Senati dhe Dhoma e Deputetëve miratojnë marrëveshjen për pensionet, përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë

3 Tetor 2024, 19:05Ekonomia TEMA
Senati dhe Dhoma e Deputetëve miratojnë marrëveshjen për

Mbi 500 qytetarë shqiptarë janë një hap më afër përfitimit të pensionit sipas marrëveshjes së firmosur mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare muaj më parë.

Deputeti socialist, Etjen Xhafaj, nëpërmjet një postimi në platformat sociale, bëri të ditur se komisionet e Politikës së Jashtme në Senat dhe në Dhomën e Deputetëve në Itali kanë miratuar marrëveshjen e pensioneve me Shqipërinë, së bashku me amendamentet për dhënien e fondeve përkatëse.

Sipas tij, ky është hapi i fundit dhe se tani mbetet votimi në seancë plenare, për këtë marrëveshje që prek me dhjetëra-mijëra shqiptarë.

“Dje ka kaluar në Komisionet e Politikës së Jashtme, si në Senat edhe ne Dhomën e Deputetëve në Itali, marrëveshja e pensioneve me Shqipërinë, së bashku me amendamentet për alokimin e fondeve përkatëse. Hapi i fundit mbetet votimi në seancë plenare për këtë marrëveshje, që prek me dhjetëra mijëra shqiptarë. Falënderime për të gjithë ata nga pala italiane e shqiptaro-italiane që janë përfshirë në këtë marrëveshje që në gjenezë të saj!”, shkruan Xhafaj.

Marrëveshja në fjalë është miratuar nga Parlamenti shqiptar dhe është publikuar në Fletoren Zyrtare.

Objekti i kësaj marrëveshje janë përfitimet nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore që përfshijnë, sigurime për pleqërinë, invaliditetin dhe pensionin familjar, sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe barrë-lindjet dhe sigurimin e papunësinë.

Janë mbi 500 mijë shtetas shqiptarë në Itali përfitues të drejtpërdrejtë nga kjo marrëveshje dhe rreth 4 mijë shtetas italianë në Shqipëri.

Që prej vitit 2005 e deri më sot Shqipëria ka nënshkruar një sërë marrëveshjes në fushën e sigurimeve shoqërore, ndër të cilat janë me Turqinë, Belgjikën, Hungarinë, Luksemburgun, Çekinë, Maqedoninë e Veriut, Gjermaninë, Austrinë, Bullgarinë, Kanadanë, Rumaninë, Kosovën, me Konfederatën e Zvicrës dhe me Kroacinë.

Pritet të hyjnë në fuqi edhe marrëveshjet me Malin e Zi e Bullgarinë. Ndërsa janë në proces marrëveshjet me Poloninë e Serbinë dhe kanë rënë dakord për fillimin e negociatave vende si Sllovenia, Spanja, Danimarka, Moldavia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Qeveria është në proces të përparuar për marrje miratimit për fillimin e negociatave me Francën.

7 Komente

  1. S
    Shqiperia ne ankand si placke lufte.

    Shoku Ed Droga vete po e pranon qe Shqiperia eshre rralluar dhe nuk jetojne me shume se 1,7 milion banore. Perfitojne pensione 500 mije shqiptare ne Itali po ata qe jane ne moshe pune shkolle, femije a jane t'a zeme per te bere qejfin ty 600 mije, pra ne ne kete vend ka 1,1 milion shqiptare, po ne Ger-qi qe vetem e shajme por aty jetojne mbi 700 mije shqiptatre, e te vazhdojme me Gjermanine, Angline e me rradhe, pra shqiptaret po braktisin vendin e tyre nga qeverisja kriminale dhe mega-hajdute qe ti po u ben per me shume se 11 vjet, je plehre, je bajge, je anti shqiptar, vllau i Vucic e i droguar.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lexhenda

      A ke moter or ti?

      Përgjigjjuni
    2. E
      EMIGRANTI

      Nje mashtrim tashanik me numrin e perfituesve:kush nga keto perfitues 500 mire te lindur ne ne 1975 e mbrapa kane punuar nje dite ne Shqiperi qe te fitoj pension ketu?kjo vlen per te lindurit para 1975.Me gjithse kjo marrveshje eshte per tu pershendetur,por mos beni politike partiake absurde.

      Përgjigjjuni
      1. x
        xheJ.eN.Bi

        Ore ç' është ky budallallëk me shifrat që japin se pëfitojnë 500 mijë shqiptar.Këta nuk dinë as arithmetikë ! Po të bësh llogari një 30 vjeçar që iku në 91- in nga Shqipëria ,sa vjet pune kishte 4- 5 vjetë.Po duke ndënjur 34 vjetë në Itali nuk i plotësojë vitet për të marë pensionin minimal me 20 vjetë që e ka Italia ? Sa vata janë ata që nuk mundën t'i plotësonin këto persona? Në Itali 500 mijë mund të jenë të gjithë emigrantët dhe të gjithë nuk i kanë plotësuar vitet e punës për pension ?

        Përgjigjjuni
        1. D
          Degelisi

          Ne titull shkruhet 500 mij the ne shkrime 500 shqipetar Kush eshte e sakte?

          Përgjigjjuni
          1. t
            tironci

            Cfar perfitojne? Nje faqe artikull dhe asnje informim mbi cfar konkretisht perfitojne. Cfar thote marrveshja? Ku e keni linkun ku mund te lexojne vete te interesuarit marrveshjen ne fjale. Fjale, fjale kot ne ere.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Luani

              Po thoni o njerës faleminderit.., shqiptare kanë vajtur edhe më vonl , prinderit e emigranteve qe më se shumti këta përfitojnë , se vete emigrantet 20-25 edhe skanë nevojë , po përfitojnë prinderit, hallat dajat , xhaxhallaret e tyre qe rrinë në Itali.., a e kuptoni tani..!!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje