“Po grabiten pensionet!” - Rama me bizneset: Problem i madh mosdeklarimi i pagës reale

22 Tetor 2024, 11:50Ekonomia TEMA
“Po grabiten pensionet!” - Rama me bizneset: Problem i madh

Kryeministri Edi Rama, në një bashkëbisedim me bizneset për rëndësinë e deklarimit real të pagave që reflektohet më pas në skemën pensioneve, deklaroi se kompanitë që nuk paguajnë sigurimet shoqërore po grabisin pensionet.

“Ne kemi detyrimin si qeveri të bëjmë çmos që jeta e pensionistëve të jetë sa më e qetë, që kushtet e jetës së tyre të përmirësohen sa të jetë e mundur dhe që sipërmarrjet që krijojnë punë dhe paguajnë për punën kanë detyrimin që çdo qindarkë e çdo pagese që i takon pensionistëve, t’u shkojë pensionistëve. Ndërkohë që në sektorin publik ky detyrim është i përmbushur, nuk ndodh e njëjta gjë në sektorin privat.

Kemi një problem të madh, pavarësisht përmirësimeve që janë bërë, me deklarimin e pagës reale. Ne jemi shumë të vendosur që ta adresojmë këtë problem dhe të mos presim përmirësim gradual, por të kërkojmë përmirësim të shpejtë. Besojmë që kompanitë nuk do të jetë nevoja të vihen nën presionin e masave të rënda administrative dhe me gjasë edhe penale për grabitjen e pensioneve”, tha Rama.

“Grabitje është fjalë shumë e rëndë, është turp shumë i madh dhe është një sjellje që e gjen në shumë biznese. Duam të përcjellim përmes jush dhe ekranit te çdo sipërmarrje një apel dhe ftesë për të krijuar një front të përbashkët për këtë problem sepse në fund të ditës ato para përsëri, në masën më të madhe rikthehen në konsum dhe gjenerojnë të ardhura të tjera. Është shumë e padrejtë dhe e papranueshme. Ne duhet të bëjmë atë që na takon secili”, shtoi Rama.

6 Komente

  1. A
    Alfred

    Vijon turi hipokrit i Edvinit! I kane dale sondazhet keq! Kjo eshte ceshtja! Eshte demtuar "kolona vertebrale" e votave, pensionistet e neperkembur! Ky qe vjedh ne cdo gje qe prek, tash mban ligjerata sesi " uji i nxehte eshte me i nxehte se uji i ftohte"! Ky do e kete fundin teper tragjik! Te merituar, natyrisht!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pensionist ne mjerim

      Pensionistet i grabisin qeveritaret. Tani kerkojme qe rritjen e pensioneve t'ja faturojne bizneseve te vegjel dhe te mesem. Qeveria ka "shitur" per dhjam qeni me mijra hektar ne bregdet, jane shitur me mijra hektar troje brenda qytetareve ne vend qe keto te shiteshin me cmime reale dhe te krijoheshe nje fond per pensionistet, te cilet e ndertuan vendin mbas luftes se dyte boterore, pamvaresisht se c'fare regjimi ishte. Socialistet kane 12 vjet ne qeverisje dhe tani kujtohen se paskan pasur grope nga dekokratet! Asnje pensionist nuk e beson kete.Shprehja se pensionistet e shtyjne me leket qe dergojne nga jashte nuk qendron se emigrantet jane puntore krahu, kane mare familjet dhe ata me zor perballojne kushtet e jeteses jashte qe nga qirate, shkollimin e femijve, ushqimin ,shpenzimet shendetesore e tj. Cuditem qe bota nuk ju kritikon per asgje. Sic duket qe bota eshte prishur mbasi edhe joshet dhe ne kot flasim.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Veri

        Tamam, paaftesine e strukturave perkatese te qeverise Rama e vuajne pensionistet. Bukuri perderisa vazhdojne ta votojne.

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qytetar

          Po organet e tua tatimore çfare kane bere per 12 vjet? Apo parade pjeshkash?

          Përgjigjjuni
          1. M
            Maskara :Pensionet i grabiten berish-muta-rama

            Gjithcka u mor gjasme nga Regjistrat e Ndermarrjeve ( pasi Librezat e Punes u Rrembyen ne 97- qellimi dihet perse Zhduken Dokumentacioni siedhe ai i Pronave ) nga Qeverrite e Shtetit Shqiptare , qe angazhuan nji Tufe injorantesh te papergjegjshem ,te cilet kishin njohuri ne Computer-in , e cila Rrezulton nji Masaker (Krim Shteror vs qytetareve Shqiptare ) me tjetersimin /vjedhjen e Viteve te Punes ( Kontributet e punMarresve ) me qellim , mosArritjen e Kotave per vitet e Pensioneve ! Dhe jovetem kaq . Krimi Shteteror shkon me tej,nen qeverrine e Kryeshkerdhates Derrokratike sb- ku Pensionet nuk ju llogariten per profesionin dhe Ndermarrjen ,ku kishin punuar ,por diku tjeter , skandaloze ,ku pensioni ishte qesharak- nderkohe qe pjesa tjeter e parave , futej ne xhepat e Shtetit te Krimineleve . Asnji nuk guxonte te hapte Gjyqe ,jo se do i kushtonte me shume se i Gjithe Pensioni qe do merrte sa te ishte Gjalle ,por s'donte te Kontribonte ne Ndertimin e Vilave/Hoteleve ,te Gjyqtare Mafioze te Tufezuar mbas Plepave ! Pra, ky Maskara e hedh Topin diku tjeter ,( Si Metode te njohur qe e ka ,per te shmangur Vemendjen nga Thelbi i Problemit -si ben shpesh me Videot qe postpon Medieve )---- nderkohe qe duhet t'kerkoj Drejtesise te Hetoj kte Krime Shteteror me paramendime -ku ka edhe Prova te regjistruara ,te X - Zyrtari te Larte Shteti- ku tallet per Pensionet dhe thot se po bejme nji Politike qe te zhdukim Pensionistet si parazite ,qe s'na duhen me. -- Regjistrimi do dorezohet ne Strasburg pas formulimi te Akuzes kunder Shtetit Shqiptare nga nji Avokate Europian . Do vij dita qe PoliKriminal i Qeverrive Antishqiptare te merret ___________________Zvarre nga DREJTESIA

            Përgjigjjuni
            1. Q
              Qytetari Tiranes

              Bej nje INVENTAR sa kane vjedhur ministrat, drejtoret, etj.. Sa kane vjedhur pastruset dhe shoferet e atyre Dhe sa ka humbur qeveria me SGS, CHEK-UP, PPP, INCENERATORIN, etj.. . Pastaj kalo te bisneset. Me vjen keq qe me detyron te prish fjalorin tim, por je goxha Pallosh! . Sepse mendon se e genjen publikun me broçkullat qe flet. Cfare te ben hadutlliku. Ta ul pertoke aftesine e bindjes te publikut. Ishe po ti Edi Rama para 15 vjeteve, je po i njejti tani. Je bere gati si Blendi Fevzii qe nuk shikohesh dot me. Pa vlere.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje