Studimi i BSH, forcimi i mundshëm i euros do të rikthente krizën e çmimeve në vend

10 Mars 2026, 07:15Ekonomia TEMA
Studimi i BSH, forcimi i mundshëm i euros do të rikthente krizën

Forcimi i mundshëm i euros do të rikthente valën e krizës së çmimeve në vend. Një studim i Bankës së Shqipërisë  paralajmëron se zhvlerësimi i lekut do të shtrenjtonte veçanërisht produktet e importit.

Rezultatet tregojnë se kursi i këmbimit ndikon pozitivisht në inflacionin total, por efektet nuk janë të rëndësishme për vlerësimin e monedhës. Rezultati kryesor tregon se zhvlerësimet kanë tendencë të kenë një efekt inflacionist më të theksuar, veçanërisht në kuantilet më të larta të inflacionit”.

Nga një rikthim i mundshëm i euros në nivelet e 120 lekëve, ndikime të konsiderueshme do të kishte edhe në drejtim të kredive. Këstet e huave do të bëheshin më të shtrenjta.

“Ndikimi i kursit të këmbimit është më kompleks: ai është negativ në afatshkurtër dhe përmbyset pjesërisht në horizonte më të gjata kohore. Efektet e vonuara të rrezikut të kredisë dhe normës së interesit zbehen gradualisht me kalimin e kohës”.

Në studim, Banka Qendrore ka nxjerrë në pah edhe faktin se çmimet e apartamenteve në vend janë së paku 5 për qind më të larta se normalja.

“Është zbuluar se çmimet e shtëpive, në mesin e vitit 2025, ishin të paktën 5% mbi nivelet e tyre ‘normale’. Gjithashtu, rezultatet paraprake tregojnë se çekuilibrat e çmimeve të shtëpive duket se pengojnë rritjen ekonomike në planin afatgjatë, por as nuk e përforcojnë dhe as nuk e dobësojnë atë në planin afatshkurtër”.

Ekspertët theksojnë se stabiliteti i kursit të këmbimit mbetet thelbësor për kontrollin e inflacionit dhe ruajtjen e ekuilibrave makroekonomikë, në një kohë kur ekonomia shqiptare mbetet e ndjeshme ndaj zhvillimeve të jashtme. (A2 Televizion)

5 Komente

  1. T
    TRAPA JANE.

    Loja me euron eshte juaja,per te mbushur thesaret e bankes. Ka nje rruge,hiqeni lekun dhe kaloni ne euro.Dhe do te shikoni si bijen cmimet ne standartet europiane.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Asd

      Po banka e shqiperise do na shpjegoj pse kur valuta bie mallrat e importit nuk bien ne tregun shqiptar si nafta e ushqimet qe vijne nga jashte?

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nik

        Keta bastard me kollare interesohen per prodhimet e importit sesa per prodhimet e vendit. Zhversimi i euros ka sjell shkaterrimin e ekonomise shqiptare. SPAK duhet te nise hetimet per keta bandit te paskrrupullt bashke me kryeministrin. Paraja e piste nuk e bene dot shqiperine, kjo eshte e vertet historike. Zoti vente dore!

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pertit DAUTAJ

          Te gjitha blihen ne euro. Réversibilité me lekun ben qe vlera ne lek te jeté e larte Eshte normale ndaj nuk mund te ulim çmimet e shportes me blerjén ne euro ndaj duhet stimuluar tregu i brendshem qe eshte ne lek dhe çmimi eshte ne lek . Ulja e vleres se shkembimit te valutes te huaj me lekun i ngre shume çmimet . Nadaj nje lek i forte Stella çmime te larta .

          Përgjigjjuni
          1. .
            ...

            Pse kur vlerësohet leku, duhet të rriten çmimet që janë me lek, kur në vend nuk prodhohet asgjë dhe gjithçka vjen nga jashtë? I gjithë zinxhiri ushqimor sigurohet nga jashtë. Po kur ndodh e kundërta, po njësoj?! Hajde llogjikë hajde! Kur me më pakë lekë blihet e njëjta sasi malli jashtë, si është e mundur kjo rritje? Nga sa dimë, kur ka çvletësim të monedhës vendase ka rritje çmimesh (për rivlerësim të efektit inflator). Dmth, trash-trashë është hedhur më shumë lekë në qarkullim nga sasia e mallrave dhe shërbimeve që këmbehet dhe "ekonomisë" i duhet ta mbledhë këtë para të tepërt në qarkullim, që të vendoset ballanca mall-sherbime dhe para; nuk flasim këtu për spekullimin e çmimeve. Shkencëtarë të mëdhenj këta të BK-së, për të fshehur dumbarallëqet e tyre në favor të saj dhe importuesve të shumicës dhe shitësve e shërbimeve të pakicës. Çfarë studimi është ky, që edhe kur vlerësohet edhe kur çvletësohet monedha e huaj a vendase, paska efekt të njëjtë, - rritje çmimesh?! Nuk ka paradoks më të çfrenuar, kur studimi nuk di të thotë të vërtetën, megjithëse studiuesit e ekonomisë besoj e dijnë, por nuk e thonë se bije ndesh me të vërtetën, që populli nuk duhet ta dijë (shprehen sipas berihait). Ndoshta mund të jetë krijimi i kushteve të shndërrimit të kapitalit tregtar të kapitalizuar në monedhë të huaj të eksportuar jashtë, dhe kthimit të tij në kapital kamatar (fajde), jo prodhues! Ndoshta, shpresoj, këtë e kam kuptuar gabim nga mosnjohja e fenomeneve ekonomike të sistemit, përball profesorëve, doktorëve dhe specialistëve të BK të duplomuar këtu e jashtë, që bëjnë të tilla raporte.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje