Gjermani Felix Zwayer është arbitri që do të gjykojë ndeshjen Itali-Shqipëri që do të luhet të shtunën e 15 qershorit në orën 21:00 në Dormund.
E gjithë skuadra e arbitrave është nga Gjermania.
Asistentët e kryesorit janë Stefan Lupp dhe Marco Achmüller, Bastian Dankert është gjyqtari i VAR-it ndërsa gjyqtari i katërt është Daniel Siebert.
Shqipëria do të debutojë në Euro 2024 të shtunën në mbrëmje ndaj Italisë, kampiones në fuqi të Evropës, ndërsa dy rivalët e tjerë të grupit janë Spanja dhe Kroacia.
Kush do vnoj bast me mue se Shqypnia ka me u shkalafit per turp nei kyt neshje?