FOTOT: Krijohet miu-robot, do të përdoret për misione specifike

24 Prill 2022, 14:18Hi-Tech TEMA

FOTOT: Krijohet miu-robot, do të përdoret për misione specifike

Shkencëtarët kinezë kanë krijuar për herë të parë një mi-robot, që sillet fiks si një brejtës i vërtetë.


Instituti i Teknologjisë së Pekinit ka prezantuar atë që e ka quajtur SQuRo, një robot që do të përdoret për misionet e kërkim-shpëtimit, duke shfrytëzuar aftësinë e tij për t’u futur në hapësira tejet të ngushta.


“Minjtë janë shumë të shkathët dhe kanë një aftësi të jashtëzakonshme për t’u përshtatur me mjedisin. Për të krijuar këtë robot, kemi studiuar me imtësi mënyrën e lëvizjes së minjve dhe shpikja jonë, njësoj si një mi i vërtetë, mund të depërtojë edhe në hapësira ku duket e pamundur që të arrihet”, shpjegojnë shkencëtarët kinezë.

 

2 Komente

  1. S
    Sara

    minjte kane shpikur miun, po nje buburrec nuk benit dot?

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zeqo Pilafi studiues i veprës madhore të Sazan Gur

      Buburrecin pritet t'a shpikin shkencëtarët e laboratorit të teknologjisë së lartë të Universitetit Politeknik të Tiranës, në bashkëpunim me Universitetet KRISTAL dhe UET. Një ndihmë të pakursyer pritet të japin edhe laboratorët shkencor të universiteteve të Durrësit, Shkodrës, Korçës, Elbasanit, Vlorës dhe Gjirokastrës. Por barrën kryesore pritet t'a mbajnë një numër universitetesh private në vënd. Gjithë qëllimi i krijimit të këtij buburreci elektronik, (theksojmë se kjo është një porosi e NASA-s për universitetet tanë presigjioz) është përdorimi i tij në hapsirën e planetit Mars për të studiuar shkaqet e humbjes të treguesve të mundësisë së jetës në këtë planet. Kjo në kuadrin e idesë se dikur jeta ka qënë e zhvilluar në Mars dhe më pas me ftohjen graduale të diellit, kushtet e bënë të pabanueshëm dhe banorët e Marsit u çvendosën në planetin Tokë. Ashtu siç pritet të ndodh që pas humbjes së kushteve në planetin tonë, të zhvendosemi në Afërditë. Për korrektesë shkencore, vëmë në dukje se shumë nga idetë që përmendëm janë marrë nga botimet gjeniale shkencore të dr. Prof. Ing. Gjeo. Arkeo. Astro. Fiz. Filozof Sazan Guri, lulja dhe ajka, krenaria jonë kombëtare Sazan Guri. Buburrecin pritet t'i vihet emri Taulant Balla ose Erjon Braçe.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje