Mekanikë dhe hidraulikë me 600 euro/muaj nga Filipinet

8 Tetor 2024, 22:00Ekonomia TEMA
Mekanikë dhe hidraulikë me 600 euro/muaj nga Filipinet

Mungesa e fuqisë punëtore në vend po zgjidhet nga ana e bizneseve përmes punonjësve të huaj, të cilët rezultojnë se kushtojnë edhe me lirë sesa ata vendas.

Kërkesa më e lartë është për sektorë si turizmi dhe shërbimet, ndërtimi apo manifaktura, të cilët kërkojnë  më së shumti punonjës që gëzojnë një zanat.

Suzana Aga, ndërmjetësuese punësimi, shprehet:

“Një punonjës mermeri, specialist, dhe paga i arrin 1500 euro totale.  Ndërkohë që një punonjës nga jashtë vjen nga Filipinet, Afrika apo India me 600 euro. Plus 300 euro kosto akomodimi, plus 200 euro kosto shtesë ushqimi, shkon tek 1380 euro një punonjës i huaj, në krahasim me një punonjës shqiptar. Do të thoni a janë pagat kaq të larta në Shqipëri?

Po, në Shqipëri nëse dikush punon hidraulik, profesionist mermeri, mekanik, etj 1500 euro, në agjencinë time unë kam kompani që paguajnë. Dhe unë ia siguroj nga Filipinet me 600 euro. Duket në pamje sikur ka shumë kosto shtesë, por tregu ka bërë që të shkojmë në të njëjtat kosto pak shuma”.

Sipas të dhënave të INSTAT, në fund të vitit 2023, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 21,460 banorë, duke shënuar një rritje me 18.2%, dhe afro gjysma e tyre, rreth 10,700 janë për arsye punësimi.

9 Komente

  1. T
    Toni

    Perralla me mbret. Pse i postoni keto fake news? Ku ka rroge 1500 euro ne Shqiperi? Cfare jane keto idiotesi qe shkruani?

    Përgjigjjuni
    1. L
      Loni

      Po ka dhe me shume . Hidraulik pa 50 euro ne dite nuk te vjen njeri .40 euro ka shku nje puntor ndertimi i thjeshte . Zanati ka shum vlere tani po ska me zanatalinj se rinia sdo me punu .

      Përgjigjjuni
    2. L
      Latif Dreqi

      Mos i paskan zene vendin e punes si hidraulike te Ukt, Mires se Kazhanit ene BietaSulos, gruas se Dumdushit, karit me gjyslyqe.

      Përgjigjjuni
      1. p
        patronazhisti i lagjes

        1500€ në muaj me 8 orë punë 5 ditë në javë dhe 30 ditë pushime në vit. Pas 27 vitesh emigrim kthehem nesër por se besoj ata Filipinet dhe indianët i mbani me byrek dhe punojnë 10 ore në ditë plus të shtunën

        Përgjigjjuni
        1. A
          Andrea

          Po me nese e njeh zanatin tamam . Sa te dush gjen po nje zanatali i mire nuk punon per te tjere me . Nje ballkon me shtroi me pllaka 3-e ore pune me kori 110 euro . Dhe me te lutme 2 muj .

          Përgjigjjuni
        2. f
          fredi

          Këto agjenti janë gjakpirës,që një i huaj që punon dhe paguhet si skllav ai me siguri do të mendoi të shkoi në vendet Evropiane ku pagat janë shum më të larta prandaj këtë punë duhet ta bëjnë agjenti shtetërore jo private sepse privati është shkaktar që të rinjtë largohen sepse privati shqipëtar është gjakpirës.....shikoni fasoneritë çfar rrogash qesharake kanë...një refugjat në Greqi që bën një punë ordinere në karburant 12 orë me të ardhurat që merr paguan qiranë dhe mban familjen ndërsa në Shqipëri me këtë bën një jetë varfanjaku.E keqja e këtij vendi janë pagat e ulëta nga biznesi dhe që siguracionet i paguajnë minimale ku në shum raste nuk paguhen as këto.

          Përgjigjjuni
          1. J
            Jugu

            Perzini vendasit dhe e keni bere detyren karshi qeverise dhe hajdutave te rilindjes dhe gjithe politiqeneve te vendit.

            Përgjigjjuni
            1. C
              Cimi

              Vendasit mos rrine ne kafe . Ka mungesa te frikshme per profesioniste te rinj . Nuk gjen me hidraulike elektiriciste e mekamike nen 40 vjec . Im vella punon ne nje firme ndertimi fadromist mer 1800 euro ne muaj . Nen 1500 nuk te vjen njeri ne zanat tani .

              Përgjigjjuni
            2. G
              Guup greku

              Secili i bie gerrnetes ,pa nota musikore ,1000 ,po pranoj ,jo me 1500 ,sa e neveritshe pi behet krijesa njerzore

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje