TIA rekord historik, 10 milionë pasagjerë. Jaçe: “Teknologji e fjalës së fundit për përballimin e fluksit dhe shpejtimin e procesimit”

10 Dhjetor 2024, 14:00Ekonomia TEMA
TIA rekord historik, 10 milionë pasagjerë. Jaçe:

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës tejkaloi këtë të hënë shifrën e 10 milionë pasagjerëve ende pa u mbyllur viti 2024, duke vendosur kështu një tjetër rekord historik. TIA është aeroporti me rritjen më të shpejtë në Evropë që nga pandemia, me një rritje prej 225% krahasuar me vitin 2019.

Sipas një interviste për programin "Wake Up", Albertina Jaçe, menaxhere e përvojës së klientit në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, fluksi i pasagjerëve ka shënuar nivele rekord veçanërisht gjatë sezonit veror.

“Fluksi më i lartë, e dimë që është sezoni i verës. Në muajt qershor, korrik, gusht, Aeroporti i Tiranës ka kaluar numrin e një milionë pasagjerëve për çdo muaj dhe kjo ka qenë një shifër shumë e madhe. Pra, le të themi që në një ditë, aeroporti i Tiranës ka procesuar mbi 250 fluturime, që në numër pasagjerësh do të thotë mbi 45 mijë pasagjerë për një ditë.”

Jaçe u shpreh gjithashtu se Italia mbetet ndër destinacionet më të preferuara të udhëtarëve që fluturojnë nga ky Aeroport, ndërsa shtoi se për të përballuar këtë rritje të fluksit të pasagjerëve, po aplikohen teknologji të fjalës së fundit.

“Jemi përpjekur që të aplikojmë teknologjinë më të fundit. Të marrim këto pajisje që na ndihmojnë në procesimin më të shpejtë të pasagjerëve. Këtu flasim për skanera të modelit të fundit. Kemi aplikuar edhe strukturat elektronike, si e-gates, të cilat bëjnë të mundur skanimin e pasaportës në kohë reale dhe nuk ke nevojë të shkosh tek pjesa e kufirit, te policia dhe kjo ka shpejtuar gjithashtu shumë procesin. Gjithashtu, edhe sistemet që ne përdorim për check-in janë nga më të fundit dhe kjo ka bërë gjithashtu mundësimin e këtij procesimi, që gjërat të ecin më shpejt. Gjithashtu, janë edhe më të sigurta,” theksoi ndër të tjera Jaçe.

4 Komente

  1. A
    Adi

    super lajm.... nderko populli pika hallit ska buke te ha, keta meren me sa mil turista kan ardh

    Përgjigjjuni
    1. P
      Parruca

      Jo se e thote Rama se ai eshte llum, por kjo shprehja « populli s’ka buke te haje » nuk qendron me. Kushdo mund te punoje sot, dhe pune ka plot qe mos te vdesi per buke. Ata 10 milionet qe thote kjo, nuk jane vetem turiste por dhe plot shqiptare qe jetojne ne Shqiperi dhe bejne turizem neper bote. Shih trafikun tejet te renduar te makinave ne qytete qe te kuptosh qe numri i makinave eshte shtuar ndjeshem, qe do te thote qe edhe mireqenia ne nje fare menyre se ai qe ska buke te haje nuk blen makine dhe as iPhone.

      2. A
        A

        Prandaj sleviz dote ne tirane nga makinat? Prandaj baret e restotantet jane plote?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje