Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me bizneset ka deklaruar se mosdeklarimi i pagës reale nga sipërmarrjet është shqetësim dhe problem i madh.
Kreu i qeverisë i paralajmëroi se do të përballen me masa administrative dhe penale.
“Askush nga ne të mos shmanget detyrimeve që ka. Ne kemi detyrimin si qeveri që jeta e tyre të jetë sa më i qetë dhe ata që kryejnë punë në këtë vend, që paguajnë për punën kanë detyrimin që çdo qindarkë të çdo pagesë për çdo person që i takon pensionistëve, tu shkojnë pensionistëve. Ky është detyrim i çdokujt që merr një pagë.
Për t’i rënë shkurt, kemi një problem të madh, pavarësisht përmirësimeve që janë bërë me deklarimin e pagës reale, një problem i madh që jemi të vendosur të mos presim përmirësimin gradual, por të kërkojmë një përmirësim të shpejtë.
Dëshirojmë dhe besojmë që kompanitë nuk do jetë nevoja të vihen në presionin e masave të rënda administrative dhe me gjasë edhe penale për grabitjen e pensioneve.
Është fajke shumë e rëndë, turp shumë i madh. Është shumë e padrejtë e papranueshme dhe ne duhet të bëjmë atë që na takon”, tha Rama.
Komunizmi në Shqipëri është zëvendesuar me korupsionin.Sot të gjithë përpiqen t'ja fusin njëri tjetrit dhe më së shumti injorantëve të ministris së finanxave apo një banke të nivelit të dytë me kredi problematike.
shkoni tek mektrin motors shikojeni cbehet, pastruesja dhe financieri marin njesoj ne banke 50k lek