“Është shumë e rëndë kjo. Edhe mos bëjnë gabim të vijnë të kërkojnë telefonin tim, se gjithë telefonët e botës i kanë mbledhur atje”.
Deklarata e kryeministrit Edi Rama, dy ditë pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, evidentoi një nga praktikat më të shpeshta të SPAK, sekuestrimin e aparateve telefonikë celularë ndaj personave të dyshuar, apo nën hetim.
Në të vërtetë, sipas SPAK, zbërthimi i aparatëve celularë ka qenë vendimtar në sigurimin e provave edhe në dosjet hetimore më të rëndësishmë ndaj zyrtarëve të lartë, apo krimit të organizuar.
Por sa është numri i telefonëve të sekuestruar nga SPAK? Raporti vjetor i SPAK i publikuar pak ditë më parë, zbulon se vetëm gjatë vitit 2025, i janë nënshtruar ekspertizës 503 telefona celular e tableta. Po ashtu, në filtrat digjitalë të SPAK kanë kaluar edhe 98 kompjutera, 14 DVR dhe 153 prova digjitale, hard-disqe, usb e karta memorieje.
Shifra e telefonave të ekspertuar ka qenë edhe më e lartë në vitin 2024, 553 të tillë. Sipas SPAK, në total në 4 vitet e fundit, në laboratorin digjital të SPAK janë zhbiruar plot 1791 aparatesh telefonikë të lëvizshëm. “Telefonat celularë përbëjnë vazhdimisht rreth 70-75 për qind të provave totale, duke nxjerrë në pah rëndësinë e analizës së metadatave, komunikimeve online dhe aplikacioneve të enkriptuara”, thuhej në raport.
Nga ana tjetër SPAK e konsideron të ngarkuar vitin që lamë pas edhe sa i përket përgjimeve të kryera. Gjatë vitit 2025 kjo metodë është përdorur në 186 hetime dhe në total SPAK ka përgjuar 3004 telefona celularë/numra telefonikë.
Në këtë drejtim, SPAK ka mundur gjatë vitit të shkuar të miratojë fondet edhe për blerjen e një pajisje IMSI-CATCHER, pajisje për identifikim, detektin dhe lokalizim të telefonave celularë, si edhe të përmirësojë sistemin e përgjimit, projekte me vlera përkatëse 1.8 dhe 3.3 milionë euro.
Po,po:duan dhe njesi infiltruesish alias spiunesh,pra te behen shtet represiv brenda shtetit demokratik qe me mundim te madh po ndertojme. Duan te shmangin policine e shtetit qe realisht perballet me krimin,gjoja po rrjedhin informacionin. Jane ata te spakut qe qellimisht e bejne...duan vetem rroga te larta e nje aradhe bodigardesh.cfare mendesie e mbrapshte e kohes diktatures. Nuk duhet lejuar!
Kontrolli i Celulareve apo i kompjuterve behet pa u pyetur fare personi qe e mbizoteron .... dhe kjo duhet lejuar pse jo ! secili nese nuk fshehe gjera te kundryligjshme ! perse mos ti lejohet shtetit te sigurise qe mbron secilin shqiptare dhe vendin nga krimet e vogla deri ne krimet politike.... shteti i sigurise nuk meret me gjerat private dhe e kane te ndaluar te privatesite me ligje.... por ne rastet qe shikon dhe ka prova te krimit perse jo dhe meret ne pergjim, dhe si deshmi behen veprimet Juridike qe meret Policia Hetuesia e shtetit ... Edhe njehere pse mos te lejohet... ata nuk nderhyjne ne gjerat private edhe pse mund ti shikojne apo mund ti lexojne...ata meren vetem ne rastet kure ka deshmi veprime kundraligjore...