Kombëtarja shqiptare do të nisë aventurën e saj europiane ndaj Italisë.
Sfidë që do të luhet ditën e shtunë në orën 21:00. Një duel mjaft i rëndësishëm për kuqezinjtë kun ë “Signal Iduna Park” do të tentojnë të bëjnë një paraqitje pozitive dhe të nisin me këmbën e mbarë Euro 2024.
Përballë “djemve” të Sylvinhos do të jenë kampionët në fuqi.
Sigurisht që cilësohen favoritë, por në kampion kuqezi janë të bindur se mund të marrin rezultat pozitiv. Gjithesi duket e vështirë, pasi edhe historia e përballjeve direkte flet në favorin e tyre.
Kështu Shqipëria me Italinë janë përballur 4 herë mes tyre. 2 herë në miqësore dhe 2 sfuda të tjera kanë qenë të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2018. Në të 4-ta rastet kuqezinjtë janë mposhtur. Në dy sfidat miqësore italianët kanë fituar 1-0 dhe 3-1, ndërsa në kualifikuese kanë triumfuar 2-0 dhe 1-0.
Të gjithë tifozët shqiparë këtë herë shpresojmë që gjithçka të jetë në krahun tonë dhe të marrin pikët e para ndaj tyre.
Se kuptoj kete Titullin statistikat "zhysin" kuqezinjte, po edhe Polonia na kishte mundur çdo here, edhe Çekia po ashtu, si i bie tani....te mos lozim?, vk statistikave. kete here eshte mundesia ti marresh tre pikesh Italise, me gjithe ato probleme qe ka nuk e di se kur do te fitosh here tjeter, edhe nje barazim me dhune Kroacise ose Spanjes dhe opp rregullohen statistikat. Forcaaa Shqiperiiiii....
Merren ne konsiderate rezultatet e 5 viteve te fundit. Ne jemi ndeshur me Italine 4 here keto vitet e fundit, na ka mundur me veshtiresi, por nuk ka shkelqyer. Ne keto 4 ndeshje, Italia ka qene me mire se tani, ndersa ne me dobet. Silvijo i ka me te qarta idete, skuadra eshte me e organizuar, me e forte ne mbrojtje. Skuadra nuk duhet tja dorezoje fushen Italise, por te mbroje deri ne maje te sulmit. Linja e krahut te djathte ka ca probleme. Balliu mund te luante si titullar para mbrojtesit te djathte si mesfushore krahu, duke shtyre drejt sulmit. Ne mund te marrim pike ne te 3 takimet.