
Elon Musk ka marrë pronësinë e Twitter dhe ka nisur menjëherë me shkarkimet e drejtuesve kryesorë.
"Zogu është liruar," shkroi ai në Twitter pasi përfundoi blerjen e platformës prej 44 miliardë dollarësh, duke iu referuar logos së zogut të Twitter-it dhe duke shprehur kështu dëshirën e tij që kompania të ketë më pak kufizime në përmbajtjen që mund të postohet.
Musk është vetë-përshkruar si absolutist i fjalës së lirë, megjithatë, ka thënë gjithashtu se dëshiron të parandalojë që platforma të bëhet një dhomë jehone për urrejtje dhe ndarje.
Qëllime të tjera të tij përfshijnë dëshirën për të "mposhtur" spam bots në Twitter dhe për t'i bërë të disponueshme publikisht algoritmet që përcaktojnë se si përmbajtja u paraqitet përdoruesve të saj.
Megjithatë, Musk nuk ka ofruar detaje se si do t'i arrijë të gjitha këto dhe kush do ta drejtojë kompaninë. Ai ka thënë se planifikon të shkurtojë vendet e punës, duke i lënë 7500 punonjësit e Twitter të shqetësuar për të ardhmen e tyre. Ai gjithashtu tha të enjten se nuk e bleu Twitter-in për të fituar më shumë para, por "për të provuar të ndihmojë njerëzimin".
Musk shkarkoi shefin ekzekutiv të Twitter, Parag Agrawal, shefin financiar Ned Segal dhe shefen e çështjeve ligjore dhe politikave, Vijaya Gadde. Ai i kishte akuzuar ata se e kishin mashtruar atë dhe investitorët e Twitter-it për numrin e llogarive të rreme në platformë.
Agrawal dhe Segal ishin në selinë e Twitter në San Francisko kur marrëveshja u mbyll dhe u shoqëruan jashtë, shtuan burimet.
Musk gjithashtu u përpoq të qetësonte frikën e punonjësve për pushime të mëdha nga puna dhe siguroi reklamuesit se kritikat e tij në të kaluarën ndaj rregullave të moderimit të përmbajtjes së Twitter nuk do t'i dëmtonin.
Musk ka deklaruar se ai eshte nje ABSOLUTIST i fjales se lire dhe do te lejoje te shprehet cdo pikepamje, PERVEC THIRRJEVE PER DHUNE. Demokracia kerkon shprehjen e lire te cdo pikepamjeje te njeriut dhe jo vetem ato qe pelqen Twitteri , madje as vetem ato qe pelqen shumica (se perndryshe dalim te sistemet nje partiake dhe "diktatura e shumices ndaj pakices" qe thuhej nga komunistet. Dhe kjo eshte nje gje e mire. Twiteri duhet te cpolitizohet, sepse ka qene jashtezakonisht i politizuar dhe kunder fjales se lire. Twiteri quante korrekte vetem pikwpamjet e majta dhe ndalonte ose filtronte me rreptesi cdo pikepamje qe nuk perputhej me ideologjine e majte. Por kjo eshte vetem nje hap drejt sistemit njepartiak dhe diktatures se majte te cilen ne shqiptaret e kemi provuar sa "eomel" ishte per gjysem shekulli. Urime Musk-ut per kete sherbim te madh qe do ti beje demokracise amerikane!
Ja doli një Tra(m)pist që do fjalën e lirë(thirrje për luftë) Si 30vjet në shqipëri me sali QENIN.
"Musk është vetë-përshkruar si absolutist i fjalës së lirë"!?!?!? të shohim,deri tashti është treguar si një sipërmarës i suksesshëm,dhe kjo në thonjza,sepse tesla lëkundet pak si tepër,dhe si një impulsiv hakmarrës!! në fakt dhe putini,xi e erdogani janë "vetë-përshkruar si absolutist i fjalës së lirë"! me një fjalë të fjalës së tyre,atë të të tjerëve e sulmojnë me gjithë fuqinë e tyre!! mask!?nuk ka fuqinë e tyre,por bën sa mundet!!
Beri mire qe pastroji keta indiane qe vijne per nje kore buke dhe behen sherbetore te devotshem duke censuruar fjalen e lire.