Thesar në nëntokën shqiptare? Profesori që punoi me ekipin francez: Çfarë u zbulua në Bulqizë

12 Mars 2024, 09:26Ekonomia TEMA
Thesar në nëntokën shqiptare? Profesori që punoi me ekipin

Gazi i hidrogjenit është kthyer në një ndër lëndët djegëse më të kërkuara nga studiuesit në mbarë botën, pasi shihet si garantues i vazhdimësisë së shumë industrive.

Në kuadër të këtyre kërkimeve, Shqipëria ka dalë në skenë si një vend që zotëron sasi të mëdha të këtij gazi natyror në qytetin e Bulqizës.

Për këtë arsye prestigjiozja National Geographic i ka dedikuar një artikull vendit tonë dhe specifikisht qytetit në veri të Shqipërisë.

Profesor Bardhyl Muçeku, i cili ka punuar me ekipin francez për artikullin e publikuar në Natiolal Geographic, në një intervistë në Report Tv tregon se zbulimi në këtë fazë ka më shumë vlera shkencore sesa ekonomike

Sa është sasia e hidrogjenit të gjetur në Bulqizë?

Ky fenomen njihej në gjeologji e petrologji por e reja është që brenda këtyre shkëmbinjve që prodhohet hidrogjeni dhe metani mund të gjemë dhe rezerva hidrogjeni. Është pozitive që artikulohet Shqipëria. Brenda shkëmbijve që prodhojnë kemi rezervuar por nuk mund të themi që jemi në fazën për të parë vlerën ekonomike.

Po për çfarë përdoret Hidrogjeni

Mendohet se hidrogjeni mund të jetë alternativë si burim për energjinë elektrike. përveç HEC, Termocentraleve dhe centraleve bërthamore

Kur është raportuar hidrogjeni?

Shkëmbi i mantelit kur trasnformohet në serpentinit prodhon dhe metan e hidrogjen. E veçanta e Bulqizës është që gjejmë 84 % hidrogjen. Fakti që prej vitesh është konstat dalja e hidrogjenit, në atë sasi që ka qenë e përllogaritur dhe nga profesorët e ajrimit të minierës, 200 ton në vit. Ky lajm u bë shumë publik, ngaqë artikulli për të cilën punuam me ekipin francez u publikua në National Geographic.

Në aspektin ekonomik duhen vite për ta përkthyer?

Nuk është bërë asnjë lloj punimi për të përllogaritur rezervat por duke marrë sasinë konstante dhe atë të që del dhe monitorohet prej vitesh, e reja është që kemi të bëjmë me një rezervuar brenda këtij shkëmbi mëmë. Është sinjal që duhen të bëhen shpime të thella aty apo diku tjetër për ta kërkuar hidrogjenin.

Nuk është hasur kjo në periudhën e komunizmit?

Jo nuk është hasur. Duhet të keni parasysh që në thellësi ne kemi vajtur 1 mijë metra. Në kohën e komunizmit ka qenë më pak se 500 metra. Problemet kanë filluar kur miniera ka vajtur në 600 metra thellësi.

16 Komente

  1. A
    Ama

    Shihni patronazhistet kur te thone qe pasuria qe ka falur natyra eshte merite e qeverise se korruptuar rama

    Përgjigjjuni
    1. P
      Patronazhisti

      Bravo çeveria Rama! Jepi o lexhende, mos u tut ka ziliçaret qy ta kan me kopili, n'saje te Salihit po del hidroxheni. Ti ke merit qy do e shfrytzosh.

      Përgjigjjuni
      1. C
        Celo Mezani

        Boll me kete historine bajate te Hidrogjenit ne Bulqize. Ky eshte produkt i te ardhmes, dhe bota ka shume rezerva te tilla te zbuluara dhe te pazbuluara. Nuk merret njeri me to se nuk eshte ende gati teknologjia. Sapo ti vije vakti do cpojne gjithandej ne planet dhe ky burimi i Bulqize do te jete thjeshte i Bulqizes. Nje pike e zeze ne harte qe krijon ca vende pune dhe ca taksa per shtetin.

        Përgjigjjuni
        1. p
          popull spiun

          Celo, kjo qe thua ti nuk eshte e vertete. Hidrogjeni eshte element i pare dhe gjendet kudo, por nuk mund te shfrytezohet kudo njesoj. eshte pak e komplikuar ta shpjegoj, por ti ta kesh te sigurte qe shume shpejt (brenda 20-30 vjetesh) hidrogjeni do jete kryefjala e zhvillimeve teknollogjike. Shtesat e reja naftembajtese ne territorin tone jane shume premtuese, por po vidhen sa askush nuk ja mban te flasi. Saliu, Fatosi, Edi dhe kushdo qe vjen pas tyre jane te gjithe agjente kundra vendit.

          Përgjigjjuni
      2. S
        Sufllaqja me qepe

        O shoke dhe shoqe te propagandes. Ju njoftoj qe eshte shpikur interneti. Nje kg hidrogjen = 5 dollare. Sikur e gjithe sasia qe del nga miniera (jo nga ai burimi) te arrihej te mblidhej kjo do te gjeneronte vetem 1 milion euro shitje.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Latif

          Po si te dele llogaria 1milion ero kure qenka litri 5 dollarë kur Keta thone se rezervat jane te medhaja apo dhe ky inxhinieri shqiptare dhe franceze dhe gazeta prestigjoze qenkan patronazhista po pse keni kaqe Smir per vendin tuaj apo ju ka mpirë trurin nje plake vrases qe ska shance t'a shikoje pushtetin sa te jete gjalle

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sufllaqja me qepe

            O Latif lexoje gjithe artikullin jo vetem titullin. 200 tone ne vit = 1m euro nqs merr te gjithe gazin qe del nga e gjithe miniera cka eshte e pamundur. Kesaj shifre duhet ti heqesh shpenzimet e te shikosh a ka fitim ndonje qindarke. Pordhe me gaz dmth.

            Përgjigjjuni
        2. b
          bir selua i nenes...

          Njoftimi eshte gjysmak dhe nga vet ky inxhinier.Ne nentoken e ngrire te siberise ,metani mbahet i ndrydhur,pikerisht nga temperaturat e ulta.Tani qe po ngrohet globi specialistet kane parashikuar,qe dalja e metanit ne atmosfere do te jete nje tragjedi e vertet per boten.Keta rapsodet tane lart e poshte u pelqen gjithmone qe arnautistanin,ta konsiderojne qendren e botes,prandaj qe sa po vjen dhe gjan me nje magazi te boshuar dhe me mallra te skaduar.

          Përgjigjjuni
          1. s
            selmani nenes

            O selman koqja, nuk po flitet per gazin metan, por per hidrogjen. Inxhinierat shqiptare, dhe ata te huaj, mendonin qe shperthimet ishin si pasoje a gazit metan, por u vertetua qe ishte per pasoje e gazit hidrogjen.

            Përgjigjjuni
          2. V
            Vranakonti

            Mbajeni forte mos t'jua rrembejne te tjeret nga bota se eshte thesar per ekonomin tone.

            Përgjigjjuni
            1. E
              Eti

              Ik mo K. Ekonomia jone ka rene ne duar te hajduteve, e dhene nga hajdute si rama dhe veliaj. Me siguri rama do ua jape ruseve sic ka dhe banka dhe telekomunikacion etj

              Përgjigjjuni
            2. R
              RAIFI

              Do përfitoi ndonjë kompani turke apo kineze si me naftën shqiptare apo kromin.Çka për Shqipërinë,përveq ndotjes?

              Përgjigjjuni
              1. T
                Trapajane hesapi

                Gazrat nen toke nuk Jane pordhet njerezish,Pra as pordhet e tua,shoqeruese Ama.Po,Jane pasuri natyrore.Mos valle ti i njeh si ere ne bythen e Saliut,idhullit tend?Ndryshe nuk Ka se se ti politizosh menjehete.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Daku

                  Nejse,u tha ç'u tha askush s'e mori vesh. Paskëtaj 'matrapazët' botror do vinë e do i 'vejnë vulën', nuk ka gjë do të thonë dhe ndoshta me ndonjë qeveri do bëjnë pazarin,'ti më jep gazin falas dhe unë të mbajë në pushtet'.. E nejse ,kot j'afuta edhe unë,kush ka sot fuqi për të bërë të tilla pazaresh,se media jonë 'do u çirrte maskën'..

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Demotakercita

                    Jepeni me koncesion te huajve se ne nuk dime ta shfrytezojme.Shqiperia ka shume resurse por ,njerezit qe drejtojne ne keto 33-vite jane "zemergjere" me te juajt se ata jane holle ekonomikisht. Mjere Shqiperia ne dore te kujt ka rene.

                    Përgjigjjuni
                    1. k
                      kureshtari

                      Amani se po presim naften e Shpiragut, qe te krijojme ato fondet qe nuk di si ja tha emrin Rama, mos na ngaterroni me gazin e Bulqizes, se do te na dalin shume fonde pastaj dhe vetem do te hame dhe te pime pa punuar fare- po me kromin e Bulqizes do te krijohet ndonje fond, sidomos tani qe kerkohet per armatime...

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje