Zbardhen të tjera detaje rreth krimit të rëndë, me dy të vdekur në Konispol.
Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00, në fshatin Shalës.
Pavarësisht dyshimeve të para, ku u tha se Huso Islamaj vrau gruan e tij me sëpatë, shtetasen Shano Islamaj, dhe pas konfliktit me djalin e tij, u rrëzua nga shkallët dhe për pasojë humbi jetën, policia hedh dyshime dhe për një tjetër version.
Duke iu referuar burimeve hetimore, policia po heton dhe djalin e çiftit, shtetasin Klement Islamaj, pasi nuk përjashtohet që mund t’i ketë vrarë prindërit.
E moshuara, sipas policisë, humbi jetën nga goditja më sëpatë, ndërsa 69-vjeçari pas rrëzimit nga shkallët. Aktualisht, trupat e pajetë të burrë e grua ndodhen ende në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk janë transportuar në morgun e spitalit të Sarandës.
Sakaq, 40-vjeçari, i cili jetonte bashkë me prindërit, gruan dhe dy fëmijët e tyre, aktualisht është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje, mbi detajet e ngjarjes.
Prandaj dënimi kapital me vdekje duhet të jetë në kushtetutë. Disa (duhet theksuar që janë liberalë të majtë) mendojnë që dënimet kapitale nuk e ulin krimin, në fakt është krejt e kundërta. Ky Huso Islamaj po të ishte dënuar me vdekje që në fillim, do ishin kursyer 3 jetë njerëzish dhe djali i tij nuk do përlyej në vrasjen e tij. Po përmend edhe një rast tjetër, Dan Huta! Po të ishte dënuar me vdekje Dan Huta, do kurseheshin jetë të tjera njerzore. Sa e sa raste të ngjashme me vrasës që lirohen nga burgu dhe vazhdojnë avazin pas daljes nga burgu. Patjetër që jo çdo vrasje është për dënim kapital të autorit, por në rrethana të vrasjeve të shkallës së parë, duhet dënim kapital!!!
Shperblejeni ket njeri per vuajtjet qe ju shkaktuan nga injoranca shtetrore, dhe ne vend tij te burgosen gjykatesit prokuroret qe shktarruan çdo gje njerzore.