Orban: Kemi një projekt shumë të madh me Shqipërinë në telekomunikacion

11 Tetor 2024, 16:50Ekonomia TEMA

Orban: Kemi një projekt shumë të madh me Shqipërinë

Gjatë deklaratës së tij, kryeministri i Hungarisë Viktor Orban vuri theksin edhe te kompanitë hungareze që operojnë në vendin tonë. Ai tha se mes shteteve ka një projekt të madh në fushën e telekomunikacionit.

“Zonja dhe zotërinj, Hungaria në frymën e një politike të përgjegjshme të fqinjësisë së mirë ka ndihmuar Bashkimin Europian duke ofruar edhe mbështetje financiare për vendet e Ballkanit Perëndimor. Pra ju nuk duhet të prisni për anëtarësimin që të përfitoni këtë gjë sepse ka një instrument tashmë nga i cili përfitojnë vendet e Ballkanit Perëndimor. Ne gjithashtu kemi diskutuar edhe bashkëpunimin tonë dy palësh. Kaq nga ana ime sa u përket çështjeve që kanë të bëjnë me Bashkimin Europian. Në lidhje me marrëdhënien tonë dypalëshe Shqipëria është një vend jo vetëm miqësor, por edhe shumë i rëndësishëm për ne sepse luan një rol shumë të rëndësishëm në sektorë të ndryshëm dhe kjo është një gjë shumë e madhe. Ne e shikojmë këtë jo vetëm se duam që firmat hungareze të jenë të suksesshme, por ne duam më shumë sesa kaq. Ne duam që firmat hungareze, kompanitë hungareze të kenë sukses në Shqipëri dhe një reputacion të mirë dhe mund t’ju them që kompanitë tona, për shembull, po ecin shumë mirë edhe në tregun e telekomunikacionit. Kemi gjithashtu edhe një projekt shumë të madh me Shqipërinë. Shqipëria dhe Egjipti do të lidhen, pra Europa dhe Egjipti do të lidhen me anën e një rrjeti të telekomunikacionit.”


Më tej, Orban shtoi se Hungaria ka lidhur rreth 50 qytete me Wizz Air dhe se ujësjellësi i Budapestit po luan një rol mjaft të mirë në Tiranë.


“Ramë dakord me kryeministrin që do të vijojmë bashkëpunimin tonë dypalësh dhe natyrisht jemi mëse të hapur që biznesmenët shqiptarë të bëhen pjesë e ekonomisë sonë dhe dëshirojmë ta rrisim rolin tonë në modernizimin e ekonomisë së Shqipërisë”, përfundoi ai.

4 Komente

  1. a
    arti

    Shkurt, sakte dhe bukur!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pensionisti i Porcelanit

      O miq te vjeter hungareze, mire se te vini ne Shqiperi, se na mbyten evgjiterit hajdute greke!

      Përgjigjjuni
      1. L
        LAME

        NA SILL CA FIRMA RUSE TE MASKUARA ME EMRA HUNGAREZE SE NDRYSHE DO MBETEMI SKLLEVER TE TURQISE

        Përgjigjjuni
        1. E
          Evropiani nga Shqipëria

          Hahaha. Paraja nuk ka erë. Njeri çirak i Soros-it e tjetri armik i tij.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje