Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ndoqi nga afër përgatitjet e fundit që po bëhen para hapjes për qarkullimin e automjeteve të tunelit të Llogorasë, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli dhe kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha.
“Jemi në momentet e fundit të përfundimit të tunelit të Llogarasë. Parashikohet që pasnesër, në datë 5, ditë e premte, në orën 10, do të jetë momenti i hapjes së këtij tuneli. Sigurisht në kantier do të vazhdohet puna, pasi po dorëzohet para afatit, ashtu siç kemi bërë tashmë me të gjitha veprat tona të mëdha infrastrukturore, por tuneli i Llogarasë ka një vlerë tjetër edhe për historikun e infrastrukturës shqiptare.
Unë e quaj një gur kilometrik, pasi bëhet fjalë për një tunel i cili është 5.9 kilometra i gjatë, dhe është një nga veprat infrastrukturore të kategorisë së rëndësishme përsa i përket tuneleve edhe në rang Europe. Futet në tunelet e gjatësisë së madhe”, tha Balluku.
Zëvendëskryeministrja tha se ndërtimi i kësaj vepre është një tjetër premtim i mbajtur i cili po hapet për lëvizjen e automjeteve para afatit të parashikuar, duke shtuar se janë marrë të gjitha masat për sa i takon mirëmenaxhimit të kësaj vepre.
“Duke pasur parasysh që ky është një tunel totalisht modern nga ana e konstruksionit, por nga ana tjetër duhet të keni parasysh se është një tunel i menaxhuar në mënyrë elektronike, dixhitale. Në hyrje, në anën e Dukatit kemi të vendosur qendrën e monitorimit të këtij tuneli, një qendër totalisht e ngritur mbi dixhitalizimin që në të ardhmen mendojmë që të përdorim dhe inteligjencën artificiale për të menaxhuar të gjithë flukset e tunelit, për të kontrolluar sigurinë rrugore brenda këtij tuneli”, shtoi Balluku.
Shkurtohet rruga për tek kompleksi 1miliardësh i Samirit dhe Dulakëve thoni më mirë...
Po ti kalo dhe mos ndalo atje po nuk je idiot. Une nuk ha sufllaqe po haken mos ia hani. Ngelet duke thene ti ngordhe lopa komshiut ne vend te thoni dua dhe une lope!
Do na besh nder te mos dalesh ne tv, ne publik etj per te na prezantuar arritjet tuaja te medha. E quaj karshillek daljen vend e pa ved para publikut ne nje kohe qe nuk mbyll dote gropat e kudo ndodhura ne rruge tona te cilat devijimi i tyre kushton jete njerzish. Leverdia juaj ti lini rruget te degradojne qe ti ribeni nga e para te pakten sipas projekti sepse aty eshte leverdia. Nuk e njihni fjalen mirembajtje.
Nashi, për të kaluarë në këtë vërë moj goce xhaxhait, për ne, mender jush, pleqtë, është menduar të ketë ndonjë çikë xbritje në pagesë, sepse ne aq e kemi atë të uruar penis ion.
Uhhh sa mirẽ .
Berisha thote se shpenzimet per kete tunel jane tmeresisht abuzive, valle po genjen Berisha?
Bravo Balluku ju e mbajtet dy her premtimin per tunelin e Llogaras : nje her se e mbaruat para kohe,dhe te dyten se e inaguruat sot ne ditlendjen e Edvinit !! Tunelin e rruges se Arbrit inagurojeni diten kur te vdes Edvini ,(kshtu se kshtu, ka vite qe i ka kalu afati dhe rrug per "Maloket" esht ).
Per nga inagurimet do t'ja kaloj edhe tunelit ne rrugen e Arberit, i cili ka 10 vjet qe inagurohet.