Ramadani, për ndeshjen me Italinë: Në fushë, për të fituar

12 Qershor 2024, 18:38Sport TEMA
Ramadani, për ndeshjen me Italinë: Në fushë, për

Ylber Ramadani, mesfushori kuqezi i cili luan në radhët e Leçes në Serinë A, ka folur për Sky direkt nga kampi stërvitor i Shqipërisë.

"Në Itali ka shumë shqiptarë, ne jemi të lumtur që përfaqësojmë tifozët tanë në Kampionatin Evropian. Italia? Ne gjithmonë dalim në fushë për të fituar. Sylvinho ka krijuar një grup të madh, ne jemi shumë të bashkuar. Kemi bërë një fazë grupesh fantastike, shpresojmë të përsërisim veten në Kampionatin Evropian”.

“Ne i njohim shumë mirë lojtarët e Italisë, duhet të bëjmë gjithçka për të marrë rezultatin që duam”.

“E ardhmja? Më mirë të mos flas, ndryshe do të më thërrasë drejtori! (qesh) Jam i fokusuar te Kampionati Evuropian, do të shohim në fund të kompeticionit”.

Broja ju ka kërkuar ndonjëherë këshilla për Italinë?

"Jo, ne jemi të fokusuar vetëm në Kampionatin Evropian. Ai është një lojtar i fortë që mund të luajë në çdo ekip në botë, ka potencial shkatërrues”.

1 Komente

  1. P
    Per Fitore

    Italia eshte Skuader e Madhe por ka humbur edhe me Ekipe me te dobeta se Shqiperia

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje