
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i pranishëm në ceremoninë e organizuar për 112-vjetorin e Policisë së Shtetit, falenderoi të gjithë punonjësit e policisë për kontributin e jashtëzakonshëm në ruajtjen e rendit dhe sigurisë në vend.
Falë punës së Policisë së Shtetit, Veliaj deklaroi se Tirana është kthyer në një nga qytetet më të sigurta të Evropës. “Kush punon për policinë e Qarkut të Tiranës e ka akoma më të vështirë detyrën sepse këtu jeton një popullsi shumë më e madhe se sa në qarqet e tjera. Do të duhet të pranojmë gjithashtu, se Policia e Shtetit ka pasur ndoshta hovin më cilësor në këto vite të fundit. Unë e di që ne ndonjëherë pak ia themi të mirat njëri-tjetrit dhe pak i themi njëri-tjetrit sa krenar jemi dhe sa shumë e vlerësojmë punën e njeri-tjetrit, mezi na del fjala e mirë, por unë jam këtu për të thënë pikërisht këtë: sot Policia e Shtetit e ka kthyer Tiranën një nga kryeqytetet më të sigurta në Evropë”, u shpreh Veliaj.
Kryebashkiaku nënvizoi se prej sigurisë që ofrohet në qytet, Tirana, ka rritje jo vetëm të popullsisë së saj, por edhe të numrit të turistëve.
‘Kur shikojmë statistikat e Eurostat-it dhe se mikro-kriminaliteti është nga më të ulëtit në Evropë; kur shikoj se si kolegë kryebashkiakë në qytete të tjera nuk e imagjinojnë dot jetën pas orës 2-3 të natës, ndërkohë që Tirana gëlon 24/7, ky është një kompliment i jashtëzakonshëm për Policinë e Shtetit. Sigurisht, ne kemi kaluar disa sfida të jashtëzakonshme, Tirana sot nuk ka vetëm 1 milion banorët e saj, por ka mesatarisht 1 milion turistë në muaj. Vjet kaluam shifrën e 12 milionë turistëve. Praktikisht, një polic i Tiranës i shërben dy herë popullsisë që mund të jetë në letra, ndërkohë që është dyfish në realitet”, shtoi ai.
Mesazhin e tij, Veliaj e përmbylli me një ftesë për politikanët opozitarë që të respektojnë punën e Policisë së Shtetit. Veliaj nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit në menaxhimin e sfidave të reja, që pritet të sjellin ngjarjet dhe aktivitetet ndërkombëtare që do të zhvillohen këtë vit në vendin tonë.
“Tirana ka qenë Kryeqyteti Evropian i Rinisë, Kryeqyteti Evropian i Sportit, këtë vit Tirana është Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut, ndaj parashikojmë se do të ketë shumë lëvizje, do të ketë shumë delegacione, jam i bindur se do të kalojë me sukses, dhe e di që sot Tirana është kthyer në një qendër politike falë këmbënguljes së Kryeministrit”, deklaroi Veliaj.
Sa u vra njeri ne mes te Tiranes ne sy te gruas ky thote qyteti me i sigurt. Po aq veta jemi ketu, ne raport me popullsine ne kemi numrin me te larte te vrajseve dhe kriminalitetit te rende ne Evrope. Dilni derdellisni budalliqe dhe pastaj kerkoni vota. Burgu po te therret.
Ti je hajdut, nuk ke it tagrin te komentosh me per punet e shtetit. Hajdutet si rregull mund te flasing vetem per vjedhjet dhe burgun.
Ti bastard jugu përcakton kush është hajdut e kush i ndershëm ? Çfarë të ka vjedhur Erion Veliaj ty qelbësirë , që vetëm vrer vjell gjithmonë kundër tij ? Hajdutët janë në burg dhe përcaktimin hajdut e bën prokuroria , ndërsa ti je një copë muti , qen e bir qeni .
Po ky cdo .....
Velijaj, do doja te dija burimin e statestikave qe Tirana na qenka qyteti ma i sigurt ne Evrop. Po mjaft se na hapni barkun me krahsime absurde. Mund te thuash se Tirana eshte ma e sigurt seq ishte por mos na merrni per budallenje o Lali.