Qeveria synon vendosjen e një takse të sheshtë për sektorin e turizmit, që pritet të sjellë një rritje të konsiderueshme të të ardhurave nga ky sektor. Gjithçka parashikohet në draft Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2024 -2030, që është nxjerrë për konsultim publik nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Në dokument nuk jepen detaje mbi nivelin e kësaj takse, por parashikohet që nga aplikimi i saj në vitin 2030 të mblidhen rreth 14.8 mln euro.
Sipas parashikimeve, kjo taksë do të jetë vjetore dhe do të paguhet nga operatorët e strukturave akomoduese me qira afatshkurtër dhe llojeve të tjera të akomodimit, e llogaritur në bazë të numrit të shtretërve që ofron struktura akomoduese. Kjo, për të nxitur regjistrimin dhe për të ulur kostot e kontrollit apo inspektimeve.
Paralelisht, qeveria synon të rrisë ndjeshëm edhe të ardhurat nga taksa e fjetjes. Sipas planifikimit nga 21.63 mln euro që u mblodhën gjatë vitit 2023, në vitin 2030 kjo vlerë parashikohet të arrijë në 70.5 mln euro. Në total, duke përllogaritur të ardhurat nga taksa e sheshtë, në vitin 2030 të ardhurat nga taksat pritet të arrijnë në 85 mln euro.
Sipas draftit, reforma në sistemin e taksave të turizmit është thelbësore, pasi operatorët e strukturave akomoduese me qira afatshkurtër, të cilët përbëjnë një segment të rëndësishëm të tregut, aktualisht nuk janë objekt i taksave.
Po ashtu, specifikohet se një hap praktik në mbledhjen e taksave të turizmit do të ishte zhvillimi i një platforme për regjistrimin e turistëve në kohë reale, bazuar në mbërritjet dhe netë-qëndrimet e tyre. (Ola Mitre)
15 miloin per 5 vjet, i bie 3 milion ne vit, pra 30 cent/ krevat ( sipas 10 miljonshit te turisteve te degllaruar) turm e marre kush e ka propozuar. Ekonomist jo shaka
Ato të hoteleve do paguajnë. Dhomat me qera që përbëjnë 50% të krevatëve,ata spaguajnë ASNJËHERË.
duhet vendosur kufizime per lenien me qera ditore te apartamenteve te banimit...ne disa vende minimumi i neteve te pronotura duhet te jete 2 jave ne te tjera 1 muaj...