriale mbi të dhënat dhe analizat e kryera si dhe si hap i fundit do të ushtohen organizohen kontrolle në subjekte me risk të lartë bazuar në përfundimet që rezultojnë nga kryqëzimi i të dhënave .
Përpos tërësisë së masave të mësipërme, do të organizohet një fushatë e gjerë kombëtare sensibilizuese mbi punësimin formal. Synimi i fushatës është që gradualisht do të informojë qytetarët në lidhje me përfitimet. (Elisabeta Dosku)
kujdes cdo gje avash avash mos krijoni pakenaqesi. vetem ne shqiperi ndodh qe ne 2024 nuk pagujne sig shoq. ne menyre skandaloze. dhe i keni investitor strategjik. ja mban bytha tatimeve te futet te vizion plus. ikni po i rrunu k.... tan dulakut gjeni thagma
Beni nje xhiro te mektrini, del amarilda e i thote tatimeve "E CTE DUHET TY, AQ I JAP UNE 500 FINANCIERES E 500 PASTRUESES, NJESOJ LODHEN" nderkohe tgjith marin zarf cdo duaj. festa pushime jo, e shtuna pune. lesh kan per te bere dhe ca bejne tatimet? i ngjiten kompanive qe i kan CDO GJE 120% te deklaruara po thjesht duan nga 50-100k euro CASH.