Vlorë: 43-vjeçari godet policin bashkiak pas gjobës për parkim të gabuar, përfundon në pranga

13 Mars 2026, 21:00Kronika TEMA
Vlorë: 43-vjeçari godet policin bashkiak pas gjobës për

Një 43-vjeçar në Vlorë dhe një efektiv i policisë bashkiake janë përfshirë në një konflikt fizik mes tyre, pas vendosjes së një gjobe për parkim të gabuar.

Ka qenë 43-vjeçari i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj policit 28-vjeçar. Policia ka ndërhyrë menjëherë duke e arrestuar autorin e sulmit.

Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Arrestohet në flagrancë një 43-vjeçar pasi ushtroi dhunë fizike ndaj një punonjësi të Policisë Bashkiake për shkak të detyrës.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës” , shtetasin M. L., 43 vjeç, banues në Vlorë.

Sot, rreth orës 10:55, në rrugën “Mitaq Salati”, në lagjen “15 Tetori”, Vlorë, për shkak të vendosjes së një mase administrative ndaj automjetit të tij për parkim të gabuar, shtetasi M. L ka ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësit të Policisë Bashkiake Vlorë, shtetasit S. N., 28 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

2 Komente

  1. e
    enter""

    Shumica e meshkujve Vlonjate duhen cuar ne nje zbor ose rehabilitim special me qellimin e vetem te kthehen ne njerez. I shikoj cdo vere qe ecin shtrember, flasin shtrember, me ate zerin e cpifur e u duket vetja qe jane "burra".

    Përgjigjjuni
    1. F
      Frentis Beleris

      PSE e ke.zerin me te bukur ti ore gore SE vlonjatet

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje