Më i madhi në histori, ja sa do të jetë buxheti i shtetit për vitin 2025

28 Tetor 2024, 12:42Ekonomia TEMA
Më i madhi në histori, ja sa do të jetë buxheti i shtetit

Buxheti për vitin 2025 planifikohet të arrijë në vlerën 8.2 (822.7 mld lekë) miliardë euro afro 600 milionë euro më shumë se buxheti i këtij viti. 


Në projektbuxhetin e hartuar nga Ministria e Financave, thuhet se të ardhurat do të arrijnë në 754.6 mld lekë ose afro 7.5 miliardë euro me rritje prej afro 510 milionë euro nga viti aktual. Ndërsa deficiti buxhetor është planifikuar në vlerën e 680 milionë euro.

Në projektbuxhet është parashikuar edhe emetimi i një eurobondi në vlerën 650 milionë euro, ndërkohë që pritet ulje e konsiderueshme e borxhit publik.

“Borxhi publik bruto do vijojë trajektoren rënëse në përputhje me rregullin respektiv fiskal. Në vitin 2024 parashikohet që borxhi publik bruto të bjerë në rreth 56.3 për qind të PBB-së dhe pritet të vijojë të bjerë më tej në rreth 55.8 për qind në vitin 2025. Sipas skenarit bazë, borxhi publik bruto pritet të bjerë në rreth 55.0 për qind në vitin 2026 dhe më tej në rreth 48.5 për qind në vitin 2031”, thuhet në relacion.


Buxheti i vitit që vjen pritej që ti përgjigjej edhe sfidës së pensioneve dhe reformës së re të paralajmëruar nga qeveria, që pritet të prezantohet vitin e ardhshëm. Por në fakt janë planifikuar vetëm 16 mln euro për indeksimin e pensioneve dhe 37 mln euro për bonusin e fundvitit. Qeveria do të vijojë të financojë edhe në 2025-ën rindërtimin e vendit pas tërmetit të 2019-ës, me 50 milionë euro, që të përmbyllet i gjithë procesi.

“Fondi i rindërtimit për përballimin e pasojave të tërmetit të vitit 2019 prej 5 000  milionë lekësh përdoret për të përballuar kostot për projektet e miratuara dhe të pafinancuara të viteve të mëparshme dhe pjesa e mbetur për projekte të reja. Ky fond shton kufijtë e shpenzimeve për çdo ministri dhe institucion në nivel programi dhe kufijtë e transfertës së pakushtëzuar, të miratuar në tabelat 1 dhe 3, të përmendura në nenet 11 dhe 15, të këtij ligji”, thuhet në draft. 


Sa i takon pushtetit vendor buxheti për të gjitha bashkitë është planikuar në 899 mln euro.

“Shpenzimet e buxhetit vendor për vitin 2025, janë parashikuar në masën 89.9 miliardë lekë, me një rritje prej 13.2% më shumë se buxheti i vitit 2024. Këto shpenzime për vitin 2025, zënë 3.43% të PBB-së nga 2.9 që zinin në vitin 2024 ose nga 2.3% në vitin 2015.

Transferta e pakushtëzuar për vitin 2025, krahasuar me vitin 2024 është 1.8 miliardë lekë më shumë ose rreth 7.6% më e lartë, dhe krahasuar me vitin 2015 (viti para zbatimit të reformës administrativo-territoriale), është 13.9 miliardë lekë më shumë ose mbi dy herë më e lartë”, thuhet në relacion.
Sa i takon ndarjes së buxhetit për institucionet Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë pritet të kenë portofolin më të madh. 

Kjo ndarje buxhetore dhe parashikimet e bëra sipas ministrisë i përgjigjen edhe pritjes për një rritje ekonomike 3.9 përqind për periudhën 2025-2027.

 

8 Komente

  1. b
    beni

    Kjo do te thote se belinda me shoqe e shoke paskan shume per te vjedhur. Mos i hengshin!!! Prape populli dhe pensionistet do vuajne. Keqardhje... Prandaj nuk gezoj nga nje lajm i tille

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pet.

      Ulni borxhin meqe keni para, shteti duhet trajtuar si nje familje e madhe dhe jo si biznes qe nese nuk paguan borxhin te marrin aktivitetit, Ca do te japim nese nuk arrijme qe te kthejme borxhin? do japim sovranitetit?. Pse duhet qe te merren perseri borxh?.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkodrani

        Shume e drejte, pensionistet ia kane lene ne kurriz femijeve, mbrojtjen nuk paguajne asgje, shendetesine ne disk, infrastrukturen me parate e evropes, arsimin po ashtu troke. Nuk e kuptoj se per cfare sherben ky buxhet qe parashikon perseri rritje te borxhit ne terma absolute.

        Përgjigjjuni
      2. T
        Toni

        Sa jane rritur cmimet?

        Përgjigjjuni
        1. k
          komandanti i Aushvicit shqiptar

          Ditmir Bushati, kish bere nje shkrim, me laps ne dore ku argumentonte, qe shteti i Rames, e kish zvogeluar me 3 here, shtesen qe jepte per pensionet, kur madhesia e buxhetit shteteror ka pesuar rritje.. Vazhdojne pensionistat te perjetojne, nje gjendje urie dhe nje vdekje te pershpejtuar, nga e gjithe kjo masaker. Te habit dhe ajo, qe ata qe shpejtojne drejt nje vdekje te imponuar, vazhdojne te shperndahen si dele neper parqe, apo mbyllur ne shtepia, ne vend qe te shkojne para nderteses se ketij shpirtkazme dhe ti zene frymen deri sa te marrin ate qe u ushte mohuar.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pensionisti

            Po per pensionet a janë parashikuar buxhet per rritje e tyre, jo inflacion sepse eshte detyrim ligjor, indeksimi duhet bere ne fillim te vitit ose ne fund te Marsit.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bela-ja e Ramës!

              Pa merak se e rregullon Brla-ja! I ka rra bixha me ja sh.... rroptë ku I ka, tall p.... me paret e Shqiptarëve.

              Përgjigjjuni
              1. H
                Hakiu

                Fallgjori edi rama,ju ka hipnotizu gjitheve,sikur dikur sudja me piramidat,...ta gzoni perfundimin e njejte do ta keni...

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje