Bakteri E.Coli “orakull” i Euro 2024

4 Qershor 2024, 16:04Sport TEMA
Bakteri E.Coli “orakull” i Euro 2024

Kanë mbetur pak më shumë se një javë nga ceremonia hapëse e kampionatit Europian, Euro2024. Kompeticion që do të ketë padyshim orakujt e parashikimeve të rezultateve të 51 ndeshjeve.

Një laborator në Gjermani ka bërë parashikimin për takimin hapës, atë mes Gjermanisë dhe Skocisë. Si monstër është marrë bakteri Esherjakoli, i cili rritet në zorrë, me mikrobiologu, Markus Egert që beson se organizmat e tij të vegjël do të bëhen trendi më viral i Europianit.

“Ne kemi arritur të rritim relativisht pak mikrobe në një pjatë, në mënyrë që shpërndarja e kolonive që këto mikrobe formojnë më pas të mund të përdoret për të parashikuar një rezultat futbolli. Ne e interpretojmë këtë si më poshtë: sa më shumë koloni rriten, në zonën e penalltisë së një skuadre, aq më shumë gola do të shënohen kundër tyre dhe kështu ne përpiqemi të përdorim shpërndarjen e mikrobeve në pjatë për të parashikuar se si do të përfundojë ndeshja.“


Bakteret deri më tani favorizon Gjermaninë për ndeshjen hapëse kundër Skocisë. Nëse parashikimi i baktereve do të jetë e drejtë apo jo, do të shihet pas përfundimit të takimit hapës më 14 Qershor në Mynih, Gjermani.

Lini një Përgjigje