Krim i rëndë në Konispol, burri vret gruan me sëpatë: Djali e shtyn nga shkallët pas sherrit, vdes dhe 69-vjeçari

6 Gusht 2024, 09:10Kronika TEMA
Krim i rëndë në Konispol, burri vret gruan me sëpatë:

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Konispol. Një burrë pas një grindjeje të çastit ka masakruar më sëpatë për vdekje bashkëshorten e tij.

Por pak çaste më pas, gjatë konfliktit edhe me të birin, njoftohet se ky i fundit e shtyu nga shkallët, teksa i moshuari gjeti vdekjen minuta më pas.

Ngjarja e rëndë sipas njoftimit paraprak të policisë vendore, ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm (6 Gusht).

Policia sqaroi se autori-viktimë Hysen Islamaj ishte 69 vjeç, kurse gruaja e tij që humbi jetën, Shano Islamaj, 66 vjeçe.

Policia njofton se ka nisur hetimet e menjëhershme dhe po kryen procedurat paraprake.

Gjithashtu u bë edhe prangosja e autorit të dyshuar, djalit të viktimave, Klementin Islamaj, 40 vjeç, teksa po verifikohen motivet e krimit të rëndë.

Rreth orës 07:00, në fshatin Shalës, Konispol, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi H. I., 69 vjeç, ka vrarë me mjet prerës (dyshohet sëpatë) bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. I., 66 vjeçe.

Më pas, shtetasi H. I. dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, shtetasin K. I., rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë shtetasin H. I. nga shkallët e banesës. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi H. I. ka humbur jetën në vendngjarje”, njoftoi policia.

4 Komente

  1. D
    Dano Zarkaj

    Plak i poshter. Le prapa dy xhenaze e 1000 halle. Mos u tretç.

    Përgjigjjuni
    1. .
      ...

      Dej në Vlorë sotë këtu këta janë terrorista islamikë pa ndjenja njerzore...

      Përgjigjjuni
    2. L
      LORA

      C'fare duhet te bente djali,kur i vritej para syve Nena e tij ? Vafsh ne ferr baba-ndyresire,,,,,qe edhe djalin e detyrove te ndose duart me ty dhe te perfundoje ne burg. Per mua,viktimat jane Nena dhe i biri,Klementi.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sanie

        ????

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje