Rregulla te reja: Ja sa do të paguhet sigurimi i makinës në 2025-n

29 Shtator 2024, 20:40Ekonomia TEMA

Rregulla te reja: Ja sa do të paguhet sigurimi i makinës në

1 janari i vitit 2025 do të vijë me çmime të reja për sigurimin e makinës. Janë shtatë faktorë risku që do të merren për bazë: historiku i dëmeve, fuqia motorike, mosha e të siguruarit, eksperienca e shoferit, përdorimi i mjetit nga individ apo biznes, qarku i regjistrimit si dhe vjetërsia e mjetit. Qëllimi i faktorëve të rinj është që të ketë një diferencim mes primeve për makinat dhe shoferë të ndryshëm. Kompanitë në tregun e sigurimeve thonë se janë gati të zbatojnë këtë sistem të ri, i cili në thelb është një mundësi për të shkuar drejt sistemi bonus-malus.

Ne jemi gati dhe viti 2025 do të jetë viti zero në drejtim të gjithë historikut të mjetit. Nuk presim që nga viti ardhshëm të ketë ndryshime thelbësore në çmim. Por në vitin në vijim shoferët me rekorde pozitive do të kenë 2-5% ulje të primit të sigurimit. Ndërsa ata që do të kenë të regjistruar një dëm do të pësojë 25% rritje. Ndërsa ata me dy apo më shumë dëme do të kenë 50% rritje të primit“, – sqaroi Besnik Çobaj, drejtor i departamentit të sigurimit motorik në një prej kompanive më të mëdha në treg.

Këto shifra i përkasin drejtuesve të mjeteve, individ, pasi subjektet që do të sigurojnë mjetet e tyre do të kenë tarifa edhe më të larta. Gjatë një interviste për emisionin “E-ZONE” Çobaj tha se metodologjia e re do të ketë dy efekte të rëndësishme në treg.

Me faktorët e përcaktuar synimi është që të dekurajohet përdorimi i makinave të vjetra. Nga statistikat na rezulton se më shumë se 50% e aksidenteve vijnë nga mjete me moshë mbi 15-vjeçare. Ne presim që të ketë impakt në reduktimin e aksidenteve në vend. Nga ana tjetër makinat e luksit, pra ato me fuqi mbi 3 mijë cc, të paguajnë më shume se makinat e tjera. Pra të ketë diferencim, kështu ndodh edhe në vendet e BE-së“, – sqaroi Çobaj në Vizon Plus.

Sigurimi motorik dominon tregun e sigurimeve me 73%. Ndaj dhe rregullorja e re që hyn në fuqi mbart një rëndësi të veçantë për tregun dhe konsumatorët. Sot çmimi mesatar i sigurimit arrin në 17 mijë lekë.

26 Komente

  1. D
    Dona

    Po pse ore kelysh k.. per ulje5 % kurse per aksident 25-50 % ,pastaj si do ndahet kush e ka fajin ne aksident sa me sa % kemi ne polici qe ti dij me detaje kto rregulla , duhet te edukohen policet ne fillim pastaj te kaloni ne kete sistem , apo ju bie me per mbar te vidhni me shum q.. r..

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vloraku

      Do të paguhet sa i do bytha kompanisë. E kuptuam..... . Kështu është kur bëhen 20 kompani sigurimesh dhe të gjithë drejtuesit e tyre bëhen milionera, bashkë me dashnoret.

      Përgjigjjuni
      1. t
        test

        20 eshte goxha mire, prit e shiko kur te mbesin 2 apo 3

        Përgjigjjuni
      2. D
        Dakord

        Sigurisht duan sa me shume leke qe t’i shpenzojne per llukse e orgjira ke hotelet e 5D piset e ripjelljes

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vasil Haxhiu

          Je e sakte Doña! Une u godita nga mbrapa , hapa krahun dhe i merzitur si isha nuk u nxitova qe te therras policine. Nderkaq djali i ri qe me goditi: thirri policine, dy persona.Pasi foli me ta , ai u largua. Pa u konsultuar , pa fotografuar démet, mua mu vendos gjobe dhe u quajta fajtor pse po levizja ngadale ne korsine e shpejtesise. Nuk mu pagua siguracion, megjithse paguaj rregullisht siguracion 180.000 leke te vjetra nga xhepi im ! Megjithse ishte i dukshem fajtori, policet qe me sa duket e njihnin djalin qe me goditi makinen, u mjaftuan te me linin te shkruaj nje deklarate mbi versionin tim dhe menti me aq se tjetri ishte lene i lire. Policia po merren me mua duke me gjobitur! Dhe u cuditen kur pane ne sistem se ishte goba ime e pare qe prej marrjes se Lejes se Drejtimit ne vitin 2005! Nga goditja , pervec shtypjeve, makina ime u perplas ne trafikndares ku u godit disku dhe u ça goma e pare ne te majte. Une manovrova mjaft, se me siguri do kisha dème te tjera. Por policia me la fajtor. A thua zgjidh gje me gjyqe? Une qe kam dy vjet ne pension dhe e nga sistemi mjetit me shume kujdes duke respektuar te gjithe rregullat e kodit rrugor. Tani me duhet te paguaj 25% me shume?….. Si do e gjej te drejten?

          Përgjigjjuni
          1. l
            l

            A thua zgjidh gje me gjyqe? Po ti pa e provuar do me e gjet te drejten. provoje njiher pastaj ankohu

            Përgjigjjuni
          2. D
            Degelisi

            Cfare eshte "primi" ? Pse shkruajn kur nuk done fjalen shqipe? Tregon injorance kur fute fjale te huaja ne nje gazetes qe shkruhet ne shqipe

            Përgjigjjuni
            1. M
              Monopoli

              Saktë pse 25% rritje.?? Në fund të fundit pse paguhet primi I sigurimit? Duket si ato firmat e blerjes së borxheve... Që ofronin zero % interes por 2% penalitete në ditë për kamat vonesat. Dhe shpejt individëve (qe nuk kishin likuiduar dot as detyrimet e mëparshme) ju kerkohej 2,3 e deri në 30 fishi i borxheve te vjetra. Me një milion të vjetra ju këkonin shtëpinë pas 5 viteve. (Dhe vrisnin veten njerëzit). Duket si situatë totalisht monopolistike ku rregullat nuk i përcakton tregu madje as vetë shteti si rregullator. Por vetë monopoli (Çeti dmth)!

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lani

                Po Po. Makinat e vjetra i ngasin fukarenjtë. Meruani shpirtin se gjithçka tjetër ua keni marë. Fundja diktaturë e pasanikëve jeni.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tironsi

                  U këpucën në prapanic me këto rregulla,5% kush nuk ka bërën aksident Po më shumë %kush e ka të vjetër makinën, e çfarë është kjo,kur ata që kanë makinë të vjetër paguajnë më shumë taksë.

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Gazi

                    5% me 25%. Shqipfoles moterqira, hajdute te lindur.

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Vjedhje me lezet

                      10% ta ul agjenti qe tani nga primi nese ke kohe qe e merr siguracionin tek ai. Rritja 25% eshte vjedhje taze.

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        M M

                        Mashtrimi i radhes!!!!

                        Përgjigjjuni
                        1. q
                          q.va gruan e tao balles a mazniku

                          ktij i them fashizem une ku pasi te marrin patenten dhe leket te persekutojne me siguracionet

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            DikManJaku

                            Ca dmth 50% te aksidenteve vijne nga mjete me moshe 15 vjet?Eshte fare normale qe nga keto mjete do vijne 50% perderisa keto mjete perbejne gati 75% e totalit te mjeteve ne Shqiperi.Cfare statistike leshi eshe kjo?Dhe e dyta jemi ndoshta i vetmi vend ne bote ku mosha e mjetit ndikon ne primin e sigurimit.Shteti ka nje institucion qe kolaudon mjetet nqs mjeti 15,20 apo edhe 30 vjecar ka kaluar kolaudimin do te thote qe eshte i pershtatshem per tu perdorur dhe te gjithe parametrat jane sipas normes njesoj si nje mjet i ri.Kush jane kompanite e Sigurimeve qe te perdorin kete kriter me arsyen se dashkan te dekurajojne perdoruesit e mjeteve te vjetra.Kush jane jeta qe bejne politika te cilat duhet ti beje shteti nese do por kurrsesi kompanite private.

                            Përgjigjjuni
                            1. C
                              Cimi vlora

                              O koqe aksidentet nuk ben makina por ai qe edrejton ,levizja e makinave ne rruge porbehet pasi eshte kolau duar pra nuk ka te thote mosha emakines por mosha e atij qe edrejton pra mos shtoni budalla lleqe ,makina me mosh mbi 15 vjecare ka me shumic kudo ne europe.

                              Përgjigjjuni
                              1. j
                                jetmir

                                O plera të ndyrë dhe hajdutë që nuk ngopen duke vjedhur çfar rëndësie ka kur makina është e vjetër dhe kujt i thoni e vjetër sepse në të gjith botën qarkullojnë makina të tilla të cilat e kalojnë kontrollin teknik ,thelbi i kësaj vjedhje duhet të jetë si në të gjith botën kush ka thyerje të rregullave të penalizohet sa më tepër dhe kush është i rregullt të shpërblehet por jo me 2% se është tallje.

                                Përgjigjjuni
                                1. H
                                  Hallexhiu

                                  Adi po i krahasoni makinat e vjetra njëlloj me pensionistat 20000 lekëshe zoti do tu dënojë cfar po boni o horra

                                  Përgjigjjuni
                                  1. l
                                    l

                                    ahahhah Zoti. A beson dhe ne babagjysh ?

                                    Përgjigjjuni
                                  2. R
                                    Rrema

                                    Une kam 25 vjet ne timon nuk kam marre nje gjobe e nuk jam keshilluar nga policia makina qe drejtoj eshta ford fusion nafte 1.4 e vitit 2007 sa duhet te pahuaj,apo eshte ne dore te kompanive.....

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Toni

                                      Ketu ka faj shteti qe ju lejon ketyre kompanive te bejn lek pa hesap kunder popullit. Ca ju duhet kompanive vjetersia e mjetit perderisa e penalizon cdo shofer qe ben aksident. Po fuqia motorrike ca ju duhet ketyre. Makinat e vjetra edhe kur aksidentohen kushton me pak riparimi i tyre, imagjino makinat e reja qe vetem 1 pasqyre sa lek ju shkon , dhe keto duan te penalizojne makinat mbi 15 vjet. Vetem shteti i ka fajet qe punon cdo dite kunder ketij populli fukara . Per mua mos te jete policia qe na ndalon dhe na ve gjoba as dua ta blej fare primin e sigurimit sepse edhe kur kemi pasur probleme e kemi zgjidhur me lek ne dore dhe nuk na ka hyre ne pune siguracioni....

                                      Përgjigjjuni
                                      1. P
                                        Pesimisti

                                        P. S. nuk eshte parti e majte, e pse merre votat e fukarenjvet! Nga do qe ta fillosh eshte ne sherbim e me te pasurvet: 1-Nafta me e shtrenjte ne rajon dhe cilesia mizerabel, dhe pse valuta ka rrene dhe pse jemi prodhues te saj 2- Taksat e makines se vjeter dhe pse parametrat ne kualidkm jane brenda normes, bile ka raste dhe me te mira se nje me re, pra fukarai qe s'ka mundesi te bleje te re, paguan me shume ( kur eshte fjala per ndotje ambjenti nuk shikohet cilesia e lendes djegese po shikohet tapiceria e makines)! 3-Tani po na xhvasin dhe kompanit e sigurimevet! Kur shikon kete lloje zhvillime regresive me te drejte njeriu bie ne pesimizem dhe si zgjidhje kerkon largimin nga vendi nje ore e me pare...!!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. I
                                          Ilir

                                          Vetem si te vidhni popullin ju punon mendja o maskarenj dhe kur peson aksident duhen muaj dhe i mer a si mer ato lek te qelbura nga ju po skeni faj kur sjemi te zotet ne tju biem kokes vazhdoni ju nga te gjitha anet pru ptu maskarenj ilaçe i befshi

                                          Përgjigjjuni
                                          1. J
                                            Jugu

                                            Keta te kompanive te sigurimeve i ka futur Rama ne rrjesht dhe tani ata do fitojne me pake dhe shoferet do fitojne me shume dhe paguajn pak siguracione. Per para o gjigand se ke votat e popullit fukara qe nuk ka mundesi te iki nga syte kembet.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. 7
                                              7x7=42

                                              Shalgjati krieminister po I fut suxhukun me thelle ne bithe popullit dhe prap populli breke dhjere nuk ben shamata. Dulla I la pa breke, Ramovic pa qeliza truri.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. S
                                                Spiro

                                                Si mund ta quash makin lluks mjet te vitit 2003 vetem sepse ka fuqi motorrike 3.2 Esht e papranueshme dhe po thoni ti rritet dhe siguracioni .. ose ti cojm varreza ..ose ti byllim kartat.. se po e coni takse siguracion 800€ .. Rishikojeni kte ligj se po mbushni arken me parat e shqiptarve.. Nuk esht as e drrejte e as normale. Taks lluksi mjet i vitit 2003.

                                                Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje