DETAJET/ Ky është Ëngjëllush Deliaj që dhunoi barbarisht bashkëshorten dhe i mori jetën

5 Gusht 2024, 15:10Kronika TEMA
DETAJET/ Ky është Ëngjëllush Deliaj që dhunoi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një grua është dhunuar barbarisht nga i shoqi i saj, aq sa ka ndërruar jetë në spital.

Viktima është 64-vjeçarja Hati Deliaj, e cila u vra nga bashkëshorti i saj 70-vjeçar, Ëngjëllush Deliaj.

Viktima, e cila ishte shtruar në spital mbrëmë, kishte nofulla të thyera dhe shenja të tjera të dhunës nga i shoqi.

Pavarësisht se iu dha ndihma e parë nga mjekët në spitalin e Vlorës, e moshuara nuk u mbijetoi dot plagëve të marra dhe mbylli sytë përgjithmonë. 

"Shiko si e ka katandisur. E ka mbajtur të izoluar dhe dhunuar. Nofulla është e thyer, në sy dhe në grykë ka të nxira nga dhuna,"-i shkruan JOQ një qytetare që me shumë gjasa ka kaluar mbrëmjen me të ndjerën në spital.


Por kjo nuk ka qenë hera e parë që Hati dhunohej nga i shoqi. Gjatë pandemisë Hati ishte shtruar për një muaj në një qendër për rehabilitimin e grave të dhunuara në periferi të Torinos.

Por pas një periudhe të gjatë larg tij dhe premtimeve se nuk do ta dhunonte më, e ndjera i kishte dhënë një mundësi të dytë, pa e ditur që kështu do të firmoste "kontratën" e vdekjes. Dhuna ndaj saj kishte vazhduar...

Gjatë këtij viti, 64-vjeçarja kishte vuajtur nga probleme me mushkëritë dhe kishte kërkuar ndihmën e familjarëve të saj, të cilët e kishin dërguar në spitalin turk të Fierit për t’i shpëtuar jetën, kjo pasi i shoqi kishte refuzuar që ta ndihmonte të mjekohej.

Pas trajtimit në Fier, ajo kishte filluar të përmirësohej, ndërsa tre muajt e fundit, ai i kishte ndërprerë çdo marrëdhënie me familjarët e saj dhe kishte refuzuar t’i lejonte ata në shtëpi.

Kontaktin e parë pas 3 muajsh me familjarët e gruas, Ëngjëllushi e pati vetëm për t'i njoftuar se e shoqja po i vdiste në duar.

Ai kishte telefonuar një kushërirë të gruas për gjendjen, ndërsa kur u telefonua nga njëra prej motrave të gruas, e cila e kërcënoi se do të njoftonte Policinë, ai më në fund u bind duke njoftuar ambulancën.

Por ishte tepër vonë për Hatin! 

Çifti nuk kishin fëmijë, por 70-vjeçari ka tre djem nga martesa e tij e parë me një tjetër grua, e cila edhe kjo e fundit ka vdekur.

 Pas disa viteve që jetonin në Itali kishin vendosur që të ktheheshin në Shqipëri, ku e moshuara do të gjente vdekjen.

5 Komente

  1. .
    .......!!!!

    O kara gazetare 64 vjec nuk quhet e moshuar...une jam 56 vjec dhe ju qi ne kembe

    Përgjigjjuni
    1. G
      GenFT

      Kalbeni ne burg kete “trim”, se ne burg kur marrin vesh qe ke bere trimin me gruan dhe e ke vrare, te ndrrojne emrin ne gjendjen civile te burgut, te veshin me fustan, te veshin sutjena, dhe pastaj te montojne nje drite te kuqe te dera e qelise, dhe kur ndizet, ke klient. Vriteni kete Plere

      Përgjigjjuni
      1. "
        "....nese gervish sadopak nje myslimon shqipfoles

        nje "engjell"turk nuk mund te jet gje tjeter vecse.... kriminel!

        Përgjigjjuni
        1. A
          Artan

          Po nje "engjell" greqir, që ka byrazer turkun?

          Përgjigjjuni
        2. S
          Shejtan

          Si tere bota e qytetruar probleme do kishim edhe pa islamin, por jo ne ket mas dhe ne ket menyre. Shqiptare per hir te se vertetes zgjohuni se na mori lumi.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje