Superkompjuteri parashikon fituesin e “Euro 2024”, ja shanset që ka Shqipëria

4 Qershor 2024, 13:09Sport TEMA

Superkompjuteri ka bërë parashikimin e tij për Kampionatin Europian që do të zhvillohet këtë verë në Gjermani.

Sipas “Opta” favoriti kryesor për të triumfuar këtë verë është Anglia.

19.9% janë shanset për triumfin final të “Tre Luanëve”, ndërkohë që pas tyre është Franca me 19.1% shanse për ta fituar këtë edicion.

Shqipëria ka vetëm 11.6% mundësi për të shkuar në fazën tjetër pas grupeve, duke qenë e parafundit. Pas tyre qëndron Gjeorgjia.

Për në çerekfinale shanset e ekipit të Sylvinhos shkojnë 3.2%. më gjysmëfinale 0.8% dhe në finale 0.2%. 

Superkompjuteri parashikon fituesin e “Euro 2024”, ja shanset

1 Komente

  1. S
    Southgate nuk ben

    Nuk fiton Anglia me ate palo trajner te paafte qe ka jo. Ta shtrengoje mire trofeun e vitit 1966 se me perpjete nuk ben. I rriten shpresat kot dhe si gjithmone shkon ne shtepi ne cerekfinale, sa perballet me nje te forte.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje