
Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, në një intervistë për media, nënvizoi rëndësinë e përmbylljes së proceseve kalimtare të pronësisë brenda afatit ligjor. Ajo theksoi se bashkëpunimi me bashkitë është thelbësor për përshpejtimin e këtij procesi.
“Bashkitë, si njohëse shumë të mira të institucioneve që drejtojnë, janë në gjendje të identifikojnë zonat me densitet të lartë të objekteve informale. Ato do të udhëheqin procesin e identifikimit të zonave prioritare dhe do të shërbejnë si urë lidhëse midis qytetarëve dhe ASHK-së, duke ndihmuar në plotësimin e dosjeve të aplikimit për ata që nuk kanë arritur të finalizojnë procesin,” deklaroi Goxhobelli.
Një tjetër prioritet për përmirësimin e shërbimeve kadastrale është digjitalizimi i sistemit. Drejtuesja e ASHK-së theksoi se aktualisht po punohet për krijimin e arkivës digjitale të Kadastrës.
“Arkiva digjitale është një prioritet i padiskutueshëm i ASHK-së. Në përputhje me angazhimet e shtetit në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, sipas përcaktimeve të Komisionit Europian, duhet të ecim me digjitalizimin e kartelave dhe finalizimin e procesit të regjistrimit fillestar”.
Sipas Goxhobellit, deri më tani është digjitalizuar 50% e dokumentacionit tekniko-ligjor dhe 25% e kartelave, ndërsa për digjitalizimin e hartave është kërkuar ndihma e organizmave ndërkombëtarë. Synohet që digjitalizimi i plotë i kartelave të përfundojë deri në qershor të vitit 2026, ndërsa digjitalizimi i hartave deri në dhjetor të po të njëjtit vit. Ajo nënvizoi edhe rëndësinë e përmbylljes së regjistrimit fillestar në 95% të territorit deri në qershor 2026, një hap kyç për modernizimin e sistemit kadastral.
“Procesi i legalizimit është një proces tranzitor me afat ligjor deri në vitin 2028 dhe jemi të detyruar ta përfundojmë brenda këtij afati. Kemi një premtim nga qeveria për mbështetje në finalizimin e procesit të regjistrimit fillestar për zonat që ende nuk e kanë përfunduar”.
Drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, theksoi gjithashtu se unifikimi i praktikave dhe përmirësimi i sistemit, përfshirë trajnimin e punonjësve, janë mekanizmat që do ta ndihmojnë ASHK-në të shndërrohet në një institucion eficient, që ofron shërbime kadastrale në kohë dhe me përgjegjësi.
Cudia me e madhe ne lidhje me pronat eshte se jane marre ata njerez qe skane patur prone kurre pra krenar por me breke te grisura.Edhe Sali edepsezi ose Likja i Cepanit nga ajo klase vijne por jane bere me saraje duke genjyer e zhvatur cdo gje qe kishte vlere dhe tani ulerijne per popullin qe e duan shume.Jane gati ta djegin gjithe vendin por gjene e vjedhur kurre mos ta dorezojne. Shtepine qe ma morri sistemi i pare e zune kafshet dhe qe te besh gjyq me plepat duhet te paguash me shume se vlera e shtepise dhe kane nxjerr nje ligj qe po kaluan 20 vjet nuk e merr dot kurre.Te gjithe ferkojne barkun dhe nuk flasin per hajdutet qe rrembejne cdo gje ne driten me diell.
O mike por ke Ramen ne pushtet prej 11 vitesh. Pse nuk shkon ta zgjidhesh hallin tani me kete qe ka patur prone dhe zhvati nja 24 hektare andej nga buze detit.
Boll na buzeqeshe moj tyrifick, por shko cfar ndodh ne kadaster.Shqiptaret paguajne qimet e kokes per te marre certifikaten e pronesise. I ke syt ne ball ti apojo bashke me Edi Ramen. Korrupsioni eshte me i eger tani se cka qene me pare ne kadaster. Mjer populli ne duart e kujt ka rene. Si mund te spjegohet qe ju gjoja po luftoni korrupsionin dhe ai vetem behet me i pa perballueshem nga populli. A e kupton ti moj zonje cdo te thote te paguash rrushfet per te marre certifikaten e pronesise se shtepise per nje shqiptar qe i ka mbledhur ato leke si kemba qelbin?. Perse e katandiset kete vend ne kete fare derexheje. Mos i gezofshi rrogat qe merrni dhe mos gezofshi trashegimtare. Nuk kemi cfar tu themi dhe nuk kemi cfar tu bejme.Zoti le tu godas atje ku ju dhemb zemra me shume. Maskarenj.
Gjeja e pare qe duhet te dihet eshte se prona asnjehere sdo njihet ne Shqiperi. Perpjekje behen qe edhe ne boten perendimore per te hequr te drejten e prones nepermjet 2 menyrave kryesor. Rregullave te perdorimit dhe taksave te larta. Ne Shqiperi keto 2 metoda perdoren pak sepse mashtrimet jane pafund dhe popullsia eshte injorate, sa edhe ne artikullin e mesiprem si kuptoje se shprehje si ‘’kyc per shpejtimin e proceve’’ ,‘’dixhitalizim’’ apo kur permendin BE skane asnje kuptim. Jane shprehje te njelloja me ‘’lufte klasash’’ apo ‘’njeriu i ri’’. Per ata qe i propogandojne dhe ata qe i degjojne kane kuptim te kundert. As edhe vete te pasurit ne Shqiperi ( mendoj une) jetojne me frike, sepse do dali nje me I pasur , se I pasuri, qe do e perdori gjoja ‘’shkeljen e ligjit’’per te centralizuar pushtetin ekonomik ne nje pakice. Ligji I pronesise eshte ligji I pare kur 2 njerez takuan njeri tjeteri. Edhe shoqeria me primitive ka ne thelb pronen private. Si arritem ketu ku ate qe eshte e jona duhet ti lutemi dikujt tjeter te ta jape( ne te vertete ta njohi sepse ska cte japi) eshte cudi dhe vetem psikologet duhet ta spjegojne. Shqiperia do ishte me mire po te kishim nje pushtues te huaj qofte Grek apo Serb sepse ka mundesi te ngrihemi ne kembe po te mos na njihnin pronen personale.
laraska e rradhes....
Hajde ti Guxhubellaaa mos na rrokanis shume koken. Be dhe ti ca vila si ai i AKUs e kta te tjeret qe se rrujn fare, Likja, Sala, Lali Leku, etj etj etj. Vec mos na bej moral te keqen e te na hiqesh si e ndershme se dhe ty breket era mut te mbajne. Plera
Shqiptari ka te pakten nja 8 mije vjet qe lufton per pronen! Mbiemri i kesaj sme duket si shqiptar!!!!