INSTAT: U rrit kostoja jetesës, vitin e kaluar një familje shpenzoi mesatarisht 92 mijë lekë në muaj

5 Tetor 2024, 16:50Ekonomia TEMA
INSTAT: U rrit kostoja jetesës, vitin e kaluar një familje shpenzoi

Kostoja e jetesës për një familje me 4 anëtarë në vend u rrit gjatë vitit të shkuar. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në 2023 një familje shpenzoi mesatarisht 92 mijë lekë në muaj, tregues që krahasuar me vitin 2022, ka ardhur në rritje me 3.7%.

Grupi që zë peshën më të madhe të buxhetit familjar vazhdon të jetë ai i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, për të cilin mesatarisht në një muaj harxhohet 36 mijë lekë. Produktet ushqimore që kushtuan më shtrenjtë ishin mishi dhe nënproduktet e tij, buka si edhe perimet.

Nga ana tjetër, për të paguar faturat e ujit, të energjisë elektrike dhe qiranë mujore, një familje shpenzoi mesatarisht në rang vendi 8.904 lekë.

Në ndryshim nga viti 2022, referuar INSTAT, vitin e kaluar një familje harxhoi më shumë para për higjienë personale, trajtime estetike si edhe për shërbime parukerie dhe berber. Më shumë u shpenzua edhe për pije alkoolike, për mobilim banese dhe për blerje pajisjesh për gatim.

Tri janë qarqet ku një familje me 4 anëtarë shpenzon më shumë. Lista kryesohet nga Tirana, për të vijuar më pas me Korçën dhe Durrësin.

Ndërsa Kukësi dhe Dibra vijojnë të mbeten qarqet ku shpenzimet mesatare mujore për konsum janë më të ulëta. /vizionplus.tv

1 Komente

  1. L
    Laura

    Keto jane mashtrime te trasha. Pse thoni mesatarisht? Zbardhni te gjitha te dhenat e shpenzimeve te shtresave te ndryshme te popullsise, sepse sipa sllogaritjeve te mia, 90% e popullsise ne Shqiperi harxhon nga 10 mije deri ne 30 mije leke ne muaj dhe 10% harxhojne nga 100 mije deri 1 milion lek ne muaj.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje