Largimi i Mira Muratit, kthesa për të ardhmen e teknologjisë

30 Shtator 2024, 09:41Hi-Tech TEMA
Largimi i Mira Muratit, kthesa për të ardhmen e teknologjisë

Fuqia e Mira Muratit është shembull i qartë se si liderët teknikë ndikojnë në vizionin dhe drejtimin e kompanive inovative.

Ajo ka luajtur një rol kyç në zhvillimin e teknologjive të Inteligjencës Artificiale dhe, për më tepër, ka kontribuar në formësimin e kulturës së punës brenda OpenAI.

Por, ikja e saj e papritur, së bashku me dorëheqjet e tjera të drejtuesve të lartë, ngre pyetje të rëndësishme mbi stabilitetin e kompanisë.

Dorëheqja e saj siç shkruan “The Economist”, tregoi një pasiguri brenda strukturës drejtuese të OpenAI dhe drejtimit të Sam Altaman.

Edhe pse Altman përpiqet të paraqesë një narrativë pozitiv, duke thënë se ekziston një plan pasardhës dhe se ai do të fokusohet më shumë në aspektet teknike, faktet tregojnë se gjendja mund të jetë më e komplikuar.

Largimi i një lidereje si Murati, pa një njoftim të mëparshëm dhe pa shenja tensioni, përbën një sinjal të fortë për investitorët dhe ekipin e brendshëm.

Ikja e Muratit do të ketë pasoja të shumta – vjen në një kohë kur kompania po përpiqet të tërheqë fonde të mëdha – mund të theksojë një krisje të besimit brenda strukturës menaxheriale.

Nëse Altman dhe ekipi i tij nuk mund të mbajnë individë të tillë të talentuar, atëherë çfarë nënkupton kjo për të ardhmen e inovacionit dhe zhvillimit brenda kompanisë?

Është pyetja që ngre “The Economist” duke theksuar se këto lëvizje mund të jenë një reflektim i presioneve që vijnë nga investitorët për të maksimizuar fitimet.

“Nëse kultura e punës dhe e lidershipit nuk janë në sinkronizim me objektivat strategjikë, atëherë rezultati mund të jetë një kompani që përballet me çështje të ngjashme me ato që hasën kompani si Uber, ku prodhimi dhe kultura e punës ishin në konflikt”.

Murati, e cila e informoi Altman për vendimin e saj para se të njoftohej publikisht, shprehu se “ky moment ndihet si i duhur” për t’u tërhequr, në një kohë kur OpenAI po përjetonte një ngritje.

Ndryshimet e papritura të liderëve janë një pjesë natyrale e kompanive që rriten shpejt, sipas Altman, por ky rast veçohet për shkak të dramës që e ka shoqëruar.

Ajo që është edhe më intriguese është se ikja e Murati ngre pyetje të rëndësishme për të ardhmen e saj në një industri që është kryesisht e dominuar nga meshkujt.

Në deklaratën e saj, ajo shprehu dëshirën për të krijuar “kohë dhe hapësirë për eksplorim”, duke sugjeruar se mund të ketë plane për të ndjekur projekte të reja që mund të shndërrojnë peizazhin e teknologjisë.

Duke pasur parasysh profilin e saj të lartë dhe arritjet e konsiderueshme, është e mundur që në këtë hapësirë do të shfaqet së shpejti një kompani e njohur që do të udhëhiqet nga një grua.

Ikja e saj do të ketë pasoja që do të ndihen thellë në dinamikën e brendshme dhe strategjinë e ardhshme të kompanisë, por gjithashtu mund të hapë dyer për një të ardhme në industrinë teknologjike.

Murati iu bashkua ekipit drejtues të OpenAI në 2018 pasi punoi në kompaninë Ultraleap (atëherë e quajtur Leap Motion) dhe Tesla.

Me lëshimin publik të ChatGPT në vitin 2022, Murati ndihmoi në udhëheqjen e OpenAI-t ndërsa u bë e njohur në Silicon Valley dhe më gjerë dhe nisi një garë armatimi të AI në botën e teknologjisë.

Nëntorin e kaluar, ajo u ngrit për një kohë të shkurtër si CEO e përkohshme në OpenAI gjatë trazirave kaotike të lidershipit të kompanisë, që pa Sam Altman të rrëzuar, dhe më pas u rikthye shpejt në rol.

Gjatë debaklit, Murati iu bashkua më shumë se 500 punonjësve të tjerë të OpenAI duke kërcënuar se do të largohej nëse Altman nuk kthehej në kompani.

Kohët e fundit, Murati mbikëqyri avancimet e mëdha në teknologjinë e kompanisë, duke përfshirë lëshimin në maj të GPT-4o.

“Publikimet tona të fundit shënojnë fillimin e një epoke të re ndërveprimi dhe inteligjence… Ne nuk ndërtuam thjesht modele më të zgjuara, ne ndryshuam rrënjësisht mënyrën se si sistemet e AI mësojnë dhe arsyetojnë përmes problemeve komplekse”, tha Murati në shënimin që lajmëronte daljen e saj.

5 Komente

  1. S
    Sali Paraja

    Murati ishte "low fruit" ne pemen e AI. Patjeter qe do ikte. Kryesori qe u iku prej andej ishte Susckever, apo si e ka emrin. Mira nga frika se mos kompanie bie nga ikja e Ilja Susckever, iku dhe ajo. Problemi eshte se Amerika ka shume talente dhe te gjithe zvendeshen.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vezhguesi

      Ajo qe me cudit me shume eshte kur lexoj konkluzione te tilla si ky i juaji me vendime "akute". Iku Murati pasi iku dikush me i zoti se ajo. Se nga i dini juve keto gjera duket nga fakti se as emrin nuk i dini personit ne fjale sic e deklaroni vete ne komentin tuaj. Problemi kryesor qe kam vene re me komentuesit ne TEMA eshte ndertimi i nje supozimi te cilin e ngrini dhe pastaj mbi kete supozim beni analizat sic keni bere ne kete koment. Askush nuk e di se perse Mira Murati u largua nga kompania. Ate e di vetem ajo, por e verteta e madhe eshte se Murati ka kapacitete intelektuale te niveleve te larta dhe me siguri qe i ka peshuar te tere rrethanat qe e shtyne te marre ate vendim qe mori.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bien altruistet dhe fitojne biznesmenet!

        Aresyeja perse Mira Murati dhe shume te tjere qe e pasuan largimin e saj jane larguar nga OpenAI ose ChatGPT sepse jane kunder kthimit te OpenAI ne nje kompani biznesi, me fitime financiare dhe jo falas sic ka qene deri tani. Te dy grupet jane quajtur 'altruistet' dhe 'perfituesit' (profeteers). Altruistet, ku ben pjese edhe Mira Murat,i desheronin qe ChatGPT t'iu sherbente te gjithe njerezimit falas, pa fitime monetare. Ndersa perfituesit, tani qe e moren ne dore kompanine do ta perdorin per perfitime financiare. Kompania OpenAI tani per tani ka nje vlere prej 150 miliard dollaresh. Nje pjese e atyre qe jane larguar tashme kane krijuar kompani te tjera AI. Mira Murati akoma nuk dihet nese ka krijuar ndonje kompani te re.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shkodrani

          Ky eshte rrealiteti. Ne fillim institoret hedhin para dhe ka raste si ky ku puna inxhinierike lulezon dhe kthehet ne nje produkt qe mund te shitet. Ky eshte edhe momenti kur inxhinieret kthehen nen urdhrat e financiereve. Amerika nuk eshte vend komunist, cdo gje behet per fitim, kjo vlen edhe per Miren. Ajo fale talentit dhe punes se saj nuk do ta kete te veshtire te filloje dicka te re qe ta permbushe si ekonomikisht ashtu edhe profesionalisht. I uroj lumturi dhe suksese te metejshme asaj dhe te gjith shqiptareve te mire e te zgjuar!

          Përgjigjjuni
      2. A
        Aqif Gjeraqina

        Sakte Shkodrani!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje