Investimet dhe marrëdhëniet tregtare, i shesim Turqisë sa 4% të mallrave që i blejmë

10 Tetor 2024, 22:00Ekonomia TEMA
Investimet dhe marrëdhëniet tregtare, i shesim Turqisë sa 4%

Në fluksin e investimeve të huaja në Shqipëri, shpenzimet e sipërmarrjeve turke zënë një peshë kryesore. Në top 5 shtetet më të rëndësishme për vendin tonë renditet Turqia sa i përket investimeve, pas Holandës, Zvicrës, Kanadasë dhe Italisë.

Rritja e bashkëpunimit ekonomik ka bërë që vlera tyre të ndjek një trend rritës duke arritur në 1.1 miliardë euro në gjysmën e parë të vitit.

“Interesi i biznesit në Shqipëri e shohim ndryshe. Shohim që evoulimi I biznesit bënë që bizneset turke të investojnë më shumë. Ky nivel biznesi ka tërhequr vazhdimisht investime në fusha të ndryshme.”

Investimet turke shtrihen në një sër sektorësh si pasuritë e patundshme, pasuar nga investimet në sektorin bankar dhe atë financiar, hidrokarburet, energjia dhe tregtia, shëndetësia, arsimi. Por vëmendjen e bizneseve turke këtë vit po e tërheq dhe sektori i turizmit, të cilin e shohin si një potencial për ta zhvilluar më tej duke sjellë eksperiencën ndërkombëtare.

“Sektorët që kanë tërhequr vëmendjen është sektori i ndërtimit, turizmit shëndetësisë. Por sidomos turizmi është kthyer në një pikësynim kryesor pasi ne ofrojmë eksperiencën tonë e cila është e suksesshme në Turqi.”

Sa i përket marrëdhënieve tregtare, Turqia është një ndër shtet që Shqipëria ka eksportuar por dhe importuar më shumë mallra këtë vit. Të dhënat e INSTAT tregojnë se vlera e mallrave shqiptare të shitura në Turqi në 6 muajt e parë të vitit arriti në 2.7 miliardë lekë. Ndërsa blemë rreth 66.2 miliardë lekë produkte turke. 

Duke bërë që më e fituara në shkëmbimet tregtare të jetë Turqia teksa deficiti tregtar arriti në 63.5 miliardë lekë deri në qershor.

Si synim Turqia ka arritjen e vëllimeve tregtare në vlerën 2 miliardë dollarëve.  Investimet turke në Shqipëri  morën një hov edhe pas turit ndërkombëtar të takimeve të kryeministrit Rama. Ndërsa vizita e presidentit Turk Erdogan këtë të enjte u përkthye edhe në nënshkrimin e 3 marrëveshjeve në arsim, bujqësi dhe sigurinë e informacionit. (Marinela Lina)

2 Komente

  1. H
    Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

    Eh moj Marinela. Ti vetëm, tek pullë, ke me shumë tru sece gjithë PD-ja e marrë së bashku. Kjo jo se është ndonjë gjë mirë, madje as per ty vetë. Ti ke me shumë tru jo vetëm nga burrat e PD, por edhe nga gratë e kesaj partie. Nuk po flas per ate gerdallën Vokshi, apo ate tjetrën që është komplet lopë nga koka, Ina Zhupa. Por edhe ajo sharabajka Jorida Tabaku qevkunton se është e zgjuar, është tyryfyçkë fare. Po si nuk flasin pervanën ekonomike te Shqiperisë. Si nuk shtrojne një platformë per punesim dhe per thithje investimesh. Po si mund të rritet prodhimi vendas, dhe të mbrohet nga tregetia e ndyrë me jashtë. Jo. E kane hallin se pse Edi Rama Ka dale lakuriq në plazh në Francë, dhe pse status e Skenderbeut në Itali na i ngjaka Edi Ramës. Pastaj ja hedhin fajin popullit, si ai kllufi, Edi Thaloka. Tufë debilësh.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Ta gezoni Koken e Koles

      Kjo eshte me cdo shtet Jo vetem me Turqine, arsyeja e thjeshte, kemi kapitalizem dembel me njerez pertace ,qe kryesisht jane pa shkolle dhe dine vetem aritmetike elementare te tipit , e marr me 5 e shes me 10,standarti i kapitalistit brekegrisur te vitit 0,qe nuk duan te investojne ne sektorin prodhues dhe nuk kane kellqe qe pas 35 vitesh treg i lire te guxojne edhe ata te krijojne "BRANDIN MADE IN ALBANIA", jane mesuar te krijojne monopole, te paguajne nje dore ryshfet ne shtet , te marrin ndonje tender me allishverishe,dhe te shesin mall importi, shpesh me cilesi te dobet , me cmime sa iu ngrefet, duke i vrare klientet e tyre dhe duke mos patur asnje princip moral dhe human kur bejne TREGTI, duke i bere njerezit ta kuptojne se atyre (njerezve dmth) nuk iu sherbehet , por ata vidhen perdite nga nje BANDE HAJDUTESH qe vetquhen BIZNESMENE apo SIPERMARES me Shtetin ne krye

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje