Kur shteti të humb edhe vitet e punës si zv.ministër!

24 Tetor 2024, 19:59Ekonomia TEMA
Kur shteti të humb edhe vitet e punës si zv.ministër!

Nga Shpëtim Luku

L.M  është një qytetar dhe ekonomist i njohur tiranas, i cili një pjesë të madhe të karrierës së tij e ka shpenzuar si zyrtar korrekt e i ndershëm në institucione të ndryshme shtetërore. Për të arritur deri në detyrën e zv. ministrit për disa vite. Mirëpo, ndërsa koha e shpenzuar në këtë post të lartë qeveritar duhet të ishte krenari e ligjshme për të, si maja e karrierës së  tij  si zyrtar publik, në të vërtetë ajo periudhë e bën të ndihet keq atë.

Duket si paradoksale, por është e vërtetë. Sepse periudha kohore e të qënit zv. Ministër është ndërkohë një periudhë pune e humbur. Që nuk gjendet në dokumenta. Kur i është dashur të dalë në pension për arsye të mbushjes së moshës, mos gjetja në regjistrat përkatës të viteve të punës në Ministrinë kur ai ishte numri 2 i saj bënë që atij këto vite ti humbnin. Shtoji kësaj edhe disa humbje të tjera të kësaj natyre nga veprimtaria e tij nëpër kompani private mediatike ku ka punuar në detyra drejtues dhe rezultati ishte një pension i ulët.

U ndalëm tek ky rast pasi ai është shumë domethënës që ilustron më së miri se si ka funksionuar shteti dhe shoqëria shqiptare përgjatë gjithë këtyre 30 viteve të tranzicionit. Kur vitet e punës i kanë humbur prej shtetit edhe një ish zyrtari të lartë të saj, imagjino sa pa efektivitet e sa në anarki ka funksionuar shteti shqiptar.

Personazhi që iu referuam është njëri nga viktimat e shumta të një bombë sociale që është përgatitur ndër vite në mënyrë graduale e sistematike e që tashmë ka nisur shpërthimin e saj.  Mënyra se si u “ndërtua” kjo bombë sociale ishte vjedhja e  kontributeve shoqërore të punonjësve, të cilët detyroheshin të punonin të pasiguruar, ndërkohë që shteti shqiptar, institucionet e korruptuara të tij, lejonin punëdhënësit shqiptare të aplikonin në masë punën e zezë.

Vjedhja e kontributeve për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve përbënte një burim të rëndësishëm pasurimi për pronarë kompanish dhe përhapja në masë e saj u shoqërua me uljen e numrit të kontribuesve, të raportit kontribues- përfitues. Duke shkuar deri në raporti 1.1:1. Pra për një përfitues kishte ë 1.1 kontribues.

Dy ishin rezultatet negative. E para, që pensionistët e kohës kur puna e zezë lulëzonte kanë marrë pensione qesharake si  rrjedhojë e defiçiteve të mëdha të krijuar në buxhetin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Dhe e dyta, përgatitja e një ushtrie pensionistësh të së ardhmes, të cilët, pse nuk do përfitonin pension fare, ose ai pension do të ishte  qesharak. Dhe ja ku vitet kaluan dhe shifrat tregojnë se tashmë ka ardhur koha për t’u ballafaquar me atë çfarë është gatuar në të kaluarën. Sot, ata që dalin në pension e kanë shumë të vështirë të plotësojnë numrin e viteve për të përfituar pension të plotë. Statistikat tregojnë se një pensionist që del sot nga 37 vite punë, plotëson mesatarisht 27 vite.

Po kështu, edhe subvencionimi i buxhetit të sigurimeve shoqërore nga shteti ka ardhur dukeu zvogëluar, por kjo nuk ka ndodhur për shkak të shëndoshjes së financave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, por sepse pensioni me të cilin dalin sot njerëzit është i ulët, pikërisht prej mosplotësimit të viteve. Një pensionist i vitit 2023 ka marrë një pagesë pensioni prej rret 15 mijë lekësh që është edhe më e ulët se mesatarja e pensioneve.

Nga ana tjetër, afro 50 për qind e pensioneve të vitit 2023 janë pensione të pjesshme, cka tregon pra se ky kontigjent pensionistësh nuk ka mundur të plotësojë kushtet ligjore për të përfituar pension të plotë. I bindur që kjo situatë nuk mund të vazhdojë më kështu, kryeministri Edi Rama ka bërë apele të forta dhe ka paralajmëruar masa të ashpra për të gjithë ato kompani e ata biznesmenë që nuk paguajnë sigurimet shoqërore të punonjësve për rrogat reale të tyre. Madje ka premtuar se këto raste do të trajtohen njësoj sikurse ndodhi me qytetarët që nuk paguanin energjinë elektrike.

Fokusimi në këtë problematikë e me këtë ton është i drejtë. Por sërish mbetet aktuale pyetja se pse duhej të pritej deri në vitin 2025, që energjitë e shtetit shqiptar të përqëndrohen në reduktimin dhe çrrënjosjen e një prej krimeve më të shëmtuara të realizuara gjatë këtyre viteve: vjedhjen e punonjësve prej pronarëve të kompanive dhe krijimin e kontigjenteve të tëra njerëzish të mjerë në moshën kur njeriu ska më fuqi e mundësi për korigjim e reflektim.

7 Komente

  1. H
    Hamdi Jupe

    Cdo njeri i ruan vete ne radhe te pare dokumentet e punes qe nga dita e pare, deri ne diten e fundit. Me keto dokumente personale ai mund te hape proces gjyqesor dhe i fiton vitet qe mund te mos gjenden ne regjistrat e shtetit. Pse nuk e beri kete ish - zevendesministri , zoti Luku? Apo nuk ka qene i zoti as te ruaje as libresen e tij te punes? Edhe paska qene zevendes - minister!. E dyta, nese ka punuar disa vite pun si zevendes minister, ai patjeter qe i ka te regjistruata ato vite diku, por duhet t'i kerkoje, neper dosjet e sigurimeve shoqerore ku ben pjese administrata e larte e shtetit. Nuk ka mundesi t'i humbasin vitet e punes nje zevendes - ministri. Ne kete menyre, shkrimi i zotit Luku per kete rast nuk qendron. Me serioz ne shkrime zoti Luku.

    Përgjigjjuni
    1. z
      zotnia juaj Ha. Jupe

      E para s'trajtohet e kaluara me "fillozofin e sotme" shqiptaret filluan te mbajne Ditare kto vitet e Funit ,jo te gjithe jan si ty ! ---- Behet fjal per Dokumentacionin qe shqiptareve ju afrohet ne e - Albania ,( nga kjo Qeverri e paPergjegjeshme - madje Kriminale )-------ku pothuaj shumices se Shqiptareve ,i jan vjedhur / hequt Vitet e Punes nga ky Shtet ordineresh , ku qellimishte i hiqen shqiptareve Vitet e Punes- s'kemi nji Rast psh. t'i ken shtuar dikujt Vite Pune, prandaj,ktu s'kemi te bejme me asnji form Lapsusi,por nji Politike e Paster injorimi/vjedhje/ Mjerimi te Popullit Shqiptare

      Përgjigjjuni
      1. H
        Haram u qofte maskarenjve ne administrate

        Turp, shteti eshte i yni, duhet te na sherbeje dhe jo te mos caje koke. Turp te thuash shko ne gjyq, nuk eshte lehte dhe pa para te fitosh gjyqin. Edhe une vuajta shume me nxjerrjen e pensionit, humba edhe vite, dhe haka jone i zente plehrat e administrates perkatese. Sa te vije koha e roboteve te zevendesoje administrate, pensionistet do vuajne. Fajin nuk e ka Rama, duhen shekuj te eleminihet korrupsioni ne cdo qelize te administrates. Administrata e Saliut ka qene shume me ibret!

        Përgjigjjuni
        1. h
          haRoms Shifemi ne Strassburg

          harram administrates se haRomsit Mashtrues . Ishte Qeverria Rama, e cila nen Siglen "Novation" - Digitalizoj - ne te ashtuquajturen e - Albania ( Padyshim si ide e mir- se lehtesonte - burokracite e korrupsionin e zyrave ) por me nji Kosto te Madhe per Pensionet ! Vitet e Punes - U hodhen nga Regjistrat ne e - Albania si surrati Hajdutit ,pra u masakruan, sepse siedhe dijme ,( shoku haRrams ) u reduktuan vitet e punes - si shume Skandale parregullsish ne Platformene - Albania , e papare ne asnji vend Normal e Qeverri te Pergjegjeshme, ndoshta as ne vendet e Botes se Talibaneve . Pyetja qe te skandalizon eshte se ; Si mundet te hedhesh ne e - Albania - data Personale Fallse ??? Ky eshte nji Fallsifikim, abuzim e krim, se per te qen i Pergjegjshem aty, s'behet fjal . Mundet qe disa si ty "harram" te ken humbur Pensionin ,por me beso se Pergjegjesia do dali ne Strasburg ,se kush eshte Pergjegjesi ktij Skandali .

          Përgjigjjuni
      2. W
        Www

        Kujt i qahet ky dyshi?

        Përgjigjjuni
        1. s
          selfo zeneli

          o kar zv/minister shko se i gjen te tatimet. e ke pas menien me vjedh dhe me qi ndonje pidh dhe ke harru pjesen e ilacave tani ne kete moshe. a kar i lales

          Përgjigjjuni
          1. k
            kristo

            Keto lloje kuadrosh kane shkaktuar crregullime edhe ne sigurimet, sepse e kane mendjen vetem per te vjedhur. Dola ne pension pa asnje shqetesim, te gjitha te dhenat i gjeta tek qendra e punes dhe sigurimet, brenda 45 ditesh mora pensionin. Falenderoj punonjeset e Agjencise se Sigurimeve per sherbimin.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje