
Me emrin e luftëtarit të mitologjisë, Ajax, projekti për tankun që duhet të ishte më moderni i ushtrisë britanike, u mbështet fort nga të gjithë. Për prodhimin e tij, u ndanë nga buxheti 5,5 miliardë paund, nga të cilat deri tani janë shpenzuar 3,2.
Por edhe pse ishte premtuar se do të ndërtoheshin 589 të tillë, kompania prodhuese ka dorëzuar vetëm 26 tanke, nga të cilët asnjë i vetëm nuk ka arritur të zbresë në “fushën e betejës” pasi nuk ka kaluar testimet.
Për këtë arsye, mediat britanike, BBC, The Telegraph dhe Daily Mail, kanë raportuar se projekti mund të përfundojë shumë shpejt në kosh, duke ngritur dyshime mbi shpenzimin e një shume kaq të madhe, sidomos në kohë krize.
Lajmi vjen në një kohë kur ministri i ri i Financave, Jeremy Hunt, paralajmëroi se do të merren vendime të vështira mbi taksat dhe shpenzimet, pas kaosit të shkaktuar nga vendimet e pararendësit të tij, Kwasi Kwarteng.
Për projektin e ndërtimit të tankut modern u punësuan drejtpërdrejt 800 persona, por në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar janë 4000 vende pune që ndikohen prej tij. Zyra Kombëtare e Auditit paralajmëroi se pengesat e shfaqura deri tani mund të rezultojnë të pakapërcyeshme.
I ndërtuar nga kompania General Dynamics, tanku Ajax duhet të ishte fjala e fundit e teknologjisë sa i përket mjeteve të rënda luftarake.
Por sipas një raporti, deri në dhjetor 2021, më shumë se 300 persona, pjesë të personelit ushtarak, mund të jenë lënduar gjatë testimeve të tij. Tanku duhet të ishte gati brenda vitit 2017, por tashmë që projekti është shtyrë dy herë, në fund të këtij viti mund të merret vendimi përfundimtar për ta mbyllur atë.
Qenka tank me PPP.
Rroftë Google translate se ju sdini As shqip. Idiota.
Njehere miliard njehere milion.... hahaha
Njehere miliard njehere milion.... hahaha
Njehere miliard njehere milion.... hahaha
Njehere miliard njehere milion.... hahaha
Epo jane paund ...te rinj ose te vjeter
Po pse? Mua me duket goxha tank ky! Apo, hiç mendja mua: Do jete si puna e moderatoreve te sportit qe nga boja te marrin ne qafe (si puna e ketij Ajaxit), por nga sporti nuk dine gje prej gjeje. U duhet thene atyre anglezeve se s'ka problem pse nuk ka kaluar testet Ajaxi, por le t'ia çojne Ukraines, sepse me ta pare ruset, do t'ja mbathin nga syte kembet nga frika. Do jete si puna jone kur shikojme programet e sportit, nuk e kemi mendjen se ç'flitet por syte na ngelen tek moderatorja.
Per cfare "koshi" thoni o te Mjere. Keta kane Parane dhe presin sa te kene Nevoje. Putini e tha Para kater apo pese vjeteve mos gabohem qe SH.B.A pret para sa te doje. Nuk eshte me ne Vleren e Deposites se Arit. Pastaj Ajaksi me duket se ishte paraardhesi i Arnauteve.Cne ne Mitho-Llogine Greke? Arxileas (Akili "shqip") po ashtu ishte paraardhes i Deputetit Osmane Ismail bej Vlores, Frashellinjve, Hasaneve, Tahsimeve qe kush nuk u be si Ata d.m th nuk u turqizua kishte Bio-Grafia te "Keqe". Thjesht quhej Kaurri i Derrit. Mua nuk me vjen keq per bijte e Vezireve, Pashallareve, Bejlereve qe vetequhen "Skiptare" por te tjeret qe prinderit e tyre Kaurre te Derrit sakrifikuan (sacrifice) dhe u Persekutuan (persecition) per mbajtjen e Kombesise Greke Epirote.