Tetëmbëdhjetë vite pas shpërthimit tragjik të Gërdecit, një nga ngjarjet më të rënda në historinë e Shqipërisë së pas ’90-ës, drejtësia për viktimat dhe familjarët e tyre mbetet ende e paplotësuar. Masakra e 15 marsit 2008 mori jetën e 26 personave, plagosi qindra të tjerë dhe la pa strehë shumë familje, ndërsa përgjegjësit kryesorë të asaj që konsiderohet një aferë e rëndë korrupsioni nuk kanë marrë ende dënimin përfundimtar.
Shpërthimi ndodhi mesditën e së shtunës në fshatin Gërdec, vetëm pak kilometra larg Tiranës. Një valë e fuqishme shpërthimi shkatërroi gjithçka përreth, duke marrë jetën e banorëve të zonës, punëtorëve dhe edhe fëmijëve që punonin në procesin e demontimit të municioneve. Fabrika ku kryhej ky proces ishte ngritur në mënyrë primitive, ku predhat e kalibrit të madh çmontoheshin në kushte të rrezikshme, mes qeseve me barut dhe pa asnjë standard sigurie.
Punonjësit, sipas dëshmive të kohës, ishin të punësuar në të zezë, ndërsa mes tyre kishte edhe të mitur. Ngjarja u cilësua zyrtarisht si “aksident teknologjik”, por shumë hetime dhe raportime ngritën dyshime të forta për një skemë të mirëorganizuar korrupsioni, ku përfitimet financiare u vendosën mbi sigurinë e njerëzve.
Në qendër të debatit publik dhe hetimeve u përmend shpesh emri i Shkëlzen Berishës, djali i kryeministrit të asaj kohe, Sali Berisha. Sipas të dhënave që dolën nga hetimet, ai kishte kryer vizita të shpeshta në Ministrinë e Mbrojtjes dhe emri i tij ishte shënuar në dokumente zyrtare që lidhen me procedurat e demontimit. Tabulatet telefonike të dosjes hetimore tregojnë gjithashtu se pas shpërthimit, ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, kishte komunikuar disa herë me të, ndërsa biznesmeni Mihal Delijorgji – pronari në letra i kompanisë që kryente demontimin – e kishte telefonuar atë vetëm 30 minuta pas shpërthimit.
Megjithatë, Shkëlzen Berisha nuk u thirr asnjëherë për të dëshmuar gjatë hetimeve të para. Ndërkohë, procesi ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu mbeti për vite të tëra i bllokuar për shkak të imunitetit parlamentar që ai rifitoi pas zgjedhjeve të vitit 2009.
Vetëm pas më shumë se një dekade, çështja u rihap me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pas këmbënguljes së familjes Durda, e cila humbi djalin në tragjedinë e Gërdecit. Procesi gjyqësor ndaj Mediut po zhvillohet në Gjykatën Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Tiranë. Ai është dërguar në gjyq për akuzën e shpërdorimit të detyrës sipas Kodit Penal dhe Kodit Penal Ushtarak, ndërsa SPAK nuk ka ngritur akuza të reja përtej atyre ekzistuese.
Sipas prokurorisë, ndryshimet ligjore të viteve 2012 dhe 2017 e kanë hequr pengesën e imunitetit parlamentar për ndjekjen penale të deputetëve, duke i hapur rrugë gjykimit të tij.
Në këtë proces janë marrë në pyetje dhjetëra dëshmitarë, megjithëse shumë prej tyre kanë refuzuar të flasin. Në gjykatë është thirrur edhe Shkëlzen Berisha, i cili ka mohuar çdo përfshirje në këtë çështje. Edhe vetë Fatmir Mediu ka deklaruar se procesi ndaj tij është i motivuar politikisht.
Ndërkohë, një hetim i hapur nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash lidhur me skandalin e Gërdecit mbetet ende pa një rezultat përfundimtar.
Tetëmbëdhjetë vite pas tragjedisë, familjarët e viktimave dhe opinioni publik vazhdojnë të presin përgjigje dhe drejtësi për një ngjarje që tronditi Shqipërinë dhe që mbetet një nga plagët më të hapura të shtetit shqiptar./TemA
Partia SPAK nuk meret me vrasje se nuk kanë bythë,ky është një skandal që nuk justifikon milionat që marin... Ka mbetur vetëm tja lëmë Zotit ti çfarë si me gjth ç'janë këta plera .
Shqiperia eshte shtet dhe shoqëri e degjeneruar kur mjafton një familje maloke e korruptuar të deformojë çdo rregull dhe ligj të një shoqërie njerëzore. Vetëm BOMBA ATOMIKE mund ta rregullojë këtë hale mafjozësh dhe korrupsioni. Harroni çdo shpresë ju që atje shkoni.Ferri i Dantes.
Sot sapo mora lejen e radhes se ndertimit nga "armiku" i familjes sone , Rama.E pyeta edhe per Gerdecin , cdo behet me mua ...me tha "as mos e rruaj fare". Sa te jem une ne pushtet , me tha , nuk te hyn gjemb ne kembe...Te fala babit !!!!
Ndersa per Gerdecin pyeta ata miqte e motres time ne Spak, Dumanin, i thashe, cdo behet me mua ...me tha "as mos e rruaj fare". Sa te jem une ne Spak, nuk te hyn gjemb ne kembe, mbasi eshte kompetence e jona, jà po tallin pak bythen me Mediun ...Te fala Argjites !!!!
Spak Gjkko jane prona te familjes nongrata! Drejtesia e re eshte shndruar ne semundje vdekjeprurese per Shqiperine, nje semundje qe e ushqen BE-ja, nje semundje qe po na merr ne qafe, nje semundje qe mund ta sherojme vetem ndihmen e Usa! Shqiperia duhet te mos kete me tej si prioritet strategjik integrimin ne BE qe po vdes. Pririteti i vetem strategjik deri ne 2035 duhet te jete ndertimi i nje drejtesie te re te vertete te drejtuar nga Usa! BE po na saboton drejtesine se burokracia e korruptuar, e e nje pjese te saj me ne krye Gjermanine, nuk na don! Po te ndodhe Gerdeci ne Gjermani behet revolucion, kur ndodh ne Shqiperi, Gjermani bashkohet me familjen nongrata e e beri hi e germadhe Gerdecin dhe jeten atje.
Nuk ka sy të bëhet drejtësi me këta juristë, shokë, kolegë apo studentë të vajzës së ish kryeministrit, në kohën kur ndodhi tragjedia, motrës së të dyshuarit kryesor të këtij krimi makabër. Kryeministri mohoi dhe baxhanakun. Mjerë ato familje që humbën njerëzit e tyre, pushovshin në paqe të gjithë ata që u dogjën për së gjalli, pa e ditur se kishin shkuar drejt vdekjes. Si i mban vëndi monstrat e nuk u ka hyrë gjëmb në këmbë? Turp për juristët pa shtyllë kurrizore, karma do i ndjekë gjithë jetën.
Dhe nese bota na i ve mbi koke ca palo njerez ne epoka te ndryshme, ndeshkimin ndaj tyre duhet ta aplikojme ne si popull, pa ngurrim dhe pa meshire! Do tju denohen Motive dhe Vepra kriminale el antiligjore.
Komunistë të PS ndaloni së mbrojturi vlllezërit tuaj komunistë të PD! Keni 13 vjet në pushtet, pas periudhës 1997-2005, pas ngjarjes së Gërdecit dhe të 21 janarit 2011, pse i zvarrisni gjërat me qëllim? Po ju shqiptarë, pse rrini duarkryq kur drejtësi për ju nuk ka? Jepini fund kësaj bande politikanësh që na mbytën për 35 vjet!
I bini legenit kot sepse spak i ka dhene fjalen saliut qe te rrezoj qeverine dhe plaku matuf kriminel te vij ne qeveri dhe te vjedhi e vrasi sic di ai vete me banditet e tij... Por spak i ka ber llogarite gabim sado te perpiqet populli e ka kuptuar se per ke punojne keta bandite qe flene mbi dosjet e saliu
SPAK -u esht ngateruar tek breket e grave dhe nuk dihet se kur kthjellohet. Keshtu esht kur ha lugen e çorbes te prishur te Berisheve. Nuk kan si te japin drejtesi keta birbo se ja ka futur koqet ne bigë Salplehu me çiten që ka pedagoge ne magjistrature. Edhe ky fenomen né Shqiperi ndodh. Që duke qen NON GRADA per korrupsion madhor vazhdon te nxjeresh juriste per te luftuar korrupsionin. Zonja Zamira sa e duruar paske qen me keta palaçot që tallen me dhimbjen tuaj.
Ku është SPAK-u,çfarë ka të paçartë,pse fshihet si makushi.
Kjo pyetje hipokrite, qe "shitet" ne tregun mediatik vetem si kunder reagim, i duhet drejtuar Edi Rames dhe vetem Edi Rames! Perse nuk ngriti popullin opozitar ne proteste masive, por shkoi dhe i ferkoi shpatullat Sali Berishes???!!!...E perdori per pazar! Pazari me i ndyre qe eshte bere keto 35 vjet! Me qellim varrosjen e shtetit demokratik, shtetit te se drejtes, me dhunimin flagrant te kushtetutes me 21 Prill 2008!!!
Per sa kohe nuk ishte ceshtja Ballukun askush nuk kujtohej as per 21 janarin e as per Gerdecin, jeta vazhdonte e qete nen reagimet arrogante te kryekriminelit Rama qe sa here pyeten per 21 janarin dhe Gerdecin u kthehej gazetarve me arrogance me " Nuk jam gjykata, nuk jam prokur". Tani qe po digjet bashkepuntorja nr 1 e ktij krimineli kan filluar te kujtohen per cdo gje , prit kur te fillojne te llapin edhe per 91 97 e shume krime te tjera qe kta bastarde te ndyre jo vetem qe nuk paten kurre vullnetin per ti denuar por edhe bashkpunuan me sivllaun e tyre komunist Sali Rama Berisha. Sa i perket dhunimit te Kushtetutes ne 21 prill 2008 je absolutisht i sakte .
Vertete besoni te Nesti Angoni ..... SPAK eshte organizate nen drejtimin e familjes kriminale Berrisha.....
SPAK vdiq ate dite kur Dumani ne darke tha para kamerave, para gjithe botes, live, se neser ne gjykate do te dergojme dy masa per Sali Berishen, arrest me burg dhe arrest shtepie dhe gjykata te vendose! Pa kaluar pak ore Altin Duman trimi dergoi ne gjykate VETEM kerkesen per arrest shtepie! Dmth para gjumit dikush e ka telefonuar, kercenuar dhe dhjaksi dhjeu gjak dhe terhoqi kerkesen per arrest me burg! Qe nga ajo dite SPAK ka qene thjeshte nje kufoma. Pritet varrosja, sa te lirohet pak vend ne Sharre a Tufine! Nese nuk gjejne, do e djegin dhe do e fusin ne kavanoz hirin dhe tua hedhin luleve te vdekjes ne oborrin e kopileve te pushtimeve!
...kur spak te zbertheje Gerdecin e 21 janarin...atehere do themi qe kemi spak....deri tani jane mare me "babale"
Keto kriminel bene zhurm per ballukun per se ka nderruar tenderin e tunelit krrabes para thonin na vodhen zgjedhjet kjo familje ka ba demin me te madh me vrasjen e 26 njerezve asht shperthimi i dyt .as Hiroshimes asht xhiruar edhe filmi dhe keto njerez jan te lire eshte e paimagjinushme duhet vetem vetgjygjsi per ket familje
" Alfred " , te vertetat e thena qart , sakt dhe me guxim , te mbushin me shprese , se kjo Shqiperi e bukur , e kthyer ne Sahara nga bijte e mizorise , nuk do te mbetet perjetesisht domeni I maskarenjve . FLM !
O spaqi ke 28 te vdekur ne kurriz per te dhene drejtesi Arresto zenin mediun e saliun per kete afere Apo ke frik nga benda Berisha Dhe merresh me nji grua aq me teper kur ajo grua familja e se ciles i ka dhene shqiperis dhe si resto mori burg dhe plumba
Shqipetaret jan delet e krimineleve ku te gjith komentojn por mbas shpine i mbeshtesin sa vite po kalojn vetem shkaterime te shtetit dhe prap ecni mbas tyre turp tju vjen qe votoni per keta qen te ruges mos votoni per asnjerin se te gjith jane nji lloj ,ju genjejn dhe ju lene pa breke .
SPAK dhe GJKKO dy institucionet më të ndyra që ka sot vendi ynë.
Cfare u ndodhi disa familjeve qe humben te dashurt femije gra burra motra vellezer Nuk I uroje qe to ndodhe familjeve te atyre qe i shperthyen bombat por ata qe shperthyen bombat duhet burg teperjetshem dhe sekuestrim I plote i pasurive burg te perjteshem
Turp turp për drejtësinë që janë bërë bashkëpunëtor.turp për ata evropjan të pakët që e takojn dhe kurajo për familjarëve.
E njejta histori cdo vit sot e kujtojme neser do e harrojme pra do kalojne edhe 18 0 dhe asgje. Kronikat e asaj kohe do shkruajne na ishte nje here gerdeci ndoshta edhe ndonje film dhe kaq.
Zeni:He mo se keshtu e kane "Shqipetaret" vetem Llapa Llupe, bejen ...Rednesi ka qe ti MBUSHE Xhepat dhe me Parate e Gjakut po bene Investime....kudo ne Shqiperi, dhe ASKUSH nuk thote:Ku i gjeti parate Zen Berisha??Vetem Desara Malltezi i Deklaroj Bankes Gjermane:Ne kemi 50-te Miljone c´fare jane 147-mije???????????? na Zeni "Une te Besoj"..ti nuk ke marre asnje Leke??Se mos te pa Njeri????????
Ju thoni pse siken Berisha nga pd po femijet kush do tia mbroje nga kusuret qe kane mbi shline?