
Për të dytin vit me radhë, në Elbasan do të mblidhen makinat "off road" nga gjithë Shqipëria.
Eventi do të mbahet më 18 shtator.
Organizatori Ervin Skënderi thotë se ky event synohet të mbahet çdo vit, pasi në të jo vetëm marrin pjesë admiruesit e makinave, por me anë të kësaj ngjarje promovohet edhe Elbasani dhe turizmi në këtë qytet.
Në të ardhmen synohet ndërkohë, që ky event të jetë ndërkombëtar dhe të ketë pjesmarrje edhe nga rajoni dhe Europa, çka do të ishte një reklamë e mirë për Shqipërinë.
Lini një Përgjigje