FOTO: Ferrari i rrallë pritet të shitet për vlerën e "çmendur"

2 Nëntor 2022, 15:19Hi-Tech TEMA

FOTO: Ferrari i rrallë pritet të shitet për vlerën e

Një Ferrari jashtëzakonisht i rrallë pritet të shitet në ankand rreth 1.8 milionë euro (2.09 milionë euro), raporton “The Sun”. Një version special i Ferrari Testarossa Pininfarina Spider i vitit 1990, i cili vetëm sa është rinovuar për 170 mijë funte, do të shfaqet në ankand më 5 nëntor. Nëse ke dashur një Ferrari Testarossa pa çati në vitet 1990-ta, atëherë është dashur të shpenzosh shumë të madhe parash.

Ferrari nuk ofroi asnjëherë zyrtarisht një Testarossa “Spider”, por kur vjen te superveturat, nëse ke para, atëherë çdo gjë është e mundur. Familja mbretërore e Bruneit ka porositur shtatë vetura, por ka pasur edhe dhjetëra tjera që janë bërë, përfshirë edhe ky model.

Versioni që ka dalë në shitje është i rrallë. Që nga viti 1990, kjo veturë ka përshkuar vetëm 413 kilometra, apo 256 milje. Kurrë nuk është regjistruar për rrugë dhe ishte shitur nga pronari fillestar në vitin 1989.

Vetura në vitin 2021 u morr nga dy specialistë italianë të cilët e renovuan. Në total ata u shpenzuan 170 mijë funte për rinovim.

U kryen punë në çatinë elektrike, në interier dhe po ashtu u ngjyros vetura. Po ashtu u bënë renovime në motor. Ky Ferrari i veçantë do të shitet në shtëpinë e ankandeve “RM Sotheby’s” në Londër më 5 nëntor.

Lini një Përgjigje