Pika e daljes së gazit në Fier - TAP nis zbatimin e kontratës për ndërtimin, në fund i dorëzohet shtetit

17 Prill 2026, 18:30Ekonomia TEMA
Pika e daljes së gazit në Fier - TAP nis zbatimin e kontratës

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka hyrë në një fazë të re të zhvillimit të infrastrukturës së gazit në Shqipëri, duke nisur zbatimin e kontratës për ndërtimin e pikës së daljes së gazit në Fier.

Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, që prej 2 qershorit 2025, TAP ka kaluar në fazën e ekzekutimit të kontratës për ndërtimin e stacionit të reduktimit dhe matjes së presionit në Fier (Fier South Facility). Ndërkohë që, sipas planifikimit, ndërtimi pritet të nisë në mesin e vitit 2026, ndërsa komisionimi dhe dorëzimi i objektit parashikohet të përfundojë në fund të vitit 2027.

Ky zhvillim vjen në zbatim të marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2021 ndërmjet TAP AG dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për pikën e daljes së gazit në Fier, e cila parashikon që TAP të projektojë dhe ndërtojë infrastrukturën, për t’ia dorëzuar më pas shtetit shqiptar. Pas përfundimit, objekti do të jetë në pronësi dhe operim të plotë të vendit tonë.

Pika e daljes së gazit në Fier konsiderohet një nyje strategjike për sistemin energjetik të vendit, pasi krijon një lidhje direkte mes gazsjellësit TAP dhe infrastrukturës së ardhshme të shpërndarjes së gazit në Shqipëri. Ajo pritet të shërbejë si pikë hyrëse për furnizimin me gaz nga rajoni i Kaspikut, me kapacitet të zgjerueshëm dhe mundësi rrjedhjeje në dy drejtime.

Në nivel politik, projekti është cilësuar si një hap i rëndësishëm drejt gazifikimit të vendit dhe diversifikimit të burimeve energjetike. Autoritetet kanë theksuar se kjo infrastrukturë jo vetëm do të përmirësojë sigurinë e furnizimit me energji, por edhe do të forcojë rolin e Shqipërisë si nyje energjetike në Ballkanin Perëndimor.

6 Komente

  1. S
    SAMET

    GJITHMONE NYJE JEMI. TE GJITHE NA KANE INAT. RROFTE SHOKU EDI

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xhela Prizren

      Gjifhmon nyje, biles edhe shtet me rezerva te medha te naftes dhe gasit, perfshi dhe zbulimin e rezervave te Hidrogjenit, por populli pe e pagun shtrejte, perfitojne vetem qeverite e korriptuara deri ne palce. Rroft Spaku Rroft Shqiperia

      Përgjigjjuni
    2. P
      Populli

      Pyeteni SB pse e la pa dalje gazi kur u nenshkrua kontrata me TAP

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gita

        Sikur do te behej ne Devoll? Apo juglindja eshte lene ne prapaskene!

        Përgjigjjuni
        1. M
          Milaim Kastrati

          Kjo parti e ka lanë vendin pa gasin që vjen nga gypi T A P. Na kemi shpresu se do të përfiton edhe Kosova

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tanguli

            Si Partia Joneee nuke ka,aio korre suksese nga fitoria ne fitore,kuptoni ju mo?

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje