Banka e Shqipërisë “frenon” rënien e euros, zhvillohen 3 ankande për blerje valute

11 Tetor 2024, 22:25Ekonomia TEMA
Banka e Shqipërisë “frenon” rënien e euros,

Banka Qendrore ka zhvilluar 3 ankande për blerje valute në muajin tetor, me qëllimin për të ndaluar rënien e euros në kursin e këmbimit me lekun.

Ndërhyrjet janë të përmasave të vogla; blerjet janë kryer vetëm me disa banka, të cilat kanë kuotuar euron në nivele më të ulëta se bankat e tjera. Shuma e këtyre operacioneve nuk është bërë publike, megjithatë euro ka pasur tendencë për të fituar pikë gjatë këtyre ditëve dhe po këmbehet me 98.8 lekë.

Banka e Shqipërisë zhvilloi disa ankande në muajt prill-qershor, ku tërhoqi 272 milionë euro, me synimin për të rritur rezervën valutore.

Ndërkohë, krahas blerjeve me ankand, prej datës 2 maj 2024, Banka e Shqipërisë ka filluar edhe ndërhyrjet në tregun valutor në përmbushje të objektivave të politikës monetare, nëpërmjet blerjes së 137 milionë eurove.

Ndërhyrjet nuk kanë dhënë efekt të fortë në kursin, i cili e lë euron në kuota nën 100 lekë prej disa muajsh, megjithatë guvernatori është shprehur se Banka ka marrë masa për stimulimin e pagesave në lekë brenda vendit, për të dekurajuar transaksionet në euro.

4 Komente

  1. P
    PERSE e ben Banka Qendrore kete!?

    Ja aresyet perse Banka Qendrore blen euro: 1. Dobëson monedhën vendase për të bërë eksportet më konkurruese, me cmime me te ulta - humbje per fermeret tane. Blerja e euros rrit sasine e monedhes shqiptare ne tregun e shkembimit qe con ne dobesimin e monedhes vendase (lekut). 2. Rrit rezervat valutore për të stabilizuar ekonominë gjatë krizave. 3. Menaxhon inflacionin duke kontrolluar ofertën e parasë - e ngre inflacinon kur eshte i ulet, pra rrit cmimet. Kjo krijon nje bufer kunder shokut ekonomik te huaj dhe i jep besim investitoreve te huaj. Parandalon mbivlerësimin e monedhës dhe mbron sektorin e eksportit - duke bere kete i ul cmimet e prodhueve vendas qe con ne shitjen e produckteve me cmim me te ulet. Kjo varferon prodhuesit dhe pasuron blereesit e huaj. Nuik e kuptoj ku eshte fitimi ketu. I vetmim fitim per prodhuesit shqiptare eshte ku i shesin produktet e tyre ne euro, dhe perfitojne me blerejen e monedhes vendase me vlere me te ulet. 4. Mbështi politikat e kursit të këmbimit në sistemet me kurs të fiksuar ose të menaxhuar. Duke blere euro kjo ben qe te ndaloje rritjen e vleres se monedhes vendase. Nje lek i forte demton industrine vendase duke i bere eksportet me te shtrenjta gje qe ruan stabilitetin ekonomik te vendit. 4. Diversifikon rezervat për të reduktuar rrezikun financiar. Duke diversifikuarc rezervat Banka Qendrore gje qe ndihmon te kontrolloje rrezikun ne tregjet financiare nderkombetare.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Nëse doni të dini sa është vlera reale e lekut, duhet të filmi në tregjet financiare ndërkbëtare dhe atëherë do kuptoni se vlera eshte 0 me xhufka. Vërshimi i parasë së krimit është shkatërruesi i ekonomisë së rregullt dhe shëndoshë. Gënjeshtrat e detyruara të guvernatorit nuk ksnë asnjë vlerë.

      Përgjigjjuni
      1. U
        Ushtaraku

        Pirdh se shfryhesh i thone kesaj.. eshte e njejta gje me dollarin, paundin dhe me gjithe monedhat e tjera te huaja qe kane rene. Nese te vijne 1 milion te huaj cdo muaj ne vende dhe harxhojne 1 mij euro mesatarisht i bie 1 miliarde euro cdo muaj qe futen ne Shqiperi = 12 miliarde euro ne vit. Buxheti i Shqiperise eshte vetem 7 miliarde.

        Përgjigjjuni
      2. J
        Josifi

        Ç'do ankand për blerjen e Euros nga shteti është komoditet për bankën,sepse blen lirë dhe e shet shtrenjtë duke varfëruar emigrantët që dikur ishin shpëtimi i tij.Tani në emër të pastrimit të parave po shlyejnë borxhet e politikave të gabuara ekonomike që i lanë pagat dhe pensionet në nivelet më të ulta.Dikur Ishim të detyruar të punonim si skllevër në botë,sot kemi ndëruar pronar dhe kjo është banka e Shqipërisë më i keqi sa ç'e mendojmë.Të forcohet monedha shqiptare me rrogat dhe pensionet aktuale është qesharake.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje