Një familje me 4 anëtarë shpenzon 92 mijë lekë në muaj. Nga këto, 36 mijë lekë ose 40% të totalit, i harxhon vetëm për ushqime.
Kostoja e jetesës për një familje me 4 anëtarë në vend është rritur vitin e kaluar. INSTAT raporton se shpenzimet arritën mesatarisht 92 mijë lekë në muaj, ose 4% më shumë se në vitin 2022.
Pjesa më e madhe e tyre, sërish shkoi për ushqime, për të cilat mesatarisht në një muaj familjet harxhuan 36 mijë lekë. Produktet ushqimore që kushtuan më shtrenjtë ishin mishi dhe nënproduktet e tij, buka, si edhe perimet.
Nga ana tjetër, për faturat e ujit dhe energjisë, shpenzimet në rang vendi ishin 8,900 lekë.
Në ndryshim nga viti 2022, vitin e kaluar familjet rritën shpenzimet për higjienë personale, trajtime estetike dhe për shërbime parukerie. Po ashtu, më shumë u shpenzua edhe për pije alkoolike, për mobilim banesash dhe për blerje pajisjesh për gatim.
Tri janë qarqet ku një familje me 4 anëtarë shpenzon më shumë. Lista kryesohet nga Tirana, me 102 mijë lekë në muaj, e cila është qarku i vetëm mbi mesataren, ndjekur nga Korça dhe Durrësi.
Ndërsa Kukësi dhe Dibrës vijojnë të mbeten qarqet ku shpenzimet mesatare mujore për konsum janë më të ulëta.
...... dhe perseri shqiptaret e papoune shpenzojne pambarimisht per estetike, rrofte droga dhe prostitucioni..... para Ed Brekushexhiu, cdo gje eshte ne rregull, pa pune dhe vetem klubeve....
NA ESHTE THENE DERI NE CARJE TE ASAJ < QE NE KAPITALIZEM SHTETI NUK NDERHYN NE TREG ,POR ESHTE E QARTE QE QEVERIA ESHTE PALE ME HAJDUTET< SHIHNI CFARE NDODH NE FQINJIN TONE ......MAQEDONINE :Nga sot 73 produkte ushqimore do të jenë më lirë. Sot është publikuar edhe vendimi në “Gazetën Zyrtare”. Çmimet e 73 produkteve ushqimore, të cilat janë pjesë e shportës së konsumit të vjeshtës, DUHET të jenë më të ulëta deri më 31 tetor dhe produktet e përfshira në këtë shportë duhet të shënohen qartë me mbishkrimin “Më pak harxhime, më shumë për ju”. Vendimi është marrë nga Qeveria me propozimin e grupit punues të formuar nga Ministritë e Ekonomisë, Financave dhe Bujqësisë. Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, në një konferencë për media tha të premten se vendimi është marrë në bazë të të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, për indeksin e kostos së jetesës, të cilat tregojnë se në gusht të këtij viti krahasuar me dhjetorin e viti të kaluar, ka një rritje të kostove të ushqimit me katër për qind. Lista e produkteve me marzh të kufizuar fitimi përfshin: – oriz i bardhë në pako nga 900g deri në 1kg; – miell gruri, tip 400 në ambalazhe nga 1kg deri në 2kg; – bukë e bardhë dhe gjysëm e bardhë, bukë, e tipit industrial 450g (e plotë dhe në copa), me përjashtim të bukës së sapopjekur në markete; – produkte furre furre (gjevër i thjeshtë, burek me mish dhe djathë, banika me mish dhe djathë, simit pogaça dhe petë squfur, i thjeshtë dhe me djathë); – biskota, “Petit Beure” dhe biskota të zakonshme nga 300g deri në 500g; – makarona (makarona dhe spageti nga gruri i fortë pa dhe me vezë 500 g (pa aksesorë); – vaj luledielli ushqimor, në një paketë 1 litër; – mish, viçi, pa kocka, kofshë ose ndonjë pjesë tjetër; – mish, derri, pa kocka, kofshë ose ndonjë pjesë tjetër; – pulë (e freskët dhe e ngrirë) e plotë; – biftek pule (i freskët dhe i ngrirë); – sallam, proshutë në ambalazh nga 300g deri në 800g (pa ambalazh në feta); – sallam derri (pa aditivë dhe pa paketim në feta); – sallam çaji, i bërë me mish viçi (pa aksesorë dhe pa paketim në feta); – sallam special i pulës në ambalazh nga 300g deri në 800g (pa ambalazh në feta); – patetë nga mëlçia ose pula (pule), (pa aditivë) në pako 95 g dhe 100 g; – peshk hake të ngrirë; – qumështi i përhershëm i lopës (përveç qumështit organik dhe qumështit me suplemente) me përmbajtje yndyre 2,8 për qind, 3,2 për qind dhe 3,5 për qind në paketim 1 litër; – kos i thjeshtë i qumështit të lopës, pa aditivë, me përmbajtje yndyre nga 2,8 për qind deri në 3,2 për qind në paketim 1 litër; – qumësht i thartë i lopës (zakonisht pa aditivë) me përmbajtje yndyre 2,8 për qind dhe 3,2 për qind në një paketë prej 400 g deri në 500 g; – salcë kosi nga qumështi i lopës, me përmbajtje yndyre nga 12 për qind deri në 20 për qind në paketim 180 g deri në 400 g; – gjizë; – djathë i bardhë tradicional i lopës (pa aditivë); – djathë i bardhë i përzier tradicional (pa aditivë); – djathë tradicional i lopës (pa aditivë); – djathë i përzier tradicional (pa aditivë); – vezë pule të freskëta, 1/10 paketë; – vaj, (gjalpë), prodhim industrial (pako 250 g); – margarinë, (e zakonshme), e paketuar në 250 g; – mollë; – pjeshkë; – rrush tavoline; – limon; – portokall; – banane; – arra të pastruara; – fasule; – qepë; – patate; – karrota; – spinaq; – lakër; – kastraveca; – kornichons; – hudhër; – kungull i njomë; – bishtaja; – domate; – speca; – lulelakra; – kungull; – patëllxhan; – lente; – majdanoz; – brokoli; – presh; – perime të ngrira (përzierje) në fletë metalike prej 450 g; – perime të ngrira nga misri, në fletë metalike prej 450 g; – perime të ngrira nga bizelet, në petë prej 450 g; – bishtaja të ngrira, në petë 450 g; – ullinj, të zinj; – bizele të konservuara në një paketë prej 400 g; – ajvar me speca të pjekur, kavanoz deri në 660 g; – kastraveca, të konservuara, kavanoz deri në 720 g; – kërpudha të marinuara (të copëtuara), kavanoz deri në 720 g; – kristal i bardhë i sheqerit; – reçel dhe marmelatë; – çokollatë e zakonshme me qumësht, në një paketë prej 100 g; – ketchup; – majonezë në një kavanoz prej 660 g; – erëz (vegjetale, pikante etj.); – kafe e bluar e skuqur e paketuar në 200 g; – lëng frutash të turbullt (me re) nga fruta të ndryshme në një kuti kartoni 1 litër. KETU TEK NE QEVERIA ESHTE PALE ME HAJDUTET < KAQ
Nuk ka mundësi të ketë varfëri kur rriten shpenzimrt për parukeri, shpenzimet për trajtime estetike, shtohen shpenzimet për blerje mobiljesh etj etj. Pra nuk janë raportime të sakta ose metodologjia e përdorur nuk është e duhura. INSTAT duhet të shikoj metodologjinë ose ata që mbledhin të dhëna ja fusin kot.
Ata qe shpenzojne per kozmetike dhe ata qe nuk mbyllin muajin nuk jane te njejtet njerez.
Pse nuk thua 100 per 100 . Shtet bananesh imagjinoje kush na udheheq e kush na ka udheheq keto 30 vite....Sali berisha.Fatos nano .Ilir meta Edvin rama .imagjinoje tani sa turp te pa aftit hajduta kriminela si perfundim VK
Konstatimi duket banal...por eshte e vertete.