VIDEO/ Rama: Do marrim masa drastike për çdo biznes të vogël që nuk paguan sigurimet shoqërore, deri në mbyllje të aktivitetit

23 Tetor 2024, 11:45Ekonomia TEMA
VIDEO/ Rama: Do marrim masa drastike për çdo biznes të

Kryeministri Edi Rama iu drejtua me një mesazh paralajmërues bizneseve duke u thënë se do marrin masa drastike për çdo biznes të vogël që nuk paguan sigurimet shoqërore.

"Do marrim masa drastike për çdo biznes të vogël që nuk paguan sigurime shoqërore, deri më mbyllje të aktivitetit. Të gjitha të tjerat mund ti diskutojmë, edhe taksat.

Ka një sistem të marrëveshjeve, jo debia, jo borxhet, hajde bëjmë një ristrukturim, taksat mund të diskutohen. Republika e Shqipërisë dhe asnjë tjetër nuk e ka një të tillë për sigurimet shoqërore.

Janë një numë ri konsiderueshëm biznesesh që figurojnë debitorë ndaj pensionistëve. Edhe këtë ne po e studiojmë për të mos e përdorur si një pengesë për formalizmin", tha Rama. 

7 Komente

  1. Q
    Qytetari nga jugu

    I nderuar Kryeminister! Bisnesi i vogel nuk ka me mundesi ti paguaje sigurimet shoqerore ne ate mase sa i keni ngritur ju. E vetmja memyre qe te shpetojme nga kjo gjendje eshte mbyllja e aktivitetit,dhe largimi nga Shqiperia.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Deshtim Pension - detyrime

      Presioni Rames. Eshte e drejte jane ne krize ekonomike biznesi i vogel, i mesem, i madh deri te bankat ska transaksione, bankat jane bosh. Vete administrata nuk shlyen dot detyrimet (si faturime drita e uje qe e perdorin godinat shteterore) eshte e penalizuar. Kriza eshte edhe ne kadaster, legalizimet nuk paguajne dot taksen. Rama cili doli me njoftim ne media paguani detyrimin te pajiseni me certifikate ndertese qe legalizimet do merret bashkia. E gjitha ushtrohet presion bizneseve, me detyrimet e biznesit ti shtoj shtese (fond shperblimi) ne fund te vitit pensionisteve nga 50.000 leke deri n 70'000 leke, ti bej qefin se i do Rama per vota ne 2025. Pasi i ka arkat bosh, ka vjedh arken e shtetit nga tenderat e PPP-te, te cilat me keto para te vjedhura po firmos per leje ndertimi investitoreve strategjike (me parate e popullit). Rama eshte i deshtuar dhe me Melonin per emigrantet, ishin per krapicot e te dyve.

      Përgjigjjuni
    2. G
      Gazeta Meta

      Tema ben 10 artikuj mbi nje konference te perseritur te rames(mbi evazionin dhe pensionet), pa asnje interes per publikun ne kte pike. Nderkohe protesta e pensionisteve para kryeministrise as nuk permendet fare. ptu media bloze me keq se familja Meta

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nje kryeminister dardolec

        Shpejt je kujtuar, piktor, mbas mbi 10 vjetesh!Korrupsioni me i rrezikshem eshte i atij qe rri ne maje te shtetit dhe nuk reagon karshi malit te korrupsionit, qe eshte poshte tij.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nick_the_dick

          Para disa vitesh ky veziri i madh i Arnautistanit i bënte thirrje investitorëve të huaj të shkojnë në Shqipëri se nuk ka sindikata dhe mund të tallen si t'ju dojë qejfi me punëtorët. Ndërsa sot nga divani i vezirit të madh ka veshur petkat e kryesindikalistit dhe bën sikur i digjet barku, ndërkohë që poshtë dritares ka një protestë aktivistësh dhe pesjonistësh, për të cilën haber qitapi elektronik i sfugokolarit Mero nuk denjon të shkruajë asnjë rresht. Na merove o Mero!

          Përgjigjjuni
          1. T
            Trojan

            Po ky eshte legen ,vetem duke menduar qe ministrat dhe deputetet e tij vjedhin ne mase eshte per ta peshtyre ,ky po i ndjek qellimisht shqiptaret ,mendoni vetem qe nje shqiptar paguan 8,5 euro ne muaj takse per uje pa derdhur asnje pike ,pastaj pompa energjia ,dhe ne fund ky uje s pihet ,dhe flisni per bizneset ?

            Përgjigjjuni
            1. R
              REFO

              PO SIGURIMET QE NUK KANE PAGUAR SHPK ,QE KANE TE PUNESUAR NGA 30-50 PERSONA,SI DO I ARKETOJE QEVERIA? TATIMET PER 5 VJET NUK I KANE MARRE DOT?

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje