Bie ndjeshëm niveli i Fierzës, dalin bazamentet e dy urave mbi Drinin e Zi

26 Tetor 2024, 11:22Ekonomia TEMA
Bie ndjeshëm niveli i Fierzës, dalin bazamentet e dy urave mbi Drinin

Rënia e nivelit të ujërave në liqenin e Fierzës, vazhdon pa ndërprerje. Mungesa e reshjeve dhe rënia e prurjeve të lumenjve po e çojnë drejt tharjes basenin më të madh ujëmbledhës në vend.

Situata hidrike në kaskadën e Drinit nuk është shumë pozitive, duke pasur parasysh se prurjet mesatare të dy lumenjve kryesorë janë shumë të pakta, ndërsa rreziku për rënie në nivele kritike ekziston.

Drini i Bardhë dhe Drini i Zi nuk sjellin më shumë se 50 metër kub ujë në sekondë, ndërsa rënia e nivelit është 40 cm në 24 orë, ndërkohë që niveli i ujit vetëm javën e fundit ka rënë me dy metra.

Në mesin e tetorit ishte 271.91 metra. Aktualisht niveli në liqen sipas KESH ka arritur në 269.21 metër nga 296.5 e kuotës maksimale.

Kjo rënie ka sjellë edhe daljen e bazamenteve të dy urave mbi Drinin e Zi, ndërsa bazeni i Fierzës po lë bregun e po tkurret çdo ditë rreth kupolës së tij.

Sipas sallës operative me qëllim ruajtjen e rezervës hidrike momentalisht asnjë turbinë nuk është në punë për prodhimin e energjisë elektrike nga katër që ka në total.

Kujtojmë se liqeni i Fierzës në nivelin maksimal të tij ka një kapacitet ujëmbajtës prej 2.7 miliard metër kub ujë.

Ndërsa në nivelin e të ashtuquajturës pikë e vdekjes, 242 metra mbi nivelin e detit kapaciteti është 1.2 miliard metër kub ujë, që nuk shfrytëzohet për prodhim energjie.

2 Komente

  1. K
    Kënetari

    Kjo është foto e vjetër,se unë sapo u ktheva që andej dhe i futa nji shu*ë të mirë dhe tash asht plot,bile-bile duhet me hap portat se ka rrezik përmbytje… O ju shplafte mortja që ju ka ngel ora te Ylli Bufi që tha ,-‘se dhe tre dite bukë ka’. Po pse or tutkunër kështu doni me qeveris ju ,me na rrit pensionet tuj pa nga qielli edhe pas 34 vitesh ‘liri’.!? Karavidhet e mu*it ..!

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      E rendesishme per Shqiptaret eshte qe ka mbi 7-8 vjet qe nuk i nderpitet asnjehere energjia ne shtepi. Si e manaxhon KESH situaten , eshte puna e tyre, ne nuk na kane kerkuar ndihme, as mendje. Situata energjitike eshte permiresuar se tepermi me venjen ne pune te Paneleve Diellore ne Karavasta, panelin lundrues ne Vaun e Dejes dhe Seman. Ato jane futur ne pune, dhe ne kete periudhe kane nje rendiment te mire, dielli vazhdon te jete prodhues, dita nuk eshte shkurtuar, i ftohti nuk ka filluar.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje