Sulm kibernetik, reagon Kuvendi: Po rikuperojmë të dhënat e fshira tek disa përdorues dhe po hetojmë për burimin

10 Mars 2026, 18:10Kronika TEMA
Sulm kibernetik, reagon Kuvendi: Po rikuperojmë të dhënat e

Kuvendi i Shqipërisë informon se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, është konstatuar një akses i paautorizuar në infrastrukturën IT të institucionit. Gjatë verifikimeve është vënë re fshirja e një pjese të informacionit në disa llogari përdoruesish të punonjësve të administratës.

Vlerësimi paraprak teknik tregon se mund të bëhet fjalë për një sulm të sofistikuar kibernetik, i cili ka pasur si synim fshirjen e të dhënave dhe cenimin e disa sistemeve të brendshme.

Nga analizat e para rezulton se infrastruktura kryesore e punës nuk është prekur. Faqja zyrtare e Kuvendit të Shqipërisë dhe sistemet e tjera që mbështesin funksionimin e institucionit vijojnë të funksionojnë normalisht.

Menjëherë pas konstatimit të incidentit janë marrë masa për izolimin e trafikut të dyshimtë dhe për neutralizimin e sulmit. Ndërkohë, ekipet teknike po punojnë për rikuperimin e të dhënave të fshira në llogaritë e përdoruesve.

Për këtë situatë është ngritur një skuadër e përbashkët teknike dhe hetimore që po punon për analizimin e plotë të incidentit, identifikimin e burimit të sulmit dhe rikthimin e të dhënave të prekura. Në këtë proces Kuvendi i Shqipërisë po bashkëpunon ngushtë me institucionet përgjegjëse për sigurinë kibernetike, përfshirë Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), Drejtorinë për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit dhe Komandën Kibernetike në Ministrinë e Mbrojtjes.

Po ashtu mësohet se është mbledhur me urgjencë Këshilli i Sigurisë.

Gjithashtu, gjatë këtyre orëve është ofruar mbështetje teknike edhe nga partnerët ndërkombëtarë, me të cilët po vijon komunikimi për vlerësimin e situatës dhe hapat e mëtejshëm.

Më herët, gjatë ditës së sotme, në një postim në Telegram, Homeland Justice ka pranuar se ka sulmuar postën elektronike të Kuvendit.

Grupi i njohur aktivist, pretendon se posedon të gjitha bisedat e deputetëve shqiptarë dhe korrespondencën e tyre gjatë muajve të fundit

3 Komente

  1. P
    Public opinion matter

    Vete qeveria e rilindja i bejne keto. Arsyet dihen. Fsheh ca gjurme... se per ti fshirjen gjurmet, harroje! Nje dite....

    Përgjigjjuni
    1. O
      OK

      Ore si ka mundesi qe keto bejne qejf apo testojne veten e tyre me sistemet tona te "sofistikuara", nderkohe qe ne shtepine e tyre ishin prej vitesh te hakeruar deri dhe te kamerat e trafikut rrugor.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mara emigrante ne Itali

        Gjurmet te çojne te pd , si gjithmon babalet hedhin gurin dhe fshehin doren , e verteta do te dale .Shqiperia armikun e brenda qe eshte krimineli sali me tentakulat e tije .

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje