Elon Musk konfirmon blerjen e Twitter: Do të rikthej Donald Trump në platformë

27 Tetor 2022, 22:40Hi-Tech TEMA

Elon Musk konfirmon blerjen e Twitter: Do të rikthej Donald Trump në
Shefi i Teslas, Elon Musk konfirmon se vetëm disa orë e ndajnë për të finalizuar marrëveshjen për blerjen e platformës së rrjetit social “Twitter”.

Përmes njoftimi, Musk shprehet se një ndër vendimet e para që do të ndërmarrë është rihapja e llogarisë së ish-presidentit të SHBA, Donald Trump, e cila u bllokua pas humbjes së zgjedhjeve prej tij.

Sipas të dhënave, marrëveshja për blerjen e “Twitter” pritet të nënshkruhet deri në orën 17:00 të premten.

“Arsyeja pse bleva Twitter-in është sepse është e rëndësishme për të ardhmen e qytetërimit që të ketë një shesh të përbashkët digjital, ku një gamë e gjerë besimesh mund të debatohet në një mënyrë të shëndetshme pa u drejtuar ndaj dhunës”, shkruan mes të tjerash Musk.

1 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    e kujt i plasi?? kur është një gomar,i dyti nuk ka ndonjë vlerë të madhe!!vetëm se zhurma bëhet më e madhe nga pëllitjet e tyre!

    Lini një Përgjigje