Sistem bonus-malus në çmimet e sigurimit të makinave ka nisur të japë efektet e para këtë vit.
Sipas skemës qe nisi te zbatohet vitin e kaluar, çmimi i siguracionit do të përcaktohej mbi historikun e aksidenteve, fuqisë motorike, moshës së shoferit dhe përvojës në timon.
Të dhënat e fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se mbi këto faktorë, primi mesatar është ulur me 2.5%.
Rënia e primit mesatar tregon se shoferët qe nuk kanë shkaktuar aksidente në 2025 po “shpërblehen” duke paguar më pak, ndërsa shoferët që kanë kryer aksidente po paguajnë më shumë.
Sa i përket tregut të sigurimeve në tërësi, ai shënoi rritje 6% gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, me të ardhura nga primet që arritën vlerën 5.9 miliardë lekë dhe 12% në vlerën e dëmeve të paguara 2.1 miliardë lekë.
Rritje është regjistruar edhe në numrin e kontratave dhe dëmeve, çka konfirmon zgjerimin e aktivitetit në treg.
Mashtrim krejt shkrimi, Mero. Sapo e pagova siguracionin e makines. Pa asnje pagese demi te shkaktuar prej dhjetra vitesh, ma kane rritur siguracionin e mjetit me 10%. Te gjitha kompanite kane unifikuar çmimet. Zero konkurence. Autoritetet heshtin ose nuk i pyet kush. Shteti miraton çmimet e reja te sigurimit te automjeteve ne dobi te kompanive dhe ne kurriz te qytetareve.