Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimeve të produkteve esenciale të shportës, duke e lidhur këtë situatë drejtpërdrejt me braktisjen e sektorit të bujqësisë dhe mungesën e politikave mbështetëse për fermerët shqiptarë.
Sipas Tabakut, frutat, perimet dhe produktet e fshatit janë kthyer në një luks për qytetarët, veçanërisht për pensionistët dhe shtresat në nevojë. “Rritja e çmimeve në mënyrë të pakontrolluar i ka kthyer ato në produkte të ndaluara për shumë familje shqiptare,” theksoi ajo, duke ngritur alarmin për ndikimin e drejtpërdrejtë që kjo situatë ka në tryezat e qytetarëve.
Deputetja e PD-së argumentoi se shkaku kryesor i kësaj krize është lënia në harresë e bujqësisë, një sektor që sot përbën rreth 16% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, por që sipas saj po përballet me taksa të larta, zhvlerësim të euros dhe mungesë të plotë mbështetjeje nga shteti. “Produktet shqiptare nuk prodhohen më si më parë, ndërsa fermerët janë lënë të mbijetojnë pa asnjë ndihmë reale,” u shpreh ajo.
Tabaku solli edhe të dhëna konkrete për rritjen e importeve, duke theksuar se në vitin 2021 importoheshin 30 mijë ton zarzavate, ndërsa sot importet kanë arritur në 70 mijë ton. Po ashtu, importi i frutave ka kaluar nga 60 mijë ton në 100 mijë ton. Sipas saj, kjo tregon qartë se Shqipëria po zëvendëson prodhimin vendas me produkte të importuara, duke rritur varësinë nga jashtë dhe duke shtuar presionin mbi çmimet.
“Produktet që sot shkojnë në tryezat e qytetarëve vijnë nga jashtë, sepse Shqipëria nuk po prodhon më,” deklaroi ajo, duke akuzuar qeverinë se ka zgjedhur të braktisë fermerin shqiptar dhe të stimulojë indirekt rritjen e çmimeve përmes politikave të gabuara fiskale dhe ekonomike.
Në përfundim, Tabaku theksoi se bujqësia ka nevojë vetëm për një mbështetje minimale për të prodhuar më shumë dhe për të garantuar çmime të përballueshme për qytetarët. “Toka shqiptare prodhon. Fshati shqiptar prodhon. Por bujqësia është në rrezik – dhe ky rrezik është transferuar tashmë në rritjen e çmimeve në tryezat e qytetarëve,” përfundoi ajo.
Konstatime, që I kanē bērë shumica. Si ulen çmimet, kētë tē na tragojë.
OPOZITE MJERANE .
Neqoftese kerkon rrespekt nga populli ne fillim shiko me ke rri qe TE kuptosh se kush je me rrespekt nqs JE Ajo qe ke le
Prodhohet me rendiment të ulët, pa i dalin prodhimet më të shtrenjta (ka më 40 a më shumë kv/ha grurë për hektarë, 400 a më shumë kv/ha patate, etj?). Kurse çvlerësimi i euros, do t'a sillte prodhimin në tregun vendas, se do të lirësonte eksportet; ndaj mbahet çmimi vendas i lartë, që të kompesojë eksportet jashtë (si biçim "dumping malli"). Nuk janë aq budallenj fermerët tanë; gjithë puna është tek mungesa e kontratave të rregullta me grumbulluesit që lozin politikat e tregut grumbullim - importim dhe presojnë prodhimin vendas bujqësor Do të duhej një politikë proteksioniste, por në kuadrin e tregëtisë të lirë që kemi përqafuar, nuk do mund ta zbatonim, se proteksionizmi është një reaksion zinxhir në krahun tjetër dhe ne nuk prodhojmë çipa të teknologjisë ultra të lartë për të bërë presion; atë që do t'a "përfitonim" në njërin krah, do ta humbisnim në krahun tjetër. Kurse jo i gjithë importi i rritur tregon pamjaftueshmëria e prodhimit vendas, ai po e po, por edhe mund të jetë rritur konsumi. Rritja e importeve vjen dhe si efekte të leverdisshmërisë të çmimit konkurrues të prodhimit të huaj ndaj atij vendas (përfshi edhe vlerësimin e lekut). Kurse përsa i takon pretendimit të rritjes së taksave në bujqësi, me sa di, nuk ka pasur (ekonomikisht, duhet të ketë, të paktën rentë, me qëllim që, të paktën, nxit ekstensivitetin në bujqësi; nuk ngelet toka pa punuar, se humb pronësinë); tjetër është legalizimi i produkteve bujqësore dhe natyrore; njëlloj si produktet e shërbimet e tjera. Ka dhe më... Duhet punë, jo qarje. Puna e përbashkët kooperuese sjell rezultate dhe efektivitet më të lartë, sepse, është vetë natyra e punës që ka karakter shoqëror. Eh, moj Presore, ekonomia nuk është dhe kaq e thjeshtë sa duket nga "politikanët"; pa le të dëgjojë mbroçkulla përçartëse të tilla prej "politikaneje", "Presore në ekonomi", që harron se çmimet, në rendin që kemi zgjedhur dhe krahun politik që përfaqëson, nuk kontrollohen, janë të lëshuata pa duar. Në shoqërinë e kërkes ofertës dhe maksimizimit të fitimit, përparon ai që ka rendiment më të lartë. "Ndihma" që kërkohet është një hipokrizi për të ndrydhur pakënaqësitë e sistemit. Subvencionet, janë përfitime, nga buxheti i përbashkë publik, që nuk do të merret nga prodhuesi nga çmimi i rritur jo konkurues, por nga taksat e popullatës të derdhura në shtet. Në ekonomi të ardhura - shpenzime janë si enë komunikuese: shtohet në një krah, pakësohet në krahun tjetër, diferencat, sidomos ato negative në buxhetin publik do të rrisin nevojën për ballancim: inflacion. Bujqësia ka dy probleme, që të dalë nga prapambetja e pretenduar. Njëra, - mund të jetë prodhimi i zgjeruar kooperativist (kooperimi është shfaqje e zhvillimit ekstensiv dhe intensiv të pronës private në bujqësi drejt "kapitalizmit bujqësor", ku aktivizohet jo vetëm anëtarësia, por çdo fuqi e lirë puntore, - dhe jo siç paraqitet si "formë komuniste" e punës në bujqësi (forma komuniste është pa pagesë): nuk ishte as pronë shtetërore, por e grupit, atëhere!). Dhe tjetra, - ngritja e industrive të lehta përpunuese të produkteve bujqësore (prej tyre apo të tjerëve në kooperim, në vartësi me madhësinë e ekonomisë, prej të cilës pretendohet të thithet lënda e pare bujqësore për përpunim), duke e kthyer atë me cikël të mbyllur. Ushqimi nuk është luks, por domosdoshmëri. Në rradhe të parë njeriu duhet të ushqehet, pa të merret me shkencë, filozofi, politikë, fe, etj, ndaj ndodh kështu në treg, ndaj edhe spekulohet në çmime nga të gjitha palët: prodhies -grumbullues (shumicë) - shitës pakice dhe njeriu çllëstis, i duhet të bëjë zgjedhjen e domosdoshme, që të ushqehet, pavarësisht nga sasia e cilësia, që na i kufizon tregu; ka një teori të tërë për këtë, që mësohet që në bazat e ekonomisë dhe gjen shtrirje në matematikën e lartë. Këto qenë disa çështje përciptë, gjithsesi të abstraguara, që kisha në lidhje me artikullin, që nuk i qëndron mirë zonjës.
po kush flet, keta qe e shkterruan e i vune flaken vendit.
Ka filluar ti pëlqej protestat që kur PD e nxorri në lista të hapura me zgjedhjet e 11 majit. Shëtit në SHBA dhe përfajqson Berishën në BE. Kështu ndodh kur oficeri gardëa e shoqëron me makinën e ministris së mbrojtes pa qënë nevoja pasi përsërit atë që lexon dhe ndëgjon.