
Twitter me pronar Elon Musk hyri në javën e tretë dhe situata nuk duket aspak premtuese: Platforma po përballet me shkarkime masive nga puna, dorëheqjen e figurave të rëndësishme dhe shqetësime për privatësinë dhe sigurinë.
Yoel Roth, kreu i sigurisë dhe integritetit i cili ishte emëruar për të adresuar publikisht shqetësimet që reklamuesit dhe përdoruesit kishin në lidhje me platformën, thuhet se është i fundit që u largua nga kompania. Shefja e sigurisë së informacionit, Lea Kissner, shefi i privatësisë, Damien Kieran, dhe shefja e politikave të pajtueshmërisë, Marianne Fogarty, janë larguar gjtihashtu.
Largimet filluan në të njëjtën ditë që Elon Musk iu drejtua punonjësve për herë të parë, duke thënë se "falimentimi nuk është jashtë diskutimit", sipas raporteve të shumta.
Në një email drejtuar punonjësve dhe në një takim pasues të stafit, Elon Musk nuk shfaqi besim në të ardhmen e kompanisë. Në email, Musk përshkroi rrethanat e vështira ekonomike në të cilat ndodhej kompania dhe sa i rëndësishëm ishte, sipas tij, shërbimi i abonimit, Twitter Blue, për të ardhmen e kompanisë.
Twitter Blue u lejon përdoruesve të blejnë shenjën blu që tregon që një llogari është e verifikuar për 8 dollarë. Mirëpo tashmë ka rezultuar që të verifikohen shumë llogari, pavarësisht se imitojnë figura të njohura ose marka. Disa grupe të të drejtave civile shqetësohen se mungesa e politikave të kontrollit të përmbajtjes dhe mundësia për të blerë një shenjë blu që verifikon llojarinë mund të shkaktojë rritje të keqinformimeve dhe gjuhës së urrejtjes. Ata u kanë bërë thirrje markave që të ndalojnë reklamat e tyre në Twitter.
"Unë nuk kam parë kurrë një miliarder që lyp kaq shumë për 8 dollarët tuaj," tha Derrick Johnson, presidenti i NAACP, Shoqata Kombëtare Amerikane për Përparimin e Njerëzve me Ngjyrë. “Është e qartë se përpjekjet tona – që i bëjnë thirrje kompanive të ndalojnë të gjitha reklamat në Twitter – po funksionojnë. Korporatat duhet të mbajnë përgjegjësi dhe Twitter nuk bën përjashtim. Gjuha e urrejtjes dhe keqinformimi nuk kanë vend askund.”
Se ju doni twitter te lejoj vec ke doni ju,zerat ndryshe nuk lejojen SE quhen conspiracy,qe NGA covid 19 vaksinat e Der te zerat kunder lejimit te mesimit te gay e transgender . Demokraci e liri fjale sipas ketyre te.meparshmeve te twitter Ish vec kush levdon bidenin,green energy,bythqimllikun, emigracioni illegal, etj etj b.s. Ketij Mesa duket si rruhet shume,qellimin e Kish vec ta hiqte qafen kete shtypes te lirise se fjales.
Sa e kishin Bolsheviket ne dore, nuk kishte "eksod" aspak.Tani qe e morri ky, jo pak i majte po ndodh shtegtimi nga Bolsheviket e Djallit., lol
Tere zorraxhinjte, qurrashet, ziliqaret, xhelozet, smirezinjte, fallxhoret e tregut te aksioneve, analofondamentaliste ose analoteknike, mblidhuni ne nje parti, asociacion, shoqate, organizate apo cfare te doni dhe rruajini topet me ceremoni bosit te SpaceX dhe Starlink. Mbeci me shendet.