“Refuzoi” Kanadanë, sot i riu shqiptar në industrinë e lojërave virtuale

12 Nëntor 2022, 11:30Hi-Tech TEMA

“Refuzoi” Kanadanë, sot i riu shqiptar në industrinë

Mund të ishte duke jetuar në Kanada falë nënshtetësisë që zotëron, aty ku mesatarisht paguhesh 6 mijë dollarë në muaj, por Dario zgjodhi Shqipërinë, vendin me të ardhurat më të ulëta për frymë në Europë.

Dhe vjen një ditë që mundi shpërblehet. Sot, Dario është pjesë e lojërave virtuale, industrisë 300 miliardë euro.

Me gjithë largimet që nuk po kanë fund, në Shqipëri ka ende të rinj e të reja që kanë ide të bukura.

Dario ishte me fat, ideja e tij nuk u “vyshk” ashtu siç ndodh me shumë të tjerë. Ai mundi të përfitonte nga skema e qeverisë për mbështetjen e Start-Up-eve.

Shqipëria klasifikohet sot në krye të listës së shteteve me ritmet më të larta të shpopullimit, me pamjet e gomoneve drejt Anglisë të mbushura me shqiptarë. 

Sa vendi nuk është zbrazur ende, duhet rikthyer shpresa. Dhe ajo që institucionet vendase dhe ato ndërkombëtare, akademikë e mbi të gjitha aktorë nga tregu i punës i kërkojnë qeverisë, është marrja seriozisht e të rinjve.



3 Komente

  1. V
    Vlora1912

    Që Dario mbeti n ë Shqipëri, u muarr Vesh. Që Dario, ka fituar fonde nga Qiverriu si i Talentuar që na qenka, dhe kjo u muarr vesh . . Tani, që të mos e mendojmë se ky Dario është vetëm një Patronazhist, a do na thoni se ku e ka Takentin???.....Cfar fushe, apo çfar gjetje na paska "gjetur"??? ...Dhe për ta vazhduar mejtimin më tutje....kjo "gjetja" e këtij Darjos, sa ndikon tek interesi i përgjithshëm...??? P.S...Nuk kam asgjë me Darion(pasi ai mund të jetë vërtet i shkëlqyer), apo qoft edhe me Patronazhistët... .E kam me lajmin e cunguar, qe nuk na jep informacion të saktë.....E kam me lajmin si Propagandë, kur na sugjeron se mund të Refuzosh Kanadanë me 7.5 mij dollaro për Shqipërihanen tonë me 350 dollaro!!@

    Përgjigjjuni
    1. A
      Altin

      Kam 22 vjet qe jetoj ne Toronto, kam qesh me tmodhe me pagen mesatare 6 mije dollar ne muaj. O idjota gazetar qe nuk dini ca shkruani.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kanadezi

        6 mije dollare ne muaj???. Nje fakt si qeveria shqiptare perzen shqiptaret. Me propoganistik tallese per kanadezet dhe mashtruese per shqiptaret.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje