Shqipëria renditet e 115-ta për Forcën Ushtarake, sipas GFP-së

8 Gusht 2022, 08:57Kronika TEMA

Shqipëria renditet e 115-ta për Forcën Ushtarake, sipas

Një aspekt i rëndësishëm që e cilëson një vend si të fuqishëm është forca e tij ushtarake.

Forca Ushtarake e Shqipërisë vlerësohet e 115-ta nga 142 vende të konsideruara për rishikimin vjetor të “Global Firepower“.

Shqipëria mban një rezultat indeksi të Fuqisë Ushtarake prej 3,0023 pikësh.

Ajo vlerësohet më së shumti për portet kryesore (katër), kufijtë (691 kilometra) dhe vijën bregdetare (362 kilometra).

Një aspekt që mungon plotësisht në të gjitha vlerësimet e GFP-së për Shqipërinë janë armatimet e rënda.

Pozitivisht, sipas indeksit, shihen edhe mjetet e patrullimit (19 të tilla) dhe borxhi i jashtëm i vendit.

Renditja e finalizuar e “Global Firepower” përdor mbi 50 faktorë individualë për të përcaktuar pikën e PowerIndex të një kombi të caktuar.

Formula unike e brendshme lejon që kombet më të vogla, më të avancuara teknologjikisht të konkurrojnë me ato më të mëdha.

Çdo vit, Global Firepower vlerëson vendet duke filluar nga diversiteti i armëve dhe fuqia punëtore e disponueshme te vendndodhja gjeografike dhe fuqia financiare, për të përcaktuar se cilat kombe dominojnë globin në fuqinë ushtarake.

Në rajon, Serbia ka forcën ushtarake më të madhe duke u renditur e 61-ta.

Ajo ndiqet menjëherë nga Kroacia, e cila renditet e 62-ta dhe Bullgaria e 67-ta.

Mali i Zi pozicionohet në vendin e 132-të, Maqedonia e Veriut e 135-të ndërsa Kosova e 140-ta.

Të parët në renditje janë SHBA-të, të ndjekur nga Rusia, Kina dhe India.

Japonia, Korea e Jugut, Franca, Britania, Pakistani dhe Brazili përmbyllin 10 të parat.

Turqia dhe Irani pozicionohen respektivisht në vendin e 13-të dhe 14-të.

6 Komente

  1. k
    k

    E 115 për forca ushtarake,por ama e para për forcë korrupsioni,vjedhje dhe krimi.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Asd

      Paska edhe me te mbaruar se ne!?

      Përgjigjjuni
      1. E
        Edi

        Natyrisht qe Shqiperia eshte ne vendin 115, ne fundin e listes. Industria e kafes dhe restorantin nuk te con asgjekund.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Skenderbej

          Me nje Minister si Peleshi e ka ber lesh fare ushtrin !!

          Përgjigjjuni
          1. U
            Uran Marku

            Pse Peleshi e shperberi ushtrine tone ???? Peleshi e ka bere lesh ushtrine ??? O te kripsha trute e kokes ty ore , shperberja e ushtrise i ka rrenjet te thella , vjen nga fillimi i viteve 90 , Saliu ishte i pari qe vuri dore te ushtria , Saliu e ka uryer ushtrine dhe ushtaraket .... Po vaporet me armatime , Peleshi i shiste ?? Apo Imami me urdher te Saliut ? Po renimin perfundimtar te armatimeve , "ato qe kishim " ne 97-ten Peleshi ishte autori ???? Apo Sali Berisha .... peleshi dhe paraardhesit e tij ne PS , ministrat e trajtuan ushtarakun dhe ushtrine ashtu sic duhet , vec ti je brashnjar qe menine te thuash nje gje te kundert , thjesht te kundershtosh , simtoma e grindavecit .....

            Përgjigjjuni
          2. A
            Antisalehu minues i Shqiperise

            Salehu hapi depot e ushtrise ne 1997. Motua e bandes se tij ishte te shkretohet cdo gje dhe e coj Shqiperine ne humnere. Dergoi dhe rezervistet e mbledhur nga Veriu te vrisnin popullin e Jugut te cilit vrane 14 civile ne Permet se nuk u binden permetaret paqedashes te marshonin me ta. Pastaj permetaret i bene qe te ktheheshin si minj perrenjve. Ky eshte shkaterrimi i arsenalit ushtarak qe ishte bere me mundin dhe sakrificat e shqiptareve. Eshte dhe gjenocid per qellimin dhe pasojat!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje