Raporti vjetor i SPAK për vitin 2025, ku paraqiten rezultatet kryesore në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, është shoqëruar edhe me një mesazh nga kryeprokurori Klodian Braho.
Braho thekson se SPAK ka shënuar progres në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa vijojnë hetimet dhe ndjekjet penale për të gjithë zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën.
“Të dhënat e Raportit të Vitit 2025 tregojnë se SPAK ka shënuar progres në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe për këtë vlerësoj punën e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme dhe hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Megjithatë, këto janë sfida që kërkojnë përpjekje të vazhdueshme.
Ne po punojmë intensivisht për hetimin dhe ndjekjen penale të të gjithë atyre zyrtarëve që kanë abuzuar me detyrën. Një rol kryesor në arritjet e SPAK ka luajtur edhe forcimi i bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë për hetimin e çdo personi që ka kryer vepër penale, duke treguar se askush nuk është mbi ligjin dhe se të gjithë janë të barabartë para tij”- thuhet në mesazhin e Brahos.
Njoftimi i SPAK për raportin:
SPAK publikon Raportin Vjetor për vitin 2025 – Rritje e hetimeve dhe rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) publikoi më 9 Mars, Raportin Vjetor për vitin 2025, ku paraqiten zhvillimet dhe rezultatet kryesore në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Gjatë vitit 2025, volumi i hetimeve penale është rritur krahasuar me vitin 2024. SPAK hetoi gjithsej 871 procedime penale, nga të cilat 294 raste të reja dhe 577 të mbartura nga viti 2024.
Vlera totale e aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara arriti në rreth 45.4 milionë euro.
SPAK ka vijuar me vendosmëri hetimin e zyrtarëve të nivelit të lartë, duke regjistruar 6 procedime të reja dhe 16 persona nën hetim. Nga 30 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë nën hetimm 18 persona janë dërguar në gjykatë me kërkesë për gjykim, ndërsa 10 prej tyre janë dënuar me vendim të formës së prerë.
43.49 milionë euro përfaqësojnë vlerën e aseteve të sekuestruara (rreth 96% e totalit);
1.91 milionë euro përfaqësojnë vlerën e aseteve të konfiskuara (rreth 4% e totalit).
Në këtë vlerë përfshihet edhe sekuestrimi i kriptovalutave të llojit TETHER (USDT), me një vlerë ekuivalente prej 14.5 milionë dollarë, ose rreth 12.4 milionë euro.
SPAK ka vijuar të intensifikojë luftën kundër korrupsionit duke regjistruar:
24 procedimeve me 147 të pandehur për korrupsion jo të nivelit të lartë, dhe
10 procedimeve me 13 të pandehur për korrupsion të nivelit të lartë.
Sa i takon volumit të hetimit të çështjeve apo hetimeve që lidhen me korrupsionin këto janë 220 për vitin 2025, ndërsa çështjet e përfunduara janë 156.
Lufta kundër Krimit të Organizuar është rritur:
Numri i çështjeve dhe hetimeve të përfunduara është rritur me rreth 3.4%, nga 58 në vitin 2024 në 60 në vitin 2025.
Të dhënat krahasuese për periudhën 2024–2025 tregojnë gjithashtu:
rritje me 11.5% të personave nën hetim, dhe
rritje me 36.6% të personave të dërguar në gjykatë.
Numri i të dënuarve me fajësi është i lartë:
Gjatë vitit 2025, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë 66 vendime dënimi, me 197 persona të dënuar.
41 vendime me 108 persona të dënuar për vepra penale që lidhen me korrupsionin dhe vepra të tjera penale.
25 vendime me 89 persona të dënuar për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar
Masat e paraburgimit janë ulur:
Raporti evidenton gjithashtu një ulje me rreth 53.4% të përdorimit të masës së sigurimit “arrest me burg”, duke reflektuar një zhvendosje drejt masave alternative të sigurisë.
Për veprat penale të korrupsionit, masa “arrest me burg” përbën 3.45% të totalit të personave nën hetim (rreth 5% në vitin 2024);
Për krimin e organizuar, kjo masë përbën 21.4% të personave nën hetim (nga rreth 31% në vitin 2024).
Bashkëpunimi ndërkombëtar është konsoliduar:
SPAK ka vijuar të konsolidojë dhe intensifikojë bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë në luftën kundër krimit transnacional dhe korrupsionit.
95 kërkesa për ndihmë juridike nga jashtë, me një rritje prej 35.7% krahasuar me vitin 2024
66.3% e kërkesave janë ekzekutuar brenda vitit.
Partnerët kryesorë përfshijnë Eurojust, Interpol, Europol, autoritetet e Shteteve të Bashkuara, si dhe autoritetet homologe në rajon dhe në Amerikën e Jugut.
Viti 2025 pasqyron progresin e SPAK në forcimin e një qasjeje të qëndrueshme dhe transparente në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, përmes rezultateve konkrete në hetime, sekuestrimin e pasurive me origjinë të paligjshme dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, duke kontribuar në rritjen e besimit të publikut dhe në forcimin e kapaciteteve institucionale.
Pirdh o pirdh.
As Klodian Braho, Dumani e Dado nuk jane mbi ligjin. Vetem Saliu eshte mbi ligjin per Brahon!
"Askush nuk është mbi ligjin" - por duhet shtuar: "Përveç SPAK-ut". Sjellja e deritanishme është provë për këtë shtesë që flet se çfarë është deri tani SPAK-u dhe çfarë do të jetë po të lejohet edhe më tej.
Braho,ju keni bashkepunuar me thashethemet e Saliut,jo me nderkombetaret,jeni monstrat e tij.
Per ju o funderina kane vlere numrat e larte te paraburgosurve pa gjyq, qe pasi arrestohen, filloni te kerkoni c far kane bere 30 vjetet e duke filluar pergjimet si Gestapo e shekullit 21.SPAK duhet shkrire urgent si grup i strukturuar kriminal.
Askush nuk eshte mbi ligjin?! Po ju a jeni?! Deri tani po. Dhe kjo ju ben jo profesional, pa integritet, delirant, hakmarres e shume te rrezikshem. Shumica prej jush nuk keni hallin e luftes kunder korrupsionit, thjeterkund fle lepuri! A se harrova, me date 12 keni feste se proteston padroni.
Përveç atyre që vrasin nga 26 shqiptare e siper.u lejohet të bëjnë çdo gje
Po Sala ?!?
JUVE JENI MBI LIGJIN APO NËN LIGJIN?JU NUK JENI PËR TË FUTUR NJERZIT VETËM NË BURG POR DUHET TI PARANDALONI QË MOS SHKOJNË.AI QË FRIKSON NJERZIT ME BURG NUK DUHET TË JETË NË DREJTËSI...BALLUKU MUND TË KETË EDHE GABIME POR EDHE KA BËRË PUNË NDËRSA JU TREGONI HEKURAT MENJËHERË PËR TU TREGUAR TRIMA.JU DUHET TË PËGJIGJENE PËR DËSHTIMET ...
JUVE JENI MBI LIGJIN APO NËN LIGJIN?JU NUK JENI PËR TË FUTUR NJERZIT VETËM NË BURG POR DUHET TI PARANDALONI QË MOS SHKOJNË.AI QË FRIKSON NJERZIT ME BURG NUK DUHET TË JETË NË DREJTËSI...BALLUKU MUND TË KETË EDHE GABIME POR EDHE KA BËRË PUNË NDËRSA JU TREGONI HEKURAT MENJËHERË PËR TU TREGUAR TRIMA.JU DUHET TË PËGJIGJENE PËR DËSHTIMET ...
Shumë shekuj më parë nuk përdoreshin statistika, përdoreshin gënjeshtra primitive.Ndërsa sot statistikat e Brahos më kujtojne njeriun që u mbyt në lum ku thellësia mesatare ishte një gjysmë metri.
Pirdh pirdh se lirohesh, i thone kesaj.
Mos na caj bythen me keto perralla. Po te ish keshtu, krimineli non grata, me ceren e tij shpellare, duhej te ish prej kohesh ne qeli. Kete vetdm Greqia e beri burrerisht me Agimin e Arte
U mbars mali dhe polli nje mi !
Vetem vetlavderime, askush nuk eshte mbi ligjin, sikur ligji jane ata. Dhe deri tani keshtu po ndodh, ligji jane ata, e zbatojne dhe interpretojne si duan ata. Ne kete menyre ata e shohin veten mbi te gjithe, mbi legjislativin, mbi ekzekutivin, mbi te gjithe llojet e gjykatave, pra mbi cdo gje. E duan ta cojne shtetin drejt anarkise, duke dashur te realizojne enderrat e Saliut per te marre pushtetin nepermjet gjykatave. Por ky vend ka zot popullin, qe di ke te zgjedhe ne krye, ka intelektuale ky vend dhe tek tuk ndonje gjykates te ndershem, qe nuk do te lejojne qe prokuroret e plepave, kryesisht fshatare te prapambetur, ta cojne vendin ne anarki.
po berrisha vrasesi i koruptuari i madh a eshte mbi ligjin si dy hehre ne muaj vjen e u dhjet ne tavoline eshte mbi ligjin a ku eshte? hajdut e vrases e keni akuzen nga gjykata e strasburgut per berrishen qe eshte vrases e dine gjithe shqiptaret ai vjen e dhien ne tavolinen dumit e klodite iken i lumtur si ia dhjeu edhe klodit . SPAK=SKAP i berishes, kujdes se ai u rraf me shuplaka si ilir alimehmetin se shkoi ne miting mse salianin. i shkreti c"ka hequr edhe i dhjere ne rroba ka shkuar ne shtepi
Vetem Spakistat kane te drejte te jene mbi ligjin .
Ik mor shkerdhat qe keni kaq vite qe luani ping pong me 21 Janarin , Gerdecin, vjedhjet pa limit te bandave te Berishës, korrupsionin miliona te qenëve te shtetit pa shtet Meta Saleh,leri perrallat me shperdorim detyre se deri tani ju mor shkerdhata jeni berë si shoqata e tenderhumbesave , qe u dhimbset Kallashi qe ia mori tenderin Pallashi. As nje dëmë ekonomik zero leke te kapura nga korrupsioni por luani dhe dy vjet sa tu mbaroj mandati, se do ju dërgojnë nga SPAK te SKRAP për tu pergjigjur per gjemen qe i keni bere qytetarve dhe shtetit shqiptare . Ptu rrac shkerdhatash analfabet
Per keta zagaret e Saliut askush nuk eshte mbi ligjin,vec Saliut dhe jeimet e tij.
Ju nuk jeni drejtesia e ketij vendi,jeni disa njerez te super paguar qe nuk beni ate qe thote ligji,jeni militante te thekur partije,gje qe demton shume vendin tone dhe popullin e tij
Sali Berisha dhe Ridvan Bode para largimit nga pushteti në 2013 kane kryer edhe nje veper korruptive te permasave te medhaja, nga e cila kane perfituar miliona euro deri ne vitin 2024, por Ju edhe ne kete rast nuk hapet asnje hetim. Keto fakte tregojne fytyren e vertete te Spakut tuaa ne sherbim te familjes kriminale te Sali Berishes! *************************************************** Koncesioni i markimit të karburanteve, i operuar nga kompania GFI Albania që nga viti 2013, përfundoi në gusht 2024 dhe nuk u rinovua. Viti 2010 dhe oferta e pakërkuar e Bodes Dhënia me koncesion e këtij shërbimi ishte paralajmëruar me kohë nga kryeministri i kohës Sali Berisha, kurse në gusht të 2011-s u zyrtarizua plani. Një krahasim sa për dijeni Kompania koncesionale ka hyrë në treg me ofertë të pakërkuar. Çmimi fillestar ka qënë 200 lekë (2 euro)/1.000 litra. “Komisionerët” e tenderit e kanë rritur atë deri në 614 lekë (6 euro)/1.000 litra, aq sa është në kontratë. Nëse do të bëjmë një llogari të thjeshtë, duke kthyer lekët në euro dhe litrat në ton, del se kompania (që u pagëzua në fillim si “austriake”) do të kërkonte rreth 6 euro/ton karburante. A e dini sa është kjo në BE? Dy cent/ton karburant të markuar! Për një anije 15 mijë tonëshe (aq sa janë në përgjithësi anijet importuese në portet tona) kompania GFI ka marrë 15 mijë X 6 euro/ton baraz 90.000 euro. Rreth 500 mijë ton është produkti që IMPORTOHET në tregun shqiptar. ************** Llogaritë dalin vetë. Cilësinë e karburantit shiheni tek makina juaj, ndersa milionat perfunduan ne buxhetin e familjes Berisha! Nderkohe Ju Spaku heshtni!
Shikoni vrasësit një herë o SPAK, keni apo s'keni sy
Sali Berisha i 21 Janarit dhe Zen Gerdeci jane absolutisht mbi ligjin, ndersa ju jeni koleget e Adriatik Llalles dhe mos na cani bythen me dogma!
Boll me çfaqje teatrale por bëni detyrën se latë nam. Çështë kjo punë: kur vret njerëz dhe bën korrupsion galopant po të jesh zyrtar i PD i rruani trapin, në të kundërt po të jenë të PS i prisni mandatin e arrestit. Latë nam o të mjerë; siç duket po ju vjen ngordhja më duket.