1 ton drogë e kapur në afërsi të Karaburunit, reagon Çuçi: Dëshmi e forcës goditëse pa asnjë kompromis kundër krimit të organizuar

8 Gusht 2022, 14:40Kronika TEMA

1 ton drogë e kapur në afërsi të Karaburunit, reagon

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar pas njoftimit të policisë për goditjen e një rasti të trafikut të drogës në drejtim të Italisë, ku në afërsi të Karaburunit u sekuestruan 992 kg kanabis dhe u arrestuan 3 skafistë nga Vlora dhe 2 shtetas ukrainas.

“Operacioni i sotëm ndërkombëtar në Vlorë mes Policisë së Shtetit dhe Guardia Di Finanza për goditjen e një grupi të trafikut të drogës me mjete lundruese dhe sekuestrimin e një rreth 1 ton marijuanë, është një tjetër dëshmi domethënëse e profesionalizmit dhe forcës goditëse pa asnjë kompromis kundër krimit të organizuar”, shprehet Çuçi.

Në vijim, ministri përgëzon të gjithë efektivët që u bënë pjesë e operacionit, duke theksuar se kjo luftë do të vazhdojë.

“Përgëzime të gjithë oficerëve shqiptarë e italianë që morën pjesë në këtë operacion të mirëkoordinuar nga ajri, deti dhe toka. Qëndrojmë frontalisht të vendosur për të vijuar luftën e vazhdueshme me të keqen, me bindjen se vetëm në këtë mënyrë krijojmë siguri për shoqërinë dhe garantojmë të ardhmen tonë”, shprehet ai.

5 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Nikos

    Foli burri i Dalines.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Po Ku je o mavrie

      Akoma gjalle je o mavri? Se ke kohe që nuke shifesh as nuke degjohesh.

      Përgjigjjuni
      1. F
        FGG

        ministri me i paafte

        Përgjigjjuni
        1. h
          hasani

          O minister, ben mire te mos na dalesh me perpara, nderkohe qe km me sa duket nuk ka ndermend te shkarkoje.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kot fare

            Si nuk e kape gjate prodhimit ne territorin tend ???!!!... apo s'ka gje...

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje